Pirja e apasionuar e duhanit “vret” … martesën
:: Sondazhe :: Njeriu edhe shendeti
Faqja 1 e 1
Pirja e apasionuar e duhanit “vret” … martesën
Mendoni
se megjithëse pini duhan, cigarja nuk e rrezikon shëndetin tuaj?
Martesa me një person që pi cigare mund t’ju kushtojë dhe vetë jetën
tuaj! Në bazë të një hetimi të Universitetit të Harvard, ata që nuk
pine duhan dhe janë të martuar me ata që pine duhan, përballojnë rreth
42% rrezik më të lartë të pësojnë hemoragji celebrale. Ky rrezik,
pothuajse dyfishohet (72%) tek ata që kanë qënë në të kaluarën
duhanpirësit – duke prekur përqindjen e rrezikut që përballojnë edhe
vetë duhanpirësit. Në këto përfundime arritën hetuesit, pasi ndoqën për
9 vjet 16,225 vullnetarë, në mënyrë që të studjonin rolin e pirjes
pasive të duhanit në provokimin e hemoragjisë celebrale. Shpjegimi që
japin është: Duhanpirësit që e pijnë me pasion, me frymëmarrjen e tyre
të përditshme marrin me qindra elemente kimike, të njohur për toksike
por edhe për veprimin e tyre kanceroz. Gjithashtu, duket se rrezikojnë
përqindje të lartë të kancerit të mushkërive ose të zgavrës hundore,
infektime të frymëmarrjes dhe në sëmudjet e zemrës. Tani pra,
bashkëshorti juaj, ka një arsye më shumë që ta presë duhanin: shëndetin
e familjes së tij!
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
:: Sondazhe :: Njeriu edhe shendeti
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi