Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Franz Kafka

Shko poshtë

Franz Kafka Empty Franz Kafka

Mesazh nga engjell a djall Sun 3 May 2009 - 3:14

Franz Kafka
Kam nje kafshe te cuditshme; gjysem mace, gjysem qingj. E kam trasheguar nga im ate, po ajo eshte zhvilluar qe kur e mora une; me pare ishte me shume qingj se sa mace. Tani eshte gjysem ashtu gjysem keshtu. Nga macia , ka koken dhe kthetrat; nga qingji-ka trupin dhe formen, nga te dyja ka syte, qe jane te perqndruar dhe te eger, qimen te bute e te shkurter, levizjet qe jane edhe kercime edhe zvarritje. Kur ka diell ajo rri ne parvaz te dritares, gerrhet dhe mbidhet kutulaç; ne livadh rend si e cmendur sa mezi mund ta zesh. Kur ndodhet para maces ia mbath, kur eshte perpara nje qingji sulmon. Kur ndrit hena bredh neper ulluke se ajo eshte rruga qe i pelqen me shume. Nuk di te mjaullije dhe ndjen neveri per minjte. Mund te qenroi me ore e shtrire para pularise, po kurre s'ka perfituar nga rasti qe te mbyse ndonje shpend.
E ushqej me qumesht e sheqer, se ai i ben mire. Ajo e thith me hurpa te medha, duke e kaluar ne mes te dhembeve si te nje shtaze te eger. Kjo gje i terheq shume femijet. Te dielen ne mengjes kam vizita. Une mbaj ne mes te gjunjeve kafshen e vogel, kurse perqark zene vend femijet.
Ata bejne pyetjet me te cuditshme, te cilave askush nuk mund tu pergjigjet. Pse ka vetem nje kafshe te tille? Pse ajo eshte pikerisht ne doren time? A ka pasur para saj ndonje kafshe te ketij lloji? A ndjehet ajo e vetmuar? Si e ka emrin?
Une nuk e vras mendjen ti pergjigjem, po vetem u tregoji ate qe kam. Nganjehere femijet sjellin mace, nje here sollen dy qingja.Ndryshe nga c'prisnin ata, takimet nuk treguan ndonje shenje njohjeje.Kafshet veshtruan njera tjetren me qetesine me te madhe; ata e quajten ezksitencen e tyre si nje dhurate e Krijuesit.
Kur eshte ne prehrin tim kafsha e vogel nuk njeh as frike, nuk eshte agresive. E ndjen veten shume mire kur ndodhet prane meje, e ngjeshur tek une. Eshte e lidhur me familjen qe e ka rritur.S'eshte ndonje besnikeri e jashtezakonshme, po me shume instikti i nje kafshe qe, megjitheate ka shume farefis, nuk ka asnje shok ne tere boten dhe e quan te shenjte mbrojtjen qe ka gjetur tek ne.
Me ze gazi kur e shikoj qe nuhat, me rreshqet ne mes te kembeve, po nuk mundet ta kryeje ate veprim. Mbase eshte e pakenaqur qe eshte mace edhe qingj dhe kerkon te jete edhe qen! Nje dite kur une, s'po iu jepja dot rruge halleve te mija tregtare dhe pasojave qe vijne prej tyre- dhe pasi desha ti heq qafe, u mbylla ne shtepi dhe u shtriva ne kolltuk, me kafshen e vogel nder gjunje; kur ula koken vura re se lotet rridhin mbi mustaqet e saj te bardha.Ishin lotet e mija apo te sajat? Ajo mace me shpirt qingji kishte deshira njerezore? Une nuk kam trasheguar shume , por duhet te them se kjo kam dicka vlen.
E them serizosht.
Kafsha ka shqetesimet e te dyve, te maces dhe te qigjit, sado te ndryshme qofshin, prandaj e ndjente veten ngushte brenda lekures ku ndodhej. Nganjehere krecen nga nje karrike qe me ven kembet ne sup dhe perplas turirin ne veshin tim. Duket sikur me thote dicka dhe vertete pastaj largohet dhe, me sheh ne fytyre per te pare pershtypjen qe me ka bere ajo qe me tha. Qe t'ia bej qefin tund koken dhe bej sikur e kam kuptuar. Atehere ajo hidhet ne dysheme dhe vallezon rreth meje.
Mbase thika e kasapit mund te jete shpetimi per te, po pasi e kam trashegim, nuk jam i atij mendimi. Ajo duhet te prese diten, kur ti mungoje fryma, megjithese nganjehere me veshtron me sy aq njerezor, sikur me fton te kryej nje veprim te arsyeshem.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Franz Kafka Empty Re: Franz Kafka

Mesazh nga engjell a djall Sun 3 May 2009 - 3:15

Cdo gje vie
Ti nuk ke nevoje ta lesh
dhomen tende. Rri i ulur
tek tavolina dhe degjo. As
mos degjo, thjesht vetem prite.
Bile as mos prite, rri qete
i palevizur dhe i vetmuar. Bota
lirishte do ta ofroj veten e saj ty;
do ta heq masken, nuk ka tjeter
zgjedhje, do te rrotullohet ne ekstaze
prane kembeve tua
.

__________________
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi