Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fëmijët e Nikoletës, tranvestiti i parë shqiptar

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Fëmijët e Nikoletës, tranvestiti i parë shqiptar Empty Fëmijët e Nikoletës, tranvestiti i parë shqiptar

Mesazh nga Geri Wed 8 Sep 2010 - 7:52

Fëmijët e Nikoletës, tranvestiti i parë shqiptar Nikoleta Edhe homoseksualët Fëmijët e Nikoletës, tranvestiti i parë shqiptar Icon_redface mund të krijojnë familje dhe të kenë fëmijë. Personazhi ynë dëshmon për “Pasdite në Top Channel” një fenomen të tillë. Nikoleta, lindur si mashkull e transformuar në femër, nis të tregojë.
“Kur isha i ri e ndjeja që nuk isha mashkull, dilja gjithmonë nuk rrija në shpi se kjo ndjenjë nuk më mbante dot”, thotë Nikoleta.

Gjatë viteve të socializmit, ishte e vështirë që ndjenjat homoseksuale të pranoheshin hapur dhe shenjat që e dallonin atë drejt orientimit femëror detyruan familjen që ta martonin.

“Në atë kohë për të shuar fjalët më martuan vëllezërit dhe më dhanë një grua të sëmurë nga mendja”, deklaron ajo.

Nikoleta, e cila në atë kohë quhej Nazmi, tregon se kjo ishte arsyeja pse pas martesës, krejt pa dëshirën e tij, ajo u bë edhe babai i tre fëmijëve.

Famijët janë tashmë të rritur dhe ajo ka ruajtur vetëm një kujtim prej tyre, një foto.

Ajo thotë se gjendja shoqërore në të cilën ndodhet dhe një ndjenjë turpi nuk e lejon që të kalojë shumë kohë me fëmijët e saj.

“Kam gjashtë muaj që i kam takuar, por prapë më vjen zor. Vajza ime nuk është raciste dhe është në shkollë. Pavarësisht se unë kam dashuri për fëmijët, por nuk rri shumë me ta, 5 -6 minuta”, thotë Nikoleta.

Gjatë rrëfimit të saj ajo duket sikur hapi i saj që ndërmori në jetë ishte i gabuar, pasi peripecitë e saj janë të shumta ku ajo sot nuk arrin të jetojë në një shtëpi me fëmijët e saj, të jetë e papunë dhe e pastrehë.

“Si puna ime ka edhe shumë të tjerë, por që bëjnë jetë normale. Unë e bëra shumë të theksuar u vesha si femër se kjo poshtërsi ndjenje nuk më linte. Si të bëj unë tani shi si jam, si t’u flas fëmijëve të mi si babë, si nënë”, shprehet Nikoleta.

Ajo ka bërë kërkesë në bashki për një shtëpi dhe gjithmonë është përpjekur të gjejë përkrahje në institucionet humanitare.

“Kam kohë që kam bërë kërkesë për shtëpi, por nuk e di përse më sjellin pengesa. Ç’i dua unë lëmoshat e tyre 1 mijë lekëshe, unë kam nevojë për punë të jetoj si gjithë të tjerët. Po të kisha një biznes të madh do t’u merrja një shtëpi fëmijëve të mi dhe të jetoja me ta”, thekson Nikoleta.



Foto
Fëmijët e Nikoletës, tranvestiti i parë shqiptar Nikoleta-pasditetchFëmijët e Nikoletës, tranvestiti i parë shqiptar Nikoleta-pasditetch1Fëmijët e Nikoletës, tranvestiti i parë shqiptar Nikoleta-pasditetch2
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi