Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Myslimanët nesër e festojnë Fitër Bajramin

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Myslimanët nesër e festojnë Fitër Bajramin Empty Myslimanët nesër e festojnë Fitër Bajramin

Mesazh nga Dewil Wed 8 Sep 2010 - 7:47

Myslimanët nesër e festojnë Fitër Bajramin Bajram-mekka-300x225 Myslimanët nga tërë bota islame, nesër e festojnë Fitër Bajramin.Bajrami është ditë e festimeve dhe falënderimeve ndaj Allahut. FitërBajrami shënon përfundimin e agjërimit të muajit të Ramazanit dhe ështëdita e parë e muajit Shaual. Shumica e myslimanëve e festojnë këtëBajram të paktën 3 ditë.Si çdo ditë ashtu edhe ditën e Bajramit një mysliman është i obligueshëm të falë namazin e Bajramit.Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 7:15 minuta.Gjatë muajit të Ramazanit është sadakatul-fitri, lëmosha e obliguarpër të dhënë gjatë muajit të Ramazanit. Fitri duhet të jepet para se tëfalet namazi i Bajramit, e nëse ndonjërit i kalon ajo kohë, atëherë aisërish obligohet ta japë atë si kompensim.Bajrami është dita kur takohet forca e të pasurit me dobësinë e tëvarfërit në dashuri, mëshirë dhe drejtësi nga shpallja e qiellit,titulli i të cilës është zekati, bamirësia dhe lehtësimi, është ditakur gëzohen fëmijët duke luajtur dhe duke u argëtuar, dita kur gëzohentë varfërit duke iu lehtësuar jeta dhe duke shijuar komoditet, dita kurfarefisi takohen në bamirësi dhe kujdes për njëri-tjetrin, dita kurmuslimanët bashkohen në falje dhe vizita reciproke, dita kur miqtë iripërtërinë urat e dashurisë dhe elementet e afërsisë, dita kur shpirtifisnik i harron gabimet e të tjerëve ndaj tij, bashkohet pas ndarjes,pastrohet pas përnjollosjes dhe e përshëndet pas injorimit.Kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë Reisul Ulema H.Sulejmanef. Rexhepi me rastin e Ramazan Bajramit i dërgoi mesazh myslimanëve nëRepublikën e Maqedonisë.“Ka shpëtuar ai që është pastëruar, që përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet.”
(El A’la, 14, 15)Të nderuar besimtarë, vëllezër dhe motraNesër është dita e parë e Fitër-Bajramit. Në këtë ditë feste e tërëndësishme për paqen, ripërtëritjen dhe begatinë tuaj shpirtërore, nëkëtë ditë të madhërishme të shprehjes së besimit dhe të një çastikremtimi për të gjithë ju, besimtarë myslimanë kudo që ndodheni,dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të mira dhe më të përzemërta memesazhin e të dërguarit të Allahut, Muhamedit a.s që ka të bëjë menatën e Bajramit ku thotë: “Kush e gjallëron Natën e Bajramit, përmes leximit të Kur’anit,faljes së namazit, të përkujtuarit madhërinë e Zotit në forma tëndryshme , zemra dhe shpirti i tyre do të mbetet i gjallë në Ditën kurtë gjitha zemrat do të pushojnë nga gjallëria”Gjatë gjithë këtij muaji, përmes leximit të Kur’anit, faljes sënamazit, përmes agjërimit dhe durimit tonë, përmes mirësisë dhehumanitetit, ne dëshmuam bindjet tona. Kjo ditë, është festë e cila eshënon fundin e muajit të Ramazanit, muajit që paraqet periudhën më tëndritshme në kalendarin islamik, gjatë të cilit të gjithë ne meibadetet tona bëmë përpjekje që ti afrohemi sa më shumë Krijuesit tonë.Çdo çast i agjërimit tonë, çdo namaz dhe çdo lutje e jona në muajin qëe lamë pas iu kushtuam Allahut, Sundimtarit Absolut të të gjithabotërave.
Në këtë ditë feste, shprehim nderimin tonë për të gjithë ata që meagjërim kanë kaluar një muaj nën shenjën e adhurimit të Zotit, nënshenjën e mirësisë dhe të përulësisë, të sakrificës e të gjendjes pranënjëri-tjetrit.Të nderuar besimtarëKy muaj i bekuar i Ramazanit ka një vlerë të veçantë për të gjithëmyslimanët në botë, ngase këtë muaj u mbushën plot 1400 vjet ngafillimi i shpalljes së Kuranit Famë lartë, dhe për herë të parë e tërëbota islame në kuadër të Organizatës së Konferencës Islamike në pragune Natës së Kadrit e festuan këtë ndodhi historike në Stamboll tëTurqisë dhe në këtë manifestim ishin prezent bashkësitë islame tëtrojeve tona etnike.
Kur’ani është shpallja e fundit e Zotit për njerëzinë, testamenti ifundit i Allahut për njeriun, i cili paralajmëron se rrugëtimi njerëzornë Tokë dhe në këtë gjithësi nuk është i kotë, se veprat njerëzore nukjanë pa përgjegjësi dhe pa një synim më të lartë.
Kurani është dërguar për të drejtuar njerëzimin në rrugën e drejtë dhe lumturinë e vërtetë.
Kur’ani ka kapacitet shpëtimi për të gjithë botën dhe mesazhet e tijjanë tepër të nevojshme dhe efektive për dashamirësit e botës dhembrojtësit e të drejtave të njerëzimit.
Freskia dhe gjallëria e ajeteve të Kuranit është bërë bosht kryesor ijetës së miliona njerëzve në të gjithë botën, ndërsa freskia e tij dotë hyj në zemrat e miliarda njerëzve duke u bërë udhërrëfyesi dheshpëtimi i njerëzimit. Por kjo padyshim se mund të arrihet vetëm nësepopujt angazhohen në respektimin e parimeve të këtij libri të shenjtëTë nderuar besimtarëUniteti në mes nesh, mirëkuptimi dhe toleranca ndërfetare me tëtjerët, janë pasuritë më të çmuara të fesë dhe popullit tonë, si tëtilla, ato përbëjnë një garanci të sigurt për të ardhmen tonë dhebrezave që do vijnë pas nesh.
Në këtë kohë kur globalizimi ka marrë udhë, në këtë kohë kur krizamorale, më shumë se ajo ekonomike ka plagos njerëzimin, rëndësi tëveçantë për ne duhet të jetë qetësia dhe bashkëjetesa, pavarësisht ngaorigjinat, besimet dhe mendimet e ndryshme me bashkëqytetarët tanë tëkëtij nënqielli, duhet të punojmë për të ecur përpara, të bëhemi pjesëe barabartë dhe e nderuar e këtij vendi, ku paqja dhe harmonia ndërmjetfeve dhe etnive do të jenë arsye për frymëzimin e shpirtit për tëpunuar së bashku, në mënyrë që të bëjmë realitet ëndrrat e fëmijëve,ambiciet e të rinjve, dëshirat e prindërve, lutjet e të moshuarve, përforcimin dhe sundimin e rendit dhe të ligjit në shtetit tonë, përkrijimin e një mjedisi të qetë e stabil, në mënyrë që brezave tëardhshëm t’u krijojmë kushte më të mira për jetë dhe prosperitet nëtrojet tona etnike.Të nderuar besimtarëRamazani sikurse çdo vit, edhe sivjet na rikujtoi edhe një herëpikat problematike dhe të dobëta të njeriut dhe njerëzimit. Ka dallimedhe pabarazi të pabesueshme në standardin e jetesës së njerëzve. Brendanjë muaji ishim dëshmitarë të humnerave të mëdha mes njerëzve të pasurdhe të varfër. Deri sa një pjesë e njerëzve jetën e vazhdojnë mebollëk, pjesa tjetër mundohet të mbijetojë në kushte tepër të vështira,standarde primitive dhe kushtet e pavolitshme për jetesë. Këto pabarazifajin e kanë tek politikat e gabuara të qeverive dhe nga dobësitë evetë njerëzve. Të qëndruarit indiferent thellon më shumë problemin dhenuk paraqet një rrugëdalje. Filozofia e muajit të Ramazanit duhet tëbëhet udhërrëfyes në drejtim të mënjanimit të këtyre problemeve.Të nderuar myslimanPër në fund i lutem Allahut të na i pranojë ibadetet dhe të naudhëzojë në rrugë të drejtë, të na ndihmojë që edhe pas Bajramit, tërrisim sasinë e veprave tona të mira.
Më lejoni që në emër të Bashkësisë Fetare Islame, në emër të të gjithainstitucioneve të saja dhe në emrin tim personal juve vëllezërbesimtarë tua urojë festen e Fitër-Bajramit, me dëshirën që në trojettona të mbretërojë siguria, paqja, harmonia dhe dashuria.
Uroj që Bajrami t’ju ketë gjetur me më shumë paqe në vetvete dhedevotshmëri e mirëkuptim njerëzor. Shëndet e mbarësi për të gjithëmyslimanët kudo ku jetojnë e punojnë.Vesselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu!
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi