Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tuna: Jam megalomane

 :: Show Biz

Shko poshtë

Tuna: Jam megalomane  Empty Tuna: Jam megalomane

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Sep 2010 - 9:27


Altuna Sejdiu thotë se ajo është një ‘megalomane e vërtetë’ për shkak se i pëlqen të shpenzojë shumë.Këngëtarja shkupjane, e cila është martuar muaj më parë, është e fiksuar pas veshjeve firmato, aksesorëve, sidomos çantave dhe syzeve, dhe përpiqet gjithmonë të nxjerrë në pah atë çka fsheh realisht brenda saj.“Më pëlqejnë ‘Disquared’, ‘D&G’ dhe ‘Gucci’. E keqja tek unë vjen kur
shfletoj revistat e modës, sepse më ndodh të fiksohem pas një veshjeje shumë, sa të nesërmen i hipi avionit dhe shkoj në Milano për ta blerë”, ka thënë Tuna për një të përditshme shqiptare.
Por ajo thotë se çdo gjë e bën për një qëllim të vetëm, karrierën. “Jam megalomane e vërtetë, pasi shpenzoj shumë, por gjithçka është e arsyeshme, kur është karriera në pyetje”, ka shtuar më tej Tuna.Në koleksionin e këngëtares janë të pranishme aksesorët me gurë “Swarovski”, ndërsa syzet e diellit i konsideron si pjesë e imazhit ditor. Ndërsa vë në dukje se gardëroba nuk do të kishte kuptim pa çantën e kombinuar me xhaketën e duhur. Kurse në një ndalesë për parfumet, Tuna thekson se nuk është e fiksuar pas një marke, por herë-herë i ndryshon.“Nuk jam e fiksuar pas një parfumi; herë pas here i ndryshoj, sepse çdo parfum më kujton ndonjë periudhë të caktuar kohore. Për momentin, përdor ‘Diamonds’ nga Armani, në kombinim me qumështin për trup”, ka thënë më tej këngëtarja. /Balkanweb/Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi