Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashuria mes Soni Malaj dhe Mirko

 :: Show Biz

Shko poshtë

Dashuria mes Soni Malaj dhe Mirko  Empty Dashuria mes Soni Malaj dhe Mirko

Mesazh nga Vizitor Sat 4 Sep 2010 - 9:21


Spektaklin “Dancing with the stars” dikush do ta kujtojë për çmimin e madh, dikush për protagonizmin, ndonjë tjetër si eksperiencë të veçantë, por Soni Malaj do ta kujtojë si spektaklin që i dhuroi dashurinë.Pas zhgënjimeve dhe dështimeve në dashuri dhe pas shumë kohe pa raporte sentimentale, Soni u hodh në krahët e një balerini italian, Mirko Luccarelli, duke pranuar se është e dashuruar. Madje lidhjen e tyre, e kanë bërë publike pikërisht në natën e skualifikimit, duke e kurorëzuar deklaratën me një puthje.Tani jetojnë bashkë dhe po përpiqen të ndërtojnë diçka. Zyrtarizimi i lidhjes së tyre ishte një lajm që ka entuziazmuar Sonin dhe familjen saj. Por, a do të vijë pas kësaj periudhe martesa? Vështirë të thuhet që tani! Soni duket te jete e turbulluar nga dashuria dhe ende nuk e di se ç’drejtim do të marrë jeta e saj, shkruan gazeta Shqip. Destinacioni do të jetë Italia, kurse “fluturimi me Mirkon”, sikundër “fluturimi me Florin”, që kishte numrin 3470, ende nuk e ka një numër... /Shqip/Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi