Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Studeniçan, mësuesit bojkotojnë për shpenzimet e papaguara

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Studeniçan, mësuesit bojkotojnë për shpenzimet e papaguara Empty Studeniçan, mësuesit bojkotojnë për shpenzimet e papaguara

Mesazh nga Dewil Thu 2 Sep 2010 - 3:47

Studeniçan, mësuesit bojkotojnë për shpenzimet e papaguara Thumbnail.php?file=Nevzat_1_277544166_395512127_281960133 Në gjashtë shkolla periferike të komunës së Studeniçanit, Cërni Vërv, Ellovë, Vërtekicë, Mallqishtë, Dreçavicë dhe Cërvena Voda, ende nuk ka filluar viti i ri shkollor. Kësaj radhe janë 27 mësuesit të cilët nuk shkojnë në punë për shkak të mospagesës së shpenzimeve për rrugë që nga muaji janar. Drejtori i shkollës qendrore në fshatin Batincë thotë se arsimtarët vijnë deri në shkollën qendrore, por nuk vazhdojnë më tutje për shkak se nuk kanë me çfarë të udhëtojnë. Sipas drejtorit, kjo situatë do të vazhdojë deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare.
“Arsimtarët vijnë deri këtu, kanë dëshirë të shkojnë deri në vend të punës siç do çdo arsimtarë tjetër, mirëpo problemi është se me çka të shkojnë. Vjet, prej 2009-10 kanë shkuar me veturat e veta, i ka paguar ministria, me vonesë mirpo sadokudo I kanë pagu. Prej janarit 2010 deri në qershor 2010, dmth 6 muaj nuk kanë marrë asnjë denarë, krejt ato shpenzimet ato I kanë paguar prej xhepit të tyre.”, thotë Alinafis Asani, drejtor sh.f. “Alija Avdoviq”, Batincë.
Për çështjen problematike është njoftuar edhe kryetari i komunës së Studenicanit Fati Iseni. Ai nuk mohon dëshirën për të zgjidhur këtë problem, mirëpo mjetet e dedikauara për arsimin fillorë për këtë komunë prej 71 milionë e 655 mijë denarë nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e rrugës për arsimatrët e shkollave periferike.
“Jemi përpjekur t'i bindim ministrinë e Arsimit se këto mjete nuk janë të mjaftueshme, dhe unë shpresoj që brenda kohës do të gjejmë ndonjë zgjidhje. Ne kemi lutur arsimtarët dhe përsëri u bëj apel që të vazhdojnë procesin mësimor derisa ne të gjejmë një alterantivë, e cila do të jetë sigurisht në favor të arsimtarëve.”, shton Fati Iseni, kryetar i komunës së Studeniçanit.
Kryetari i komunës gjithashtu përkujtoi se komuna është e obliguar ti paguaj shpenzimet e rrugës së arsimatrëve vetem prej muajit prill e këndej, kur edhe kaloi në fazën e dytë të decentralizimit dhe mori përgjegjësitë për shkollat. Ndërsa pjesa tjetër i mbetet ministrisë së arsimit. Edhe pas tentimeve të Alsat nuk arritëm të marim prononcim nga përfaqësuesit e ministrisë lidhur me këtë cështje. Ndërkohë arsimatrët janë të vendosur se nuk do të shkojnë në punë deri në zgjidhjen e problemit.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi