Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aksident në Kalimash, humb jetën nënë e bir

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

 Aksident në Kalimash, humb jetën nënë e bir Empty Aksident në Kalimash, humb jetën nënë e bir

Mesazh nga Geri Mon 30 Aug 2010 - 9:56

 Aksident në Kalimash, humb jetën nënë e bir Tuneli-kalimash-rreshen
Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme, 2 kilometra në
dalje të tunelit të Kalimashit i ka marrë jetën dy personave.


Sipas informacioneve të para viktimat janë shtetas kosovarë me lidhje gjaku, përkatësisht nënë e bir, që
udhëtonin me të njëjtën makinë. Nga aksidenti edhe dy persona të tjerë
po të së njëjtës familje mbetën të plagosur rëndë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve
të aksidentit. Ndërkohë që si pasojë e aksidentit radha në hyrje të
tunelit ka shkuar rreth 3 kilometra, çka solli bllokimin e përkohshëm të
trafikut.

Autostrada Durrës-Kukës është një ndër akset me trafik
më të populluar në këtë fundmuaj, pasi mijëra shtetas kosovarë kthehen
në vendin e tyre pas pushimeve. Në më pak se 24 orë kjo autostradë
regjistron 3 viktima, pas asaj të një nate më parë kur një tjetër
shtetas u përplas për vdekje teksa përpiqej të kalonte rrugën në aksin
Kukës-Morinë.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi