Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Greqi, sulmohet autobusi i kompanisë shqiptare

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Greqi, sulmohet autobusi i kompanisë shqiptare  Empty Greqi, sulmohet autobusi i kompanisë shqiptare

Mesazh nga Dewil Mon 30 Aug 2010 - 5:52

Greqi, sulmohet autobusi i kompanisë shqiptare  NGJARJA-GREQI-30_tn_15 Një autobus me targa shqiptare është sulmuar mesnatën e së dielës në zonen e Mesologjit në Greqinë Qendrore.Sipas policisë greke,ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Qefalovrisi në afërsi të qytetit të Mesologjit.

Mësohet se persona ende të panjohur,goditën me gurë dhe me tre bomba Molotov,autobusin që kryente linjën Athinë –Sarandë me targe SR 5892 B,prone e kompanise 'Saranda Ekspres',qe drejtohej prej Leonard Berberit nga Saranda.

Si pasojë e sulmit,autobusit iu thye xhami i përparmë dhe dy xhama anesore,si dhe u demtua prej zjarrit. Policia po heton lidhur me ngjarjen. Burime te saj thane per Top Channel se ka mundesi qe autobusi te jete goditur nga tifoze te zemeruar,pasi ne qytetin e Patres mbasditen e se dieles u zhvillua nje ndeshje futbolli midis ekipit te Pan Ahaikise dhe Korfuzit, e cila disa here degjeneroi ne akte dhune midis tifozeve te dy ekipeve.Paralelisht po hetohet edhe pista e nje sulmi racial.

Ky eshte rasti i dyte brenda pak muajsh qe autobuse te linjave shqiptare behen objekt sulmi ne te njejten zone.Ne muajin qershor,kater persona u plagosen prej nje sulmi te armatosur,vetem 20 kilometra larg vendit qe ndodhi ngjarja e se dieles.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi