Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lame Kodra

Shko poshtë

Lame Kodra Empty Lame Kodra

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 17:27

Poeti rebel







Pa dëgjoni,gra e burra,
Anmbanë
Doli urdhëri për mua
Në Tiranë.
Nëpër male,nëpër fusha
Në luadhe
Po më ndjekin këmba-këmbës
Me koshadhe.
Po s'kam frikë nga zagari
Me dyfek
Kudo shkoj e hidhem unë
Shtek më shtek.
Kudo vete e futem unë
Prak më prak
Shqipërinë anembanë
Kam jatak.
Jam rebel e jam hajdut
Edhe mburrem
Kundër beut edhe fronit
Unë turrem.
I kam dalë për zot unë
Vegjëlisë,
Edhe luftë i kam shpallur
Skllavërisë.

* * * *

Kush ngre pushkën kundër meje
Kështu vallë?
Kush pas gjurmëve të mia
Vjen vërdallë?
Qëndro pakë,dëgjo mua,
Or ushtar
Nuk je vallë bir fshatari,
Ti, fshatar?
Qëndro pak,dëgjo mua,
Or vëlla
Mbaje dorën,kurse plumbin
Për ata
Për ata që rrjepin,shtypin
Shqipërinë,
Për ata që na çkallmuan
Katandinë.
Edhe vjersha më ka hie
Si hajdut,
Pse dhe vjershat i mbush unë
Plot barut.
Këngë lufte,këngë zjarri
Kam në gojë
E kam unë kraharorin
Si dëbojë.
Vjershë,o vjershë,shko si bombë
Me tërbim
Shko përhapu si flamur,
Si kushtrim.
Anembanë Shqipëria
Le të mblidhet
Në pallate tirania
Le të dridhet.
Ngrehu Korçë,Korç' olule,
Korça-Zonjë,
Me Devoll e me Opar,
Me Kolonjë.
Del,pra del,o lumi i Vlorës
Me bajrak
Sikur del të marrësh nuse
Me duvak.
Shko në ballë si Gjoleka,
Kurvelesh,
Hidhu ti,moj Çamëri,
Si rrebesh.
Sokëllin Baba Tomori
Si tërmet.
Dhe Shkumbini valë-valë
Po buçet
Ngrehu,popull,shkunde zgjedhën
Si luan,
Në Berat e në Tiranë,e
N'Elbasan.
Dhe ti Mat e Lumë e Dibër
Si duhi,
Rrokni armët e luftoni
Për liri.
Gjëmo,Shkodër,moj mizore,
Shkodra- plakë,
Hajde,hajde,tunde vallenë
Moj Kosovë,
Me Krasniqn'e Bajram Currit,
Me Tetovë.
Anembanë Shqipëria
Le të mblidhet
Ndër pallate tirania
Le të dridhet.
Vjershë o vjershë,shko si bombë
Me tërbim
Shko përhapu si flamur,
Si kushtrim.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lame Kodra Empty Re: Lame Kodra

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 17:28

Klithma e Dragobise

Nate e erret mbi Shkumbin,
mbi Bujane,
dhe mbi Vjosen vale - turbull :
anembane.
Jashte,akull,shkon si gjarper
vetetima.
edhe fryn ne gryk e male
syferina.
Nje kasolle me kandil
dike pret.
burrin malit ose djalin
lark ne det.
O,sa hena ! O, sa motra
shqipetare
Po pergjojne qyqet sonte
ne dritare !
Jashte akull e furtune,
bora, det.
O, sa dimer i terbuar
ky, sivjet !
Jashte lufta mortje- madhe
kudo zjen;
siper maleve te larta
ne Derven,
Bumbullojne kudo topi,
batareja
buze Vjoses,nga Tomorri,
nga Dumreja.
Kullon malin, kullon fushen
gjaku det.
O, sa dimer i tmerruar
ky sivjet!
Si te flere mendja ime
kesaj nate ?!
Ajo gjuan neper shtigje,
monopate.
Po can hijet mal me mal,
neper dete
fluturon permbi katunde,
mi qytete.
Si te heshte zemra ime
sonte valle ?!
Ajo ndizet e terbohet,
vjen verdalle.
Qan si gajne gra e gjora
shqipetare,
shfryn. gucet si djemeria
luftetare.
Po, pa dale ... se kush ndjeu
zemren time ,
se kush shkon si zjarr i shpejte
n' agullime.
Ja ne brigjet e Tiranes
del Naimi;
dyll i verdhe,sy shkelqyer
nga meitimi.
Pa shiko Orman Cifliku
si leviz,
Me cdo shteg, e me cdo grope,
me cdo lis.
Gjashte djem posi shqiponja
fluturojne
dhe te Shpella e Dragobise
po qendrojne.
Vet shpella si termeti
oshetin ;
Plaku i maleve ka dale,
sokellin.
Selam Musa Salaria
del nga Vlora,
me nje shark,qylaf te bardhe
si debora.
Prite, prite vjen Avniu
Dragoni,
rroi e vdiq zemer luani
per liri.
Ja po del Riza Cerova
qe nga varri,
rreth e rrotull i shkelqejne
yje zjarri.
E te gjithe ato hije
luftetare,
mblidhen rrotull Dragobise
legjendare.
Vete shpella gryk' e male
bubullojne
kur deshmoret token puthen,
kuvendojne.
Vete shpella gryk' e male
po bucasin,
Kur deshmoret gjithe bashke
po kelthasin;
Lufte luftes,lufte zgjedhes
Shqiperi !
Ngrehu popull me flamur
per liri.
Klithm' e madhe po can naten
si rrufeja,
po perhapet buze Vjoses
nga Dumreja.
E degjon maj' e Tomorit
e therret.
E degjon val' e Shkombinit,
e bucet.
E degjon shpirt' i poetit
e kendon.
Keng e tij ,trumbete lufte
po gjemon.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lame Kodra Empty Re: Lame Kodra

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 17:29

Pas tërmetit

S'duken më ar' e luadhe,
po balt' e vithisur,
dhe kasoll' e katundarit
shuar e gremisur.

Po në mes të asaj gremine
ujët rjeth e shkon,
edhe dielli papushuar
rrëmbat i lëshon.

Poshtë e thellë dheu i lashtë
vlagë ka në gji
edhe zemra e njeriut
zjarr e trimëri.

Do të bgjallet prapë jeta
duke lulëzuar
anembanë do përhapet
duke gurgulluar.

Përsëri do të shkëlqejnë
ara dhe bostane
do ja thotë këngës prapë
zemra kapedane.

Do të rrjedhë jeta-plakë
pa fund, pa kufi
dhe do ketë si kurorë
punë e dashuri.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lame Kodra Empty Re: Lame Kodra

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 17:29

Shtrëngata


Dëgjoni, dëgjoni,
Nga deti shikoni
Si shfryn e tërbohet,
Si vjen e zgjerohet
Në qiell, në dhe –
Kaluar mi re,
Të zeza si nata,
Shtrëngata.


Nga zalli po ngrihet
Si mal, e përzihet
Me breshër, me shi,
Një pluhur i zi.
Dhe rrotull në det,
Në fshat e qytet
Përhapet rrëmuja
Dhe kuja.


Kush pyet për djalin,
Për lopën a kalin
Një plakë qyqare
Kërkon një manare
Një nuse shikon,
Mos duket përgjon
Në detin e largë,
Një barkë.


Po qielli dhe deti,
Të dy si tërmeti,
Dhe shpesët i ndjek,
Dhe barkat përpjek,
Dhe pemët rrëzon,
Dhe arat shkreton,
Dhe bie mandata –
Shtrëngata.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lame Kodra Empty Re: Lame Kodra

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 17:30

Kënga e Zgalemit

Mbi të thinjin shesh të detit era fryn dhe mblidhen
retë. Midis reve edhe detit kryelartë shkon Zgalemi sie
zezë vetëtimë.
Prek me krahë ai valët, si shigjetë ngjitet reve, dhe
këlthet, dhe retë gjegjin gazin-klithmë të asaj
shpese.
Në atë klithmë-et furtunë,
Zjarr e flakë zëmërimi dhe besimi në fitore gjegjin retë në atë klithmë.
Dridhen çafkat e rënkojnë, përmbi detin
përpëliten; janë gati ato të struken nga ky tmerr
në fund të detit.
Përpëliten, si dhe çafkat kredharakët e
rënkojnë; nuk dinë ata të mjerët gëzim
lufte, luftë jetet; i tmerron ata gjëmimi.
Ndër shkëmbinj mbulon i trëmbur trupn’ e majmë pinguini...
Ngrihet vetëm kryelartë, me guxim, lirisht Zgalemi mbi të thinjin det nga shkuma.
Gjithnjë më tepër ngryset, gjithnjë më
poshtë zbresin përmbi detin retë e zeza dhe
këndojnë e hidhen valët lart e drejt nga vjen rrufeja.
Bubullon. Rënkojnë valët: në atë shkumë
zëmërimi po luftojnë ato me erën. Turma valësh
rrëmben era, i mbërthen ajo me forcë, i përplas me
vrull shkëmbinjve, duke bërë çika-çika ato
masa prej zumrudi.
Po me klithmë shkon Zgalemi, si e zezë vetëtimë, si
shigjetë i përpin retë, shkumën valësheq me
krahë. Si demon, ai vërtitet, madhështor e
kryelartë ky demon i zi rrebeshi; qesh e qan ai
njëherësh...
Qesh me retë, qan prej gazit.
Në tërbimin e gjëmimit lodhje sheh e ndjen demoni; ka
besim zogu i furtunës; retë-diellin dot s’e fshehin!
Era fryn me ulërimë...Bubullon e shkrep rrufeja...
Ndizen retë flakë e kaltër përmbi detin si
greminë. Kap shigjeta vetëtimash dhe në gji i shuan
deti. Si gjarpërinj të zjarrtë dridhen mu në det e
zhduken thellë pasqyrimet e atyre vetëtimave shigjeta.
Ja furtuna! Vjen furtuna!
Kryelartë e trim Zgalemi shkon me vrull ndër vetëtima
përmbi detin e tërbuar, që buçet me
ulërimë, dhe këlthet-profet fitoreje;
-Sa më tepër e fuqishme le të ngrihet lart furtuna!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lame Kodra Empty Re: Lame Kodra

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 17:30

S'kam çiflik e s'kam pallate,
S'kam dyqan me kater kate,
Po e dua Shqiperine
Per nje stan ne trebeshine,
Per nje shkarp e per nje gur,
Per nje gardh e per nje mur,
Per kasollen mbi Selishte,
Per dy ara ne Zallishte,
Per nje lope e per nje gomar,
Per nje Balo,nje manar.
Une e dua Shqiperine
Si bari dhe si fshatar.

Une e dua Shqiperine,
Per terfilin mi lendine,
Per nje vaze gjeraqine,
Dhe per ujet qe buron
Nga nje shkem e gurgullon
Neper lista gjetheshume,
Edhe zbret perposh ne lume.
Une e dua Shqiperine
Per nje lule trendeline,
Per nje zok qe fluturon,
Per bilbilin qe kendon
Ne ato ferra ne ato hije
Kenge malli e dashurie,
Kenge shpirti te helmuare.
Une e dua Shqiperine
Si poet i dhemshuruare.

Une e dua Shqiperine
Qe nga Korca e Vranine,
Ku del bujku qe me nate
Me parmende dhe me shate,
Mbjell e korr me djell,me hene
Dhe s'ka buke per te ngrene,
Ku nallbani dhe samarxhiu
Mjeshtri,kallfa e kallajxhiu,
Krrusen dite e krrusen nate,
qe te hane buke thate,
Ku hamalli neper skela
Ngarkon hekur dhe varela,
Kembe zbathur,***** cjerre
Punon vetem per te tjere.

Une e dua Shqiperine
Qe nga Shkupi e Janine,
Ku nje popull derezi
Heq e vuan roberi
Po ka shpirtin luftetar.

Une e dua Shqiperine

Si shqiptar e bir shqiptar.









__________________
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lame Kodra Empty Re: Lame Kodra

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 17:31

Vetvrasja e një të dashurit

Hiqmu nga mendja, vajzë e shënjtëruar
Pse më për ty unë s’jam në këtë botë;
Si një trup i hidhur mbeta i harruar
Që fare s’vlen e drejta sot për sot.

Këtej-andej vete i shkretë duke mejtuar,
Djalërinë e bukur që qaj me lot...
Ajo nën e gjorë t’mos më kish krijuar
Në gojë s’do të kishnja kaq mallkim të plot.

Po ti vazhdo - të lutem – n’këtë jetë
Pemët të shijoç me një kënaqsi,
Dhe për mua të shkretin fare mos mejto.

Vetëm nga nj’herë, n’hidhërim, në do
Kësaj bote thueji se një djalosh i ri
Nga faq’ e dheut u çduk... po si ato retë...
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lame Kodra Empty Re: Lame Kodra

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 17:31

Ky është tërmeti (Plaku):

I valon gjaku plakut edhe shikon
Përpara gjithnjë duke çaluar.
Po te dera një djepe ç’e shikon.
I dridhen buzët; buzët duke ngashëryer,
Një gur atëhere këmbët i pengon
Edhe përmbys atje mbetet harruar.

Pas tërmetit:

Do të ngjallet prapë jeta
duke lulëzuar
anembanë do përhapet
duke gurgulluar.

Shtrëngata:

Po qielli dhe deti,
Të dy si tërmeti,
Dhe shpesët i ndjek,
Dhe barkat përpjek,
Dhe pemët rrëzon,
Dhe arat shkreton,
Dhe bie mandata –
Shtrëngata.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lame Kodra Empty Re: Lame Kodra

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 17:32

Shtrëngata

Dëgjoni, dëgjoni,
Nga deti shikoni
Si shfryn e tërbohet,
Si vjen e zgjerohet
Në qiell, në dhe –
Kaluar mi re,
Të zeza si nata,
Shtrëngata.

Nga zalli po ngrihet
Si mal, e përzihet
Me breshër, me shi,
Një pluhur i zi.
Dhe rrotull në det,
Në fshat e qytet
Përhapet rrëmuja
Dhe kuja.

Kush pyet për djalin,
Për lopën a kalin
Një plakë qyqare
Kërkon një manare
Një nuse shikon,
Mos duket përgjon
Në detin e largë,
Një barkë.

Po qielli dhe deti,
Të dy si tërmeti,
Dhe shpesët i ndjek,
Dhe barkat përpjek,
Dhe pemët rrëzon,
Dhe arat shkreton,
Dhe bie mandata –
Shtrëngata.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lame Kodra Empty Re: Lame Kodra

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 17:33

Lypsi plak (Gjyshi plak)

Po del nga shpella ku e ka hedhur fati,
I mjeri plak i krusur nga mundimet,
I dridhen mjekra, këmbët, gjithë shtati,
Skalitur ka në ballë hidhërimet.
Ja, fill i vetëm udhën merr nga fshati
I urtë, i shëmtuar nga mjerimet.
Trastën në krahë, shkopin mban në dorë,
Shiu me breshër bie e ka dëborë.
Udhës mendon kur ishte si të tjerët:
Me bukë, me kasoll’ e dashuri
Dhe psherëtiu: Oh! S’paska për të mjerët
Në këtë botë vallë Perëndi?
Po ndjen në lukth një posi të prerët
Edhe hedh këmbët plaku me fuqi.
Torbën në krahë, shkopin mban në dorë.
Në një kasolle afër sheh një zjarr,
I ngrohet plakut shpirti si një varr,
Dhe drejt kasolles niset me të katra
Gëzohet edhe qesh edhe makar
Udhës kërcen e hidhet shatra-patra.
Trastën në krahë, shkopin mban në dorë,
Shiu me breshër bie e ka dëborë.
I valon gjaku plakut edhe shikon
Përpara gjithnjë duke çaluar.
Po te dera një djepe ç’e shikon.
I dridhen buzët; buzët duke ngashëryer,
Një gur atëhere këmbët i pengon
Edhe përmbys atje mbetet harruar.
Torbën me krahë, shkopin mban me dorë,
Shiu me breshër bie, e ka dëborë.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lame Kodra Empty Re: Lame Kodra

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 17:33

Mbreti i Tules

Besnik gjer buze varri
Te tule ish nje mbret
tek vdiste nje kupe ari
I fali mikja e vet.

Gje me per zemer spati
e merrte ne cdo gosti
dhe derdhi lot i ngrati
sa coi me to dolli

Kur iu afrua varrit
te tera ckish ia la
ne vend te trashegimtarit
por kupen nuk ia dha

Ne tryezen e gostise tek salla ne keshtjelle
prane detit rreth dollise
kaloresit i sjell
Te fundit afsh piu plaku
te jetes ne nje cast
pastaj ate kupe e flaku
ne detin me tallaz

epa si ra tej zallit si vala e perpiu
iu shuan syte e ballit dhe kurre
me te me spiu
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lame Kodra Empty Re: Lame Kodra

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 17:34

Lum-lumi libra shumi..
shif mos ke posht tek bodrumi
neper rafte a posht baules
Nji poezi per mbretin e Tules

Gëtja i madh dikur e shkroi
E Lame Kodra e shqiperoi...






..Na ish nje mbret ne Tule
i beses gjer ne varr
I dha tek vdiste mikja
nji kup derdhur ne ar...
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lame Kodra Empty Re: Lame Kodra

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi