Alarm, heliumi në Tokë po mbaron
Alarm, heliumi në Tokë po mbaron
Burimet e Tokës po shterojnë dhe një nga elementët e parë në radhë për këtë është gazi
helium që mendohet se do të zhduket për rreth një gjeneratë.
Kjo do të shkaktonte një kaos të vërtetë në jetët e njerëzve pasi gazi helium shërben në shumë fusha si
spitalet apo fabrikat me shkrirje. Alarmin e ka dhënë fituesi i Nobelit,
Robert Richardson nga Cornell University of Ithaca, i cili e mori
cmimin pikërisht për zbulimin e vetive të këtij gazi.
Ky lloj gazi nuk është i dukshëm por analizat klinike me rezonancë manjetike nuk
mund të bëhen pa të. E gjejmë gjithashtu edhe në shumë sisteme si psh
në centralet nukleare ku shërben për ftohjen e impianteve apo në
aparatet zhytëse detare. Ky element kimik nuk ka erë apo shije, ndërsa
ushtria e përdor për ndërtimin e raketave. Sipas Richardson, cmimi i
këtij gazi në treg është shumë i ulët dhe kjo bën që shumë vende ta
shpërdorojnë, përfshirë këtu edhe SHBA-në.
Heliumi u zbulua në vitin 1868 dhe është një gaz shumë i rrallë. Gjendet në doza minimale në
atmosferë dhe është fryt i disa reaksioneve nukleare. Ai nuk kërkohet
në vendet ku gjendet gazi natyror. Por si për ironi, nëse në Tokë
heliumi është shumë i rrallë, në Univers është elementi i dytë kimik më i
përhapur pas hidrogjenit. 41 % e Diellit është e përbërë nga heliumi.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi