Polici rrahet nga policët në Patishka Rekë
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Polici rrahet nga policët në Patishka Rekë
Rrihet, maltretohet dhe më pas suspendohet nga puna për shkaqe të panjohura. Kjo i ka ndodhur një polici shqiptar pas bastisjes së shtëpisë së tij nga kolegët e tij të njësitit për intervenim të shpejtë. Afrim Zaimovski, polic në stacionin policor të Gazi Babës, nga fshati Patishka Rekë, më 16 gusht është sulmuar fizikisht dhe më pas është dërguar në stacionin policor në lagjen Kisella Vodë, në Shkup. Gjatë marrjes në pyetje nga policia, Afrimit nuk i është dhënë asnjë shpjegim për arsyen e bastisjes së shtëpisë së tij, por edhe pse është sulmuar nga njësiti policor. Përkundrazi, për fatkeqësinë e tij, rasti është kthyer në disfavor të tij, duke akuzuar atë se ai ka qenë autorë i sulmit ndaj njërit nga policët.
“Dy vetura Golf dhe një xhip Toyota, 6 njerëz kanë qenë këtu te shpija jonë dhe e kanë vëndu një dry. Na lajmërun neve, unë erdha prej shtëpisë si isha duke punuar, edhe ata sa kishin dalë prej këtu, i takova pak më tutje edhe i ndala, thash më falni unë jam pronari i shtëpisë, çka lypni te shpija jonë. Tha kush je ti? Unë i kallëzova se jam polic në stacionin policor në Gazi Babë. Njëri prej tyre më shtyri, tjetri ma mëshoj në boks, mi venduan kurthet. Në fillim nuk u deklaruan se kush ishin, por pasi më çuan në stacionin e Kisella Vodës, më tregun se ishin të njësitit për intervenim të shpejtë. Atje 4 orë më kanë mbajt, nuk dishin se çfarë të rrejnë dhe kur më futën në xhip këtu njëri e shkoqi maicën vet, kinse unë e kam sulmu, e ku mundem unë me 6 vetë me u rreh...”, thekson Afrim Zaimovski.
30 vjeçari Zaimovski, një ditë më pas është suspenduar edhe nga puna me pretekstin se ka sulmuar pjesëtarë nga njësiti për intervenim të shpejtë. Në raportin policor vetëm 3, nga 6 pjesëtarët e njësitit janë paraqitur, por nuk është paraqitur pikërisht personi që ka sulmuar Afrimin.
“Të nesërmen, me të 17-tin më thirrën atje dhe ma dhanë vendimin për suspendim, derisa të kryehet ky proces. Arsyeja për suspendim ishte kinse unë fizikisht i kam sulmuar ato. S’e di me çfarë të drejtash ata kanë hy në pronën e dikujt kur ne jemi pronarë të atij, dhe mendoj se jetojmë në një shtet demokratik që s’duhet me bë kështu rastesh ta vendojn drynin në pronën e dikujt tjetër, plus neve na paraqesin sikur jemi fajtor. Në vend që të merren masa kundër atyre, ata kanë marrë masa kundër meje, dhe në biltenin çka e kanë shkruar se unë e kam sulmuar fizikisht, personi që ma ka mëshu mua nuk është aspak i shkruar aty”, plotësoi Afrim Zaimovski, polici i suspenduar.
Por, nga Ministria e Punëve të Brendshme hodhën poshtë pretendimet e policit. Zëdhënësi, Ivo Kotevski tha për Alsat se kundër Afrim Zaimovskit është ngritur padi penale pasi ka sulmuar fizikisht pjesëtarë të njësitit për intervenim të shpejt, gjatë kryerjes së detyrës të tyre. Kotevski mohon që policët të kenë kryer bastisje në shtëpinë e tij. Sipas zëdhënësit të MPB-së, polici Afrim Zaimovski do të jetë i suspenduar deri sa të zgjidhet rasti.
Dewil- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 10415
Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
Mosha : 37
Vendbanimi : Bantanama :)
Similar topics
» Senzorë për rikverc për policët në Britani
» Klodi i “Big Brother 3” lajmërohet në polici
» Shumë e bukur për të punuar në polici
» Polici gjerman vjedh bankën
» Merret në polici këngëtari Tarkan
» Klodi i “Big Brother 3” lajmërohet në polici
» Shumë e bukur për të punuar në polici
» Polici gjerman vjedh bankën
» Merret në polici këngëtari Tarkan
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi