Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjenerata e re e Volkswagen Lupo

Shko poshtë

Gjenerata e re e Volkswagen Lupo Empty Gjenerata e re e Volkswagen Lupo

Mesazh nga Dewil Wed 18 Aug 2010 - 4:01

Gjenerata e re e Volkswagen Lupo Lupo-300x210 Gjenerata e re e modelit Volswagen Lupo, tashmë një kohë është paralajmëruar, mirëpo, vetëm tani janë prezantuar informatat zyrtare rreth karakteristikave të kësaj mini-veture të qytetit. Lupo i ri do të mund ta sheh dritën nën shenjat e brendeve të tjerë të grupit të Volkswagen-it, shkruan Zëri.

Tashmë dihet se modeli i ri i veturës së qytetit nga prodhuesi gjerman, i cili do ta zë vendin e modelit të dikurshëm Lupo, do të punohet në bazë të konceptit Up. Me këtë rast, Volkswagen do ta përdor këtë emër të njohur dhe modelin e ri gjithashtu do ta quaj lupo.

Përveç kësaj, platforma e Lupo-s së re do të ndahet me brendet e tjerë të grupit Volkswagen, kështu që deri në vitin 2015, model të ngjashëm do të mund të shihni edhe me shenjat e Audi-së, SEAT-it dhe Skoda-s.

Me një gjatësi prej 3.445 milimetrave, gjerësinë 1.628 mm dhe lartësinë prej 1.495 mm, Lupo e re do ta plotësojë segmentin e mini-veturave të qytetit në Evropë, të cilin tashmë e plotësojnë modelet si Citroën C1, Toyota Aygo, Renault Twingo dhe Peugeot 107.

Një brendi e rehatshme

Përveç ndryshimeve që do të ketë sa i përket dizajnit të jashtëm, duke përfshirë dritat e përparme dhe të prapme, kapaku i motorit dhe vijat e dyerve, Lupo e re ka pësuar ndryshime të ndjeshme edhe në pjesën e brendshme. Në Lupo-n e re janë përdorur materiale tejet kualitative dhe blerësit do të mund të zgjedhin materiale me gjashtë ngjyra të ndryshme, varësisht shijes së tyre.

Ulëset përveç materialeve të tjera, do të mund të blihen të mbështjella edhe me lëkurë kualitative. E kur jemi tek lëkura, ajo është përdorur edhe për timonin dhe disa pjesë të dyerve, çka e bën brendinë edhe më tërheqëse. Tek tabela e instrumenteve, nuk ka aq shumë ndryshime, përveç se në këtë model janë përdorur teknologji të fjalës së fundit. Aty është sistemi i ri audio CD, MP3, Wi-Fi, etj.

Motor të vegjël ekonomik

Sa i përket motorëve të cilët do të mund të gjenden në modelin e ri Lupo, në ofertë janë dy lloje, ku njëri është me benzinë dhe tjetri me naftë. Motori me benzinë është ai tre cilindrash 1.0 litërsh, i cili ofron 65 kuaj fuqi, ndërsa motori me naftë është ai 1.2-litërsh i cili ka në forcë prej 75 kuaj fuqive. Volkswagen Lupo i ri, për tregun e Evropës do të prodhohet në Sllovaki, ndërsa në fillim do të jetë i mundur në versionin me tre dyer.

Lupo me pesë dyer do të dalë në shitje gjatë vitit 2012, së bashku me motorin e ri me katër cilindra 1.0-litërsh TFSI me forcë prej 85 kuaj fuqive dhe i pajisur me injektim direkt dhe turbo-mbushës. Dhe gjithsesi, Lupo e re dallohet edhe për nga harxhimet tejet të vogla, që në këtë rast bëhet fjalë për vetëm 2.8 l në 100 kilometra të kaluara, por kjo vetëm për rrugë të hapur, ndërsa në kombinim, harxhimet sillen rreth 3.5 litra për 100 kilometra.

Pasi bëhet fjalë për një veturë të vogël qyteti, shpejtësia e tij është e kufizuar në 176 km/h. Por kjo nuk është e tëra sa i përket modelit të ri të Lupo-s, pasi gjatë vitit 2013, pritet një version i ri. Bëhet fjalë për modelin E-Lupo që do të ketë një zemër elektrike, edhe pse nuk ka më shumë të dhëna rreth tij. Modeli i ri i Lupo-s, do të debutoj nga mesi i vitit 2011, ndërsa në shitje si model do të dalë gjatë vitit 2012.

Volswagen parasheh se brenda një viti, do të shes deri në 600 mijë njësi të modelit të ri Lupo, edhe pse kjo shifër mund të jetë më e madhe, duke marrë parasysh faktin se viteve të fundit, ka një interesim më të madh për vetura të vogla. Ndërsa sa i përket çmimi, Lupo do të startoj nga çmimi bazë prej 8500 euro e deri te modeli më i përparuar, për të cilin duhet të ndani rreth 10 mijë euro.

1196 cc

Shpejtësia

175 km/h

Fuqia

75 ps

Harxhimet

2.8l / 100 km

Teknologjia

Tek tabela e instrumenteve, nuk ka aq shumë ndryshime, përveç se në këtë model janë përdorur teknologji të fjalës së fundit. Aty është sistemi i ri audio CD, MP3, Wi-Fi, etj

Interieri

Në Lupo-n e re janë përdorur materiale tejet kualitative dhe blerësit do të mund të zgjedhin materiale me gjashtë ngjyra të ndryshme, varësisht shijes së tyre. Ulëset përveç materialeve të tjera, do të mund të blihen të mbështjella edhe me lëkurë kualitative.

Shpejtësia

Pasi bëhet fjalë për një veturë të vogël qyteti, shpejtësia e tij është e kufizuar në 176 km/h, ndërsa shpejtësinë nga 0 në 100 km/h, e arrin për 13.1 sekonda.

Harxhimet

Dhe gjithsesi, Lupo e re dallohet edhe për nga harxhimet tejet të vogla, që në këtë rast bëhet fjalë për vetëm 2.8 l në 100 kilometra të kaluara, por kjo vetëm për rrugë të hapur, ndërsa në kombinim, harxhimet sillen rreth 3.5 litra për 100 kilometra.

Motori

Motori me benzinë është ai tre cilindrash 1.0 litërsh, i cili ofron 65 kuaj fuqi, ndërsa motori me naftë është ai 1.2-litërsh i cili ka në forcë prej 75 kuaj fuqive.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi