Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adelina fiton dëmshpërblim, organizatori në paraburgim

 :: Show Biz

Shko poshtë

Adelina fiton dëmshpërblim, organizatori në paraburgim  Empty Adelina fiton dëmshpërblim, organizatori në paraburgim

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Aug 2010 - 3:40

Adelina fiton dëmshpërblim, organizatori në paraburgim  2915983013_small_1
Adelina Ismajli do të fitojë pesë mijë euro dëmshpërblim, po aq sa motra e saj
Zanfina, nga organizatori i një koncerti në Kumanovë, i cili tentoi të
vidhte paratë dhe të ikte pa paguar këngëtaret, shkruhet në faqen e
këngëtares në “Facebook”.Incidenti i koncertit të shumëpritur në
Kumanovë të zhvilluar më tetë gusht, kishte ngjallur shumë reagime nga
fansat e Adelina Ismajlit, jo vetëm kumanovarë.
Salla Sportive e stërmbushur përnjëherë ishte shndërruar në rrëmujë, kur Adelina Ismajli e
revoltuar shpërtheu kordonët e policisë maqedonase dhe sigurimit privat
duke grabitur mikrofonin dhe treguar se koncertin e kishin ndërprerë
organizatorët.“Në emër tim dhe gjithë kolegëve të mi, unë po ju
tregoj se të gjithë punojmë për shumë pak para dhe asnjë nga ne nuk
është paguar. Organizatori ka ikur. Ju lutem në emrin tim, kërkoni
paratë tuaja. Unë po pres që paratë e juaja të kthehen deri në centin e
fundit”, kishte thënë Adelina para publikut.
Organizatorët kishin ikur me paratë e mbi dy mijë e pesëqind biletaee të shitura për këtë
eveniment ku performuan edhe Zanfina Ismajli, Shpat Kasapi dhe Xhezair
Elezi. Koncerti u anulua, biletat u kthyen, por çka ndodhi më
pas? Adelina Ismajli menjëherë kishte lajmëruar Ambasadën Zvicerane në
Shkup të cilët në bashkëpunim me policinë maqedonase brenda pak minutash
kanë kapur organizatorin, i cili po ikte në drejtim të Shkupit.
Ai është detyruar që përveç honorarit t'u paguajë edhe dëmshpërblim dy
motrave Adelina dhe Zanfina Ismajlit në shumë prej pese mijë eurosh.
Adelina po ashtu raportohet se ka ngritur dhe padi për mashtrim dhe
denigrim personal e profesional, dhe aktualisht organizatori në fjale
është duke vuajtur paraburgimin e caktuar prej 90 ditësh në pritje të
gjykimit përfundimtar ku do t'i caktohet masa e burgimit për ta vuajtur.
/Telegrafi/

Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi