Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cfare ofrojne institucionet kulturore ne Kosove kete vere

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Cfare ofrojne institucionet kulturore ne Kosove kete vere Empty Cfare ofrojne institucionet kulturore ne Kosove kete vere

Mesazh nga Geri Wed 28 Jul 2010 - 5:59


Cfare ofrojne institucionet kulturore ne Kosove kete vere Institucionet_28_982891394
KOSOVE - Pavaresisht se shumica e
qytetareve kane qene ose po behen gati te shkojne ne pushime verore, nje
gje e tille nuk do te ndodhe me shumicen e institucioneve te Kultures.
Nje numer i madh i punonjesve neper keto institucione, ne krye me
ministrin Lutfi Haziri, kete vere nuk do te shkojne fare ne pushime.
Disa prej tyre do te shkojne ne pushime te shkurtra, por do te shkojne
ne renditje me koleget e tyre, ne menyre qe institucionet kulturore te
jene ne sherbim te qytetareve, ne vecanti te bashkatdhetareve qe jetojne
jashte vendit.

Ne Ministrine e Kultures, aktivitetet kete
sezon do te zhvillohen ne planet e para. Shkemb Manaj, drejtor ne
Departamentin e Administrates Qendrore, ne kete institucion kulturor,
deklaron per “Bota sot” se pushimet ne Ministrine e Kultures do te jene
shume te shkurtra. Sipas Manajt, ata kane agjende te ngjeshur dhe te
gjitha aktivitete do te zhvillohen ne kohen e parashikuar. “Shume prej
punonjesve nuk kane marre pushime fare, ministri Haziri, nuk do te shkoj
fare ne pushime, sepse ka nje agjende shume me te ngjeshur se
paraardhesit e tij”, thekson drejtori Manaj.

Nderkaq te njejten gje do ta bejne edhe
udheheqesit e Galerise se Arteve te Kosoves (GAK). Sic, thekson drejtori
i GAK-ut, Fahredin Spahija, kjo galeri ka cfare t’i ofroj publikut, nuk
eshte e arsyeshme te kete mbyllje apo shkuarje ne pushime te komplet
stafit. “Stafi i galerise me nje rendeje te caktuar nga udheheqesi i
galerise, kane shkuar dhe do te shkojne ne pushime, por cdo dite do te
jete dikush qe kujdeset per punet e perditshme dhe galeria do te jete e
hapur per vizitoret”, tha per Bota sot, drejtori Spahija.

Ai gjithashtu tha se GAK, do te vazhdoj si
deri tash te jete e hapur shtate dite te javes. Saphija theksoi se
aktualisht jane ne vendosjen e ekspozites se re, e cila eshte e sajuar
nga fondi i galerise, me pikturat e krijuara nga vitet 60 deri 80,
periudhe e kohes se artit te zhvillimit te piktures. Kjo ekspozite hapet
me qellim qe studenteve dhe te rinjve ne pergjithesi, por edhe me te
moshuarve,tu ofrohet dicka nga ajo kohe. Drejtori Spahija thote se eshte
e demshme qe institucionet e kultures te mbyllen, se nuk duhet harruar,
se gjate veres te gjithe ata qe jetojne dhe punojne jashte Kosoves,
kthehen ne vendlindje dhe gjeneratat e reja mund te informohen mbi
kulturen dhe artin e atdheut te tyre.

Biblioteka Kombetare dhe Universitare e
Kosoves, si edhe verave te tjera edhe kete here do te jete e hapur per
lexuesit dhe per vizitoret. Nderkaq kinemaja “ABC”, do te vazhdoj gjate
gjithe veres me shfaqje te filmave per publikun. Sipas menaxherit per
marketing Avni Dobraj, menaxhmenti i kinemase e ka organizuar ne menyre
perfekte punen.

Sipas tij, te gjithe punetoret do te marrin
pushim, por duke u zevendesuar nga koleget tjere. Ndersa, nder filmat
qe do te shfaqen gjate kesaj kohe ne “ABC”, do te jete edhe premiera e
filmit " Benig Azem”- nje rrefim per kampionin boteror te Kik-Boksit,
Azem Maksutaj. Kurse filmi me i ri "Salt", me aktoren Angjelina Jolie,
do te jete nder filmat me te ri qe do te transmetohen ne kete kinema.
Nderkohe
qe shumica e ketyre institucioneve do te jene te hapura per vizitoret,
kjo nuk do te ndodhe edhe me Teatrin Kombetar, pasi shfaqjet do te
fillojne nga muaji shtator.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi