Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohet vrima e zezë që cliron energji të lartë

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

 Zbulohet vrima e zezë që cliron energji të lartë Empty Zbulohet vrima e zezë që cliron energji të lartë

Mesazh nga Geri Fri 9 Jul 2010 - 8:21

 Zbulohet vrima e zezë që cliron energji të lartë VrimaaaaFalë bashkëpunimit mes teleskopëve “Very Large Telescope” dhe “Chandra X-ray” është
zbuluar vrima e zezë më e vogël e vënë re deri tani.

Kjo vrimë emeton një re të madhe gazi inkandeshent me diametër 1000 vjet dritë, një sasi shumë e madhe për
përmasat e saj. “Aspekti më spektakolar është sasia e gazit që del nga
vrima e zezë”, shpjegon autori i studimit Manfred Pakull. “Kjo vrimë e
zezë është disa herë më e madhe se Dielli por është një version në
miniaturë i kuasarëve radiogalaktikë”, shton ai.

Vrimat e zeza njihen për clirimin e sasisë të madhe te energjisë kur gëlltisin
materie. Për këtë vrimë të zezë mendohet se pjesa më e madhe është
clirim i rrezeve X. Si përfundim, ky zbulim nxjerr në pah përfundimin se
edhe vrimat e zeza të vogla mund të shprehen në përmasa të mëdha.

Ky kërkim do t’i lejojë astronomët të kuptojnë ngjashmëritë mes vrimave të
zeza të vogla dhe të mëdha që ndodhen në qëndër të galaktikave. Vrima e
zezë e lokalizuar së fundmi është 12 milionë vite dritë larg Tokës në
një zonë periferike të galaktikës spirale NGC 7793 (eso0914b). Mosha e
saj është rreth 200 mijë vjecare.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi