Ismail Qemali nismëtar i botimit të Fjalorit të Kristoforidhit
:: Bota Shqipetare :: Gjuha Shqipe
Faqja 1 e 1

Konstandin Kristoforidhi: Në se gjuha shqipe nuk do të shkruhet, atëherë brenda një kohe të shkurtër nuk do të ketë Shqipëri në faqe të dheut.
21 Korrik 2008 - Është folur shumë për abetaren dhe fjalorin shqip të Kristoforidhit. Por deri më sot historianët shqiptarë kanë heshtur, apo nuk kanë rrëmuar të gjejnë rrënjët e vërteta se ku gjendet, kur daton dhe kush ka qenë nismëtar i botimit të kësaj vepre madhore të lënë në harresë.
Ndërsa pas kaq vitesh, i apasionuari i bibliotekave dhe librarive, studiuesi vlonjat Dionis Qirixidhi, duke rrëmuar në arkivat e shumta greke, jep një pasqyrë të plotë të odisesë së botimit të këtij fjalori (në natyrën e një abetareje të vogël), ku nismëtar dhe këmbngulës ka qënë Ismail Qemali.
Një shërbim të madh në këtë botim ka dhënë Diogjen Harito nga Zagoria që në atë kohë punonte në Misintrine e Arsimit te Greqisë, i cili bëri recesionin për vlerat shkencore të fjalorit. Ai dha mendimin përfundimtar, që ja vlen e duhet të botohet fjalori i Kristoforidhit. Diogjen Harito ishte nga Zagoria, ku sic shprehet dhe Ismail Qemali, bëri një punë të madhe për përhapjen e gjuhës shqipe duke botuar Abetaret e ndryshme por dhe ndihmoi në botimin e fjalorit të Kristoforidhit e në të tjera...
Parathënien e Fjalorit e shkroi Monoas Llapas nga Dhrovjani (Sarandë), në atë kohë Sekretar i Ministrisë së Arsimit. Në parathënien, e vitit 1904, ai shprehet me fjalë nga më të mirat për punën shkencore të bërë nga Kristoforidhi. Ai ishte një mik i Ismailit dhe njohës i mirë i shqipes dhe greqishtes. Më poshtë jepet në mënyrë të detajuar përpjekja që ka bërë Ismail Qemali, për botimin e këtij fjalori në Greqi (Athinë).
“Në se gjuha shqipe nuk do të shkruhet, atëherë
brenda një kohe të shkurtër nuk do të ketë Shqipëri
në faqe të dheut dhe as do të lexohet më emri shqiptar
në hartën e botës”.
Konstandin Kristoforidhi
Dionis Qirixidhi
Athinë
Fruti i kontributit
Në letrën që i dërgon më 27 dhjetor 1912, Ismail Qemali, Diogjen Haritos në Athinë, lexojmë: “Jam i kënaqur nga interesi që dëfteni për mua edhe për Shqipërinë. Bën mirë të më hapish syt me lajme që na të mbyllur këtu nukë mundemi të dijmë. Se e di unë kam punuar edhe do punoj vetëm për Shqipërinë dhe për të mirën e saj pas mënyrës që kam patur gjithnjë, të cilin e dini fort mirë. Shpresoj se edhe andej nukë do të gjendem i lajthitur në pandehje që kisha edhe kam. Këto ditë do të nisem për Londër për t’u gjetur në mbledhje të qeverive e kështu do të mund të mirrem vesh më mirë me ata që duan të mirën e Shqipërisë pas shpresës s’ime. Kurdoherë të më shkruash se do t’më gëzonsh shumë. Kemal “(AQSH F.245.D.!,f.30)
Si përfundim
Botimi i Fjalorit të Kristoforidhit, krahas arsyeve politike, ishte dhe fryt i interesimit të “Lidhjes së miqësisë greko-shqiptare”, fjala, që zinte vend e Ismali Qemalit dhe e Rektorit të Universitetit, Neokli Kazazit, por edhe presioni i cili rritej për botimin e Fjalorit, nga intelektualët shqiptarë të kohës, që shprehnin dyshime për fatin e tij.
Konkluzioni im i logjikshëm, për sa dokumente që kisha deri dje nëpër duar, se Ismail Qemali ishte katalizatori i botimit të Fjalorit, ditët e fundit iu shtuan dhe letërkëmbimet me filologun Mina Llapa nga Dhrovjani, të panjohura nga unë. Këto letra ishin ruajtur nga profesori i filologjisë të Universitetit t ë Athinës, në arkivin e vet, deri sa ia dha për t’i studiuar historianit Nikolla Paçelitë origjinalet e të cilave u humbën pas vdekjes së tij. Fotokopjet e letrave të Ismail Qemalit u ruajtën nga intelektuali dhe shkrimtari, nga Stergopoli, Aleksandër Mamabolos (1916-1994). Nga letrat e Ismail Qemalit, me Minoas Llapas, të dërguara nga Parisi në muajin mars-prill 1904 rishfaqet shqetësimi i Themeluesit për botimin e Fjalorit të Kristoforidhit dhe kërkesa e përhershme për të qenë informuar me shtypin shqiptarë si dhe përpjekjet e tij për të bashkëpunuar me gazetën “Indipendence Belge” dhe me gazetën italiane “Matin”.
Në letrën e katërt Ismail Qemali shkruan: “Të dërgova dje një telegram ku të shkruaja: “Të lutem dërgomë gazeta, më njofto me telegram me datën e dërgesës”. Nuk kam asnjë gazetë në këtë çast... Të lutem thuamë çfarë po ndodh me Hariton dhe me Kolegjin e mësuesisë në Korfuz si dhe për Fjalorin e Kristoforidhit...”
Në letrën e gjashtë i mungojnë katër faqet e para, por dhe në të ndihet kujdesi i Ismail Qemalit dhe ankthi që Fjalori të shoh dritën e botimit.
“Më pëlqen të jem ngaherë i përgjegjshëm dhe praktik. Plani i veprimeve që duhet të ndjekim do të jetë si më poshtë: Së pari, Haritua të vendoset profesor i gjuhës shqipe në gjimnazin “Vllahu” ku presin 10 nxënësit që do ndjekin mësimet, me shpenzimet e qeverisë greke, Së dyti, z. Harito të punojë për botimin në gjuhën shqipe të Fjalorit të Kristoforidhit. Në se nuk i kini germat tipografike, të lutem, më shkruani për t’i blerë. Së treti, si të marrë përgjigjem nga Qeveria vendore në Shqipëri, menjëherë do të ngrihen 4 shkolla shqipe në Shqipërinë e Veriut. Së katërti, në Elbasan dhe në qendra të tjera të rëndësishme të Shqipërisë më Jugore mësimi do të bëhet në gjuhën shqipe....”
Në këtë letër ka dhe planet krijuese të Ismail Qemalit për të shkruar librin me 200- 250 faqe, me figura dhe harta, sepse: ”Një nga karakteristikat ku dominojnë armiqtë tanë është parashtrimi i ideve nëpërmjet shtypit. I kam të gjitha mundësitë, nga të dhënat që kam, për të botuar një libër për Shqipërinë..” Për këtë gjë i kërkon profesorit të filologjisë të Universitetit të Athinës, Mino Llapit, që t’i shkruaj që të dërgojë një përllogaritje të përgjegjshme për koston e librit prej 200-250 faqe për Shqipërinë.
Për Ismail Qemalin, si për mbarë rilindasit tanë, mësimi i gjuhës shqipe ishte i lidhur drejtpërdrejtë me ekzistencën kombëtare: «...Njeriu duhet të jetë fare i verbër, -shkruante Ismail Qemali më 1900, -që të mos e shohë nevojën e shkollës kombëtare duhet të jetë tradhëtar që të dëshirojë lënien pas dore të arsimit në gjuhën shqipe. Ata që duan të rrojnë në errësirën e paditurisë, pa gjuhën dhe kombësinë e tyre, dëshirojnë t'i përgatisin Shqipërisë një vdekje të turpshme...".

Re: Ismail Qemali nismëtar i botimit të Fjalorit të Kristoforidhit
qe te flasesh për legjenden e Malo burrit duhet ne radhe të parë duhet patjeter të studjosh kushtet bashkohore
ai qelbanik qe mundohet te veri dore mbi Malo burrin duhet te lexoj edhe Kristoforidhin por mbi të gjitha NAim Frashërin
mbajtëm turqin
ngjallëm greqin
ndihmuam italin
po shqipërin
pse su munduam
për kë luftuam
çkemi tanine
atij qelbaniku duhet ti kujtom se greqia e asaj kohe ishte e përberë nga shumica arvanite të cilët i bashkonte ortodoksia
ndërsa qindra gjeneralet shqiptare të turqis myslimane kishin të njëjtin qellim ndaj krishterimit
pra kudo shqipfoles edhe te perçare ne mysliman e ortodoks
lidhja e Prizrenit e thelloj këtë përçarje me pretendimin e qendreses nën porten e madhe
ndre mjeda me kompani ju kërkonte ndihme vendeve katolike
me himaren nuk mund të flisje me gjuhe turku-ashtu si me arvanitasit shqipfoles=greket.
këto ishin disa nga faktoret e rendesishem bashkëkohore-ne një kohë që Kolokotroni me parë kishte kërkuar omospondi shqiptaro-greke
nga ana tjeter të tjeret kërkonin omospondi turko-shqiptar
me rrezultatet e njohura tragike ne demë të shqipfolsve
ndersa Malo burri priti edhe Çamin edhe Kosovarin më parë se të ngrinte flamurin ne Vlore
ndaj respekt edhe jo bukeshkelje

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi