Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Fabulis" rrjeti social për gay

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

"Fabulis" rrjeti social për gay Empty "Fabulis" rrjeti social për gay

Mesazh nga Geri Fri 2 Jul 2010 - 8:57

"Fabulis" rrjeti social për gay Fabulis
Konkurse, takime, festa...nga New York-u drejt Evropës. "Fabulis" është rrjeti i ri
social i destinuar për komunitetin gay në të gjithë botën dhe po fiton
gjithnjë më shumë përdorues në internet, edhe nga heteroseksualët.

Sot ka 40 mijë anëtarë, vetëm pak
javë pas hapjes së tij, ndërkohë që arrin edhe të mbledhë fonde.

David Bohnett, themeluesi i Geocities, sapo ka firmosur një cek prej 250 mijë
dollarësh për të ndihmuar nismën për të gjetur ndjekës të rinj.

Faqet e tjera në internet e gjykojnë rrjetin social si të mrekullueshëm. Ky
vlerësim vjen pasi rrjeti bashkon idetë më gjeniale të mbarë rrjeteve
sociale, duke krijuar një model biznesi fitues.

Për të qenë pjesë, mund të përdoren të dhënat e hedhura nga secili në Facebook dhe
më pas organizohen evente, fitohen udhëtime me anije, ngarkohen foto,
mund te diskutohet se si mund të takosh një person të caktuar dhe se si
mund të përditësohet faqja personale.

Ashtu sikurse në Twitter mund të ndjekësh përdorues të tjerë dhe mund të kesh 'followers', por
nuk është e thënë që dy kategoritë duhet të koincidojnë.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi