Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të zhvishesh me stil

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Të zhvishesh me stil Empty Të zhvishesh me stil

Mesazh nga Geri Thu 24 Jun 2010 - 8:03

Të zhvishesh me stil Cantat-pasditetch2
Verë. Temperatura të
larta. Një stimul i mirë për vazjat që përfitojnë të zbulojnë hiret e
tyre trupore.

Me një fund tejet të shkurtër e
kanatjere që ngjitet pas bustit, janë trend i zakonshëm i pamjes
femërore këtyre ditëve me atmosferë të ndezur nga vapa, e jo vetëm.

Kjo
është moda e bulevardeve të Tiranës verore, që frymëzimin e gjen diku
tjetër.

Ja një pikënisje e fortë modelimi. Këto janë bukuroshet
që performojnë me veshjet e tyre ngacmuese mbi tavolinën e emisionit
“Fiks fare”, velinat Bora Zejmani dhe Devisa Guma.

“Në punë është
e detyruar veshja që mbajmë, por në jetën e përditshme nuk do ta vishja
dot”, shprehet Devisa Guma.

“Ndihem mirë me atë lloj veshjeje
pasi më pëlqejnë në skenë, por jo në jetën e përditshme”, thotë Bora
Zemani.

Megjithatë, bukuroshet lozonjare nuk e quajnë aspak
teprim një pantallonë super të shkurtër në një kafe paspune si kjo.

“Xhinset
e shkurtra i vesh, dekoltetë e hapura nuk i vesh, fustanet e shkurtra
po”, shprehet Devisa.

“Meshkujt shohin ndryshe, të gjitha vajzat
pavarwsisht nga mënyra sesi vishen, por në verë është e lejueshme ajo
veshje”, thotë Bora.

Jo më shumë për të tërhequr vëmendje sesa
për t’u ndjerë bukur, edhe Borës i pëlqen që jashtë performancës së saj
profesionale të veshë ndonjë gjë të tepruar.

“Më pëlqejnë të
shkurtrat, por gjithmonë të kombinuara me një palë atlete apo një bluzë
të mbyllur. Apo kur vesh një fustan të hapur, mundohem ta kem pak të
gjatë”, thotë Bora.

Kështu të bukura siç janë, por edhe të
kuruara nga pamja e jashtme e veçanërisht me veshjet ngacmuese, vajzat i
kanë për model; pavarësisht se këto të fundit performancën e zhveshjes
trupore zgjedhin ta bëjnë në rrugë.

“Vajzat që na imitojnë nuk do
i paragjykoja, pasi secili ka shijet e veta”, shprehet Bora.

Dhe
mundi i cilitdo që zgjedh të shfaqet kështu nuk shkon kot. Ja se çfarë
thonë ata që shigjetojnë sytë pas formave të tyre të zbuluara.

“Vajzat
vishen ashtu për të na rënë në sy, për të na tërhequr vëmendjen”, thotë
një i ri.

Dhe përpjeket nuk shkojnë dëm.

“Tregojnë çfarë u
bën përshtypje tek një vajzë e zhveshur, shkakton ndjesi, provokim, kot
ta mohojmë”, thotë një tjetër kalimtar.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi