Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohen votuesit e vdekur

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Zbulohen votuesit e vdekur Empty Zbulohen votuesit e vdekur

Mesazh nga Dewil Sat 19 Jun 2010 - 6:34

Arben ZEQIRI
Shkup, 17 qershor - Përfundimisht, qeveria dhe
ministritë relevante në vend u bindën se në listën e votuesve në
Maqedoni ekzistojnë votues fiktiv, emrat e të cilëve janë shënuar nga
dy herë ose nuk janë fshirë ata që kanë vdekur. Ministria e Drejtësisë,
ajo e Punëve të Brendshme dhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor u bindën në
këtë pas verifikimit të të dhënave nga pilot-projekt në dy komuna -
Gostivar dhe Vinicë, ku rezultuan si të sakta pohimet e dy viteve më
parë të gazetës KOHA, e cila përveç faktorit vendor, kishte alarmuar
edhe ekspertët dhe organizatat ndërkombëtare të akredituara në vend.
Përveç kësaj, verifikimet e kryera nxorën në shesh edhe emra të
personave të cilët kishin vdekur brenda dhe jashtë vendit, ndërsa emrat
e të njëjtave ende vazhdojnë të figurojnë në listat zgjedhore. Sektori
për udhëheqjen e librave amë pranë Ministrisë së Drejtësisë, bashkë me
Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë marrë për obligim që deri më 31
tetor të këtij viti, të përfundojnë verifikimin e të dhënave në librat
amë të të lindurve dhe të vdekurve në të gjitha komunat gjatë periudhës
prej vitit 1980 deri më 2010, pasi në pilot Komunat e Gostivarit dhe
Vinicës, është konstatuar se në Listën zgjedhore figurojnë emrat e
qytetarëve që kanë ndërruar jetë vite më parë. "Në Gostivar është
konstatuar se 253 të vdekur nuk janë evidentuar në librin amë të të
vdekurve, ndërsa nuk përputhen edhe të dhënat për 363 qytetarë. Në
Vinicë, 13 të vdekur nuk janë evidentuar, ndërsa evidenca për 10
persona të tjerë nuk përputhet", bëri të ditur ministri i Drejtësisë,
Mihajllo Manevski. Ai më tej shtoi se, nga data 15 mars deri në 15
prill 2010, është bërë verifikimi i 80.830 personave nga gjithsej
134.699, të cilët sipas të dhënave të MPB-së të muajit mars 2009, janë
evidentuar në Listën Zgjedhore, por jo edhe se posedojnë dokument
udhëtimi apo letërnjoftim. Gjatë këtij verifikimi, është konstatuar se
49.981 qytetarë jetojnë në adresën në të cilën janë evidentuar në
Listën Zgjedhore, por nuk kanë dokumente, 16.771 persona jetojnë jashtë
vendit sipas asaj që kanë deklaruar familjarët dhe fqinjët e tyre,
10.817 persona janë shpërngulur (por nuk dihet ku), 2.270 persona kanë
filluar procedurën e nxjerrjes së dokumenteve dhe ndoshta i kanë marrë
ato, ndërsa 1.034 persona nga kjo listë tanimë kanë rezultuar si të
vdekur. Përveç kësaj, ministri Manevski, tha se është bërë edhe
verifikimi i personave, të cilët janë shtetas të Maqedonisë, ndërsa
kanë vdekur jashtë vendit. Nga 2361 të vdekur jashtë vendit, është
konstatuar se vetëm 1337 persona të vdekur ishin evidentuar në librin
amë të të vdekurve në Maqedoni. Ministrja e Punëve të Brendshme,
Gordana Jankullovska, foli edhe mbi dallimet mes numrit të popullatës
që ka rezultuar në regjistrimin e vitit 2002 dhe numrit të regjistrit
të shtetasve të Maqedonisë, që dallon për rreth 400 mijë banorë. "Sipas
të dhënave të muajit maj 2010, në regjistrimin e popullatës në Maqedoni
janë regjistruar 2.022.547 qytetarë, në regjistrin e shtetasve janë
evidentuar 2.406.268 persona. Mbi 18 vjet janë 1.878.297 persona,
ndërsa të mitur janë 527.971. Në Listën zgjedhore janë evidentuar rreth
1 milionë e 292 mijë votues", bëri të ditur ministrja Jankullovska.
Dallimin mes numrit të popullatës dhe shtetasve, numri një i policisë,
e arsyetoi me faktin se sipas saj, personat të cilët mungojnë në listën
e regjistrimit të popullsisë, nuk janë evidentuar pasi nuk kanë qenë të
pranishëm në vend kur është kryer regjistrimi i popullatës. Pas
publikimit në "Koha" për disproporcionin e numrit të votuesve me atë të
banorëve nëpër komuna, edhe misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR gjatë
zgjedhjeve të fundit lokale, shfaqi shqetësim për saktësinë e listave
zgjedhore. Vëzhguesit ndërkombëtarë, aso kohe thanë se nuk është e
mundshme që në një vend ku numri i përgjithshëm i banorëve është 2
milionë, votues të jenë 1.8 milionë. Kjo vërejtje, më përfundimin e
zgjedhjeve, gjeti vend edhe në raportin përfundimtarë të OSBE-ODIHR për
zgjedhjet në Maqedoni.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi