Kometa gjigande përplaset me Jupiterin
Kometa gjigande përplaset me Jupiterin
Misteri i trupit
qiellor të përplasur me Jupiterin vazhdon të mbetet i madh, pavarësisht
se teleskopi Hubble ka ndihmuar shkencëtarët me disa foto.
Gjithcka nisi në 3 qershor kur
astronomi australian Anthony Wesley vërren pranë planetit gjigand një
trup të huaj qiellor. Në të njëjtën kohë, në Filipine, Chris Go
regjistron të njëjtën pamje. Kjo vë në lëvizje shkencëtarët për t’i
dhënë një përgjigje asaj cfarë shihej në foto.
Në 7 qershor,
NASA ia besoi teleskopit Hubble detyrën për të marrë imazhe të qarta
duke zbuluar se një kometë me përmasa disa km u përplas me planetin më
të madh të sistemit tonë diellor, duke shkaktuar një shpërthim të
fuqishëm.
Jupiteri mbahet mend për shpëtrhimin që shkaktoi në
vitin 1994 kometa Shoemaker-Levy 9 por edhe për përplasjen e kometës
gjigande vitin e shkuar. Astronomët thonë se gjigandi i sistemit tonë
diellor vihet më shpësh në shënjestër dhe shumë herë këto përplasje nuk
mund të kapen nga njerëzit.
Kjo ka një shpjegim shkencor sepse
forca e gravitetit të këtij planeti është shumë e madhe, duke bërë që të
tërheqë trupa të vegjël që kalojnë tranzit. Sa për të bërë një
krahasim, nëse ky trup qiellor do kishte goditur Tokën, do të kishte
ndodhur një katastrofë.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Tortat e dasmës, gjigande dhe origjinale…
» Yjet e para të Universit, gjigande
» Orë gjigande në Mekë për myslimanët e tërë botës
» Yjet e para të Universit, gjigande
» Orë gjigande në Mekë për myslimanët e tërë botës
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi