Vuvuzelat, 90 % janë prodhuar në Kinë
Vuvuzelat, 90 % janë prodhuar në Kinë
90 % e vuvuzelave që
po “shurdhojnë” stadiumet në Afrikën e Jugut janë prodhuar në Kinë.
Trumbetat që kanë marrë
ekskluzivitetin për të prodhur kolonën zanore të këtij botërori nuk janë
prodhim vendas, por ato paketohen shumë larg, në Azi. Këtë e bën të
ditur gazeta “Global Times” që thekson se kompania “Jiying Plastic
Product Corporation” e cila ndodhet në Zhejiang ka eksportuar që nga
janari rreth 1 milionë bori, shumica e të cilave me destinacion Afrikën e
Jugut.
Kostoja fillestare e një vuvuzele është vetëm pak
qindarka, ndërsa në treg shitet nga 3-8 dollarë. Vuvuzelat lëshojnjë një
tingull të ngjashëm me kosheret e bletëve dhe shumë lojatë, trajnerë e
tifozë të botërorit i kanë cilësuar si të padrueshme.
Ndërkohë,
“Global Times” shton se për herë të parë në botëror një sponsor zyrtar
është kinez. Bëhet fjalë për “Yingli Greeb Energy” që prodhon panele
diellorë në provincën e Hebeit.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi