Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Romët e Selitës, 1975-a, viti që u ndryshoi jetën

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Romët e Selitës, 1975-a, viti që u ndryshoi jetën Empty Romët e Selitës, 1975-a, viti që u ndryshoi jetën

Mesazh nga Geri Fri 18 Jun 2010 - 10:57

Romët e Selitës, 1975-a, viti që u ndryshoi jetën Romet-katet
Në pamje të parë
fasadat e disa pallateve parafabrikate, nuk kanë asgjë të dallueshme,
nga një mori të tjerash që gjen rëndom në kryeqytetin shqiptar.

Kështu mund të jetë nëse do t’i
kalosh një sy kalimtar, por nëse ndal pak hapin dhe ndjek me kujdes,
tingujt e muzikës që vjen nga brendësia e tyre, mendja menjëherë të
shkon se në këto kate të para banojnë antarë të komunitetit me ngjyrë të
Shqipërisë.

Në nje banesë në katin e parë të një pallati, në
zonën e Selitës në Tiranë, shtyn ditët e pleqërisë, personazhi ynë. Ajo
qeras gjithë mirësjellje mysafirët që i kanë bujtur në shtëpi dhe quhet
Demirhan Demiri. “Une kam 35 vite qe jetoj ne kete shtepi. Ne ate kohe, i
cuam nje leter keshillit te lagjes, dhe ata pastaj na futen ne pallate.
Ashtu avash avash pastaj filuam t’i rregullojme, ca me placka, me
rroba”, shprehet ajo.

Dita kur Demirhani dhe familja e saj lanë
barrakat dhe u vendosën në pallate, mbetet edhe sot më e lumtura për të
dhe komunitetin me ngjyrë në pallatet përreth. “Nuk kisha të ngopur duke
larë dyshemenë. E laja disa herë në ditë vetëm nga kënaqësia. Nuk me
hahej as buke nga qefi”, thote Demirhani.

Në këtë perimetër prej
70 metra katrorësh, gruaja e ve ka rritur plot 8 fëmijë. Ajo që mund të
dallohet më kollaj është fakti se nuk dihet sesi, por ashtu si
rastësisht, apartamentet që u rezervuan për këta njerëz, u takonin
thuajse gjithmonë kateve përdhese. Këtë lloj racizmi institucional, ata
nuk e kanë kuptuar kurrë.

Demirhani e cilëson jetesën në një
pallat me dorën e bardhë, sikurse e cilëson ajo pjesën tjetër të
komunitetit, si shumë të mirë por po kështu pohon se ngacmimet nuk kanë
munguar. “Unë këtu kam rritur 8 fëmijë, 5 goca, 3 cuna. Marrëdhëniet i
kemi pasur të mira, por ka edhe nga ata që pijnë dhe na ofendojnë”,
shton ajo. Ibrahim Likzelia, është një nga pjesëtarët më të vjetër romë,
që jeton në këto pallate.

“Këto pallate janë populluar në vitin
1975. Pjesa dërrmuese e romëve në pallate janë vendosur këu ne Selitë,
por ka edhe në zona të tjera të Tiranës. Pyll pa derra nuk ka, por
perderisa kemi shkembyer vaj e kripe me te bardhe, themi se kemi vajtur
mire”, shprehet ai. Mëgjithëse pak të zhurmshëm, kjo edhe për shkak të
cilësisë së veçantë që komuniteti i tyre ka, kjo duket se nuk përbën
shumë problem për shqiptarët e bardhë të kateve superiore.


“Unë
kam 15 vite që jetoj në këto pallate. Romët nuk janë ashtu si i
mendojmë ne. Ata janë pak arapcinj, por po të dish të flasësh me ta, e
gjen gjuhën”, pohon Jolanda. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe. Duke lënë
mënjanë pigmentin që i ndan, ajo që i bashkon këta njerëz që vijnë nga
kultura të ndryshme, është diçka tjetër; harmonia dhe besimi reciprok që
kanë krijuar gjatë viteve të bashkëjetesës së gjatë midis tyre.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi