Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meksikë, toreadori braktis fushëbetejën

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Meksikë, toreadori braktis fushëbetejën Empty Meksikë, toreadori braktis fushëbetejën

Mesazh nga Geri Wed 16 Jun 2010 - 7:22

Meksikë, toreadori braktis fushëbetejën Torreadori-frikacak
Një toreador në
fushëbetejë duhet të jetë një luftëtar i vërtetë dhe simbol i njeriut
luftarak e sypatrembur, por e kundërta ka ndodhur me një 22 vjecar
meksikan.

Christian Hernandez, si askush tjetër
më parë ka zbritur në “Plaza Mexico” ku i kanë mjaftuar pak sekonda
përballë demit për të ndryshuar përgjithmonë mendje.

Ai është
penduar duke kaluar murin rrethues duke u hedhur në arenë. “Ky sport nuk
bën për mua”, ka thënë me një sinqeritet të tepruar Hernandez. Por dita
ters për ish toreadorin nuk ka përfunduar këtu pasi gjyqtari i arenës
ka urdhëruar arrestimin e 22 vjecarit për shkak të prishjes së njëanshme
të kontratës.

Pak më vonë ai është paraqitur para gjykatësit ku
u mjaftua me pagesën e një gjobe. “Në deponimin tim tregova të vërtetën
duke thënë se kisha shumë frikë dhe nuk mund ta vrisja kafshën”, shtoi i
riu gjatë deklaratës për mediat.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi