Vdes aktori i njohur Bekim Femiu
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Vdes aktori i njohur Bekim Femiu
15.06.2010
Bekim Fehmiu, 74 vjeç është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen Zvezdara në Beograd, ndërsa sipas ministrit te brendshëm serb, Ivica Daqiq, mendohet se bëhet fjalë për vetëvrasje, pasi që Fehmiu ...
... ka vdekur nga arma e regjistruar në emrin e tij.
Familjarët e tij në Prishtinë kanë konfirmuar lajmin për vdekjen e aktorit te njohur.
Kush ishte Bekim Fehmiu?
Bekim Fehmiu, u lind më 1 qershor 1936 në Sarajevë ndersa ka jetuar edhe në Shkodër dhe Prizren. Fakultetin e Artit Dramatik e kreu në Beograd nga viti 1956 deri në vitin 1960, në klasën e profesorit Mate Milosheviq. Famën e arriti me filmin „Mbledhësit e puplave” të Aleksandër Sasha Petrovicit, në vitin 1967.
Karrierën e ka zhvilluar jashtë, dhe sidomos në Itali, ku ka punuar me regjisorin Dino Laurentiso.
Ka bashkëpunuar edhe me Xhon Hjuston, Avo Gardner, Sharlo Azbavuron dhe të tjerë.
Me aktrimin nuk merrej që prej vitit 1987, në shenjë proteste për histerinë antishqiptare.
Ka fituar shumë shpërblime, mes tjerash edhe Arenën e Artë në festivalin jugosllav të filmit, në Pulë, për rolin e Halil Begut në filmin ‘Roy”.
Ka qenë i martuar me serben Branka Petriq, me të cilen ka pasur dy djem – Hedonin dhe Uliksin.
Uliks Fehmiu është gjithashtu aktor, dhe rolin e fundit të madhe e ka pasur në filmin “Nesër në mëngjes”, të Oleg Novakoviqit.
Fehmiu ka lënë një përshtypje të madhe me stilin e tij prej një intelektuali të madh dhe një aktori që ka ditur ta bëj edhe jetën e tij një lojë. Ka shkruar një pjesë të autobiografisë në librin "mrekullueshëm dhe tmerrshëm", ndërsa për më shumë se një dekadë është tërhequr nga skena publike dhe nuk ka dhënë as intervista.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi