Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zhvishet parku kombëtar

2 posters

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Zhvishet parku kombëtar Empty Zhvishet parku kombëtar

Mesazh nga Miri Mon 14 Jun 2010 - 7:53

Zhvishet parku kombëtar Drenova
E vështirë për t’u besuar, por kjo është pamja që ofron një ndër parqet
kombëtare më në zë të vendit. Grumbujt e drurëve të prerë pa asnjë
kriter nga abuzuesit e shumtë i kanë dhënë një imazh shkatërrimtar
parkut kombëtar të Drenovës në Korçë. Pas 20 vjet abuzimi të përditshëm
që vazhdon edhe sot i pashqetësuar, me këtë ritëm nga parku i famshëm
vetëm emri do të mbetet i tillë.

Parku kombetar Bredhi i Drenoves shtrihet vetem pak kilometra nga qyteti i
Korces, ne periferi te fshatit qe mban te njejtin emer. Kete status ai
e ka marre ne vitin 1966 pas nje vendimi te keshillit te ministrave te
kohes. Pylli i dendur me pisha, bredha te larte e peme ahu sebashku me
nje faune te pasur, kane qene karakteristikat kryesore te ketij parku
kombetar.
Por ndryshe nga e shkuara sot gjithcka ka ndryshuar
dhe parku kombetar i drenoves eshte kthyer ne nje oaz vetem per
abuzuesit dhe demtuesit e shumte te tij. Pervec tabeles se ndryshkur
asgje tjeter nuk te ben te kuptosh se ndodhesh ne hyrje te nje parku
kombetar qe mbart mbi shpine nje histori dhjetra vjecare.
Rruga e ngushte, e pakalueshme per makinat e tonazhit te rende nuk ka penguar
aspak abuzuesit, te cilet perdorin kafshet per te transportuar lenden
drusore te prere ne menyre ta paligjshme ne pyllin e parkut kombetar.
Ne afersi te pyllit masakra behet edhe me e dukshme. Sic mesojme kjo eshte
nje manover e perdorur nga abuzuesit qe demtimet e tyre te mos bijen aq
shume ne sy. Prerjet i kryejne ne pyll, duke e kthyer brendesine e tij
ne nje punishte gjigande ku pemeve te prera u merret lenda e nevojshme
per ndertim, ndersa pjesa me e madhe hidhet.
Gjate oreve te pasdites fluksi i mushkave sa vjen e shtohet. Keto jane oret kur
masakra behet edhe madhe. Por ka edhe te tjere qe ne mungese te
kafsheve transportojne lende drusore me ç’të munden drejt fshatit.
Ne fshat jane mesuar me kete ritual. Karvani i shkelesve te ligjit kalon
ngadale pergjate drenoves gjate gjithe dites. 15 apo 20 prej tyre jane
banore te ketij fshati, te tjeret nga Mborja, Qatromi, Ravoniku,
Zvorani, e deri nga Devolli. Gjithe e gjithe behen me shume se 50
abuzues, te cilet bejne shpesh edhe dy rruge ne dite.
“Ato janë kthyer ne toke buke, nga shfrytezimi ne menyre jashtezakonisht i tepert
qe i eshte bere pylli që eshte bere fushe”, shprehet një banor.
Per te marre nje qendrim zyrtar mbi situaten drejtohemi ne komune por ajo
eshte e mbyllur. Kryeplaku nuk ndodhet ne Shqiperi. Banoret, sigurisht
ata qe nuk jetojne duke shkaterruar parkun kombetar jane te vetmit te
cilet mund te na tregojne me shume mbi masakren qe po ndodh ne Drenove.
Nje rruge e vetme me lende drusore qe perdoret per ndertim, shumica ne qytetin e Korces, sjell te pakten 20 mije leke fitim.

“Përditë priten atje, s’mbjell njeri vetem presin”, thotë banori.

Dikur parku kombetar ka patur shumellojshmeri kafshesh te egra, nga ariu i
njohur i Bozdovecit, tek ujku, kaprolli, sokadhja, lepuri e derri i
eger. Por sot te gjitha keto specie jane zhdukur apo jane larguar dhe
te vetmit qe levizin ne pyll jane njerezit me mushka.

“Nese themi park kombetar domethënë se eshte kombetare dhe cili eshte kombi,
kombi tregon ja ku eshte pylli, dmth eshte katandisur kombi ne nje
gjendje te tille ja ku eshte pylli”, thotë banori.
Por ka edhe banore qe pasi tregojne se drenovaret zoterojne pronesine e territorit
mbi te cilin shtrihet pylli, nuk druhen te shpalosin edhe nje realitet
tjeter mbi te cilin po shuhet ky park.

Ne parkun kombetar te Drenoves, ate te Lures, ne Bredhin e Hotoves, ne Miredite, Puke, Kukes,
Permet e kudo, cdo dite po kryhet nje masaker qe po con drejt zhdukjes
mijera e mijera hektare pyje e bashke me te edhe faunen dikur te pasur
shqiptare.

Nese nuk nderhyet menjehere duke zbatuar sic duhet
ligjet ne fuqi, pas pak vitesh mund te jete teper vone, e nga fauna e
flora shqiptare do te na kene mbetur vetem fotot e dikurshme.
Miri
Miri
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1299
 <b>Piket</b> Piket : 1368
Regjistruar : 25/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhvishet parku kombëtar Empty Re: Zhvishet parku kombëtar

Mesazh nga Arla Mon 14 Jun 2010 - 9:03

Masakra e pyjeve ka 20 vjet qe ka filluar dhe kur te filloj erozioni, do ikim. Kush po pyet, askush nuk po mendon pasajot e nje katastrofe qe po afron.
Arla
Arla
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2501
 <b>Piket</b> Piket : 2696
Regjistruar : 06/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi