Arrestohet Albin Kurti
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Arrestohet Albin Kurti
Policia e Kosovës, ka arrestuar të shtunën liderin e Lëvizjes
Vetëvendosje!, Albin Kurti, mu në ditën kur ai bëri të ditur se kjo
lëvizje do të hyjë në politikë, respektivisht se do të marrë pjesë në
zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë.Lajmi është
bërë i ditur nga përfaqësues të kësaj lëvizjeje, të cilët kanë thënë se
së bashku me Kurtin janë arrestuar edhe disa aktivistë të tjerë.
Arrestimin e Kurtit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Njëri nga aktivistët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i tha BBC-së
se ndërhyrja e policisë për arrestimin e Kurtit, në selinë e Lëvizjes,
ishte e dhunshme. Por zyrtarë të policisë i thanë BBC-së se policia nuk
ka përdorur dhunë në rastin e Kurtit.
Konjufca tha se në orët e ardhshme Lëvizja do të vendosë se cilat do
të jenë hapat e mëtejshme pas arrestimit të udhëheqësit të saj.
Albin Kurti u arrestua mbi bazën e një fletarresti të lëshuar nga
një gjykatës ndërkombëtar, me akuzën se ka bërë thirrje për rezistencë
dhe pengim të personave zyrtarë gjatë një proteste në vitin 2007.
Dy persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, kur policia e
UNMIK-ut, përdori plumbat e gomës për të shpërndarë turmën, që
protestonte kundër pranisë ndërkombëtare në Kosovë.
Një numër seancash gjyqësore ndaj Kurtit janë shtyrë në dy muajt e
kaluar, për shkak se ai nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjykatës.
Policia e Kosovës ka provuar disa herë që ta arrestojë Kurti por pa ndonjë sukses.
Një numër organizatash joqeveritare kanë mbledhur mbi 170 mijë
nënshkrime me kërkesën për të pezulluar procesin ndaj udhëheqësit të
Lëvizjes Vetëvendosja.
Kurti u arrestua në selinë e Vetëvendosjes, pak orë pasi mbajti një
konferencë për gazetarë, ku njoftoi se Lëvizja Vetëvendosje do të marrë
pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në një konferencë për media të shtunën në Prishtinë, me rastin e
pesë vjetorit të themelimit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, lideri i saj
Albin Kurti tha se “kemi vendosur, në parim, për pjesëmarrje në
zgjedhje në të ardhmen”.
“Pra, përveçqë tashmë nuk e përjashtojmë mundësinë e pjesëmarrjes,
po ashtu mendojmë ta shfrytëzojmë këtë mundësi”, u shpreh Kurti.
Kurti po ashtu ka shpjeguar se Lëvizja Vetëvendosje! nuk do të marrë
pjesë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm vetëm nëse rrethanat në Kosovë
cilësisht ndryshojnë shumë duke u bërë të jashtëzakonshme e krejtësisht
të tjera. /BBC/REL/Telegrafi/

Dewil- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 10415
Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
Mosha : 37
Vendbanimi : Bantanama :)
:: Zone e Lire :: Lajme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi