Profesione ndryshe
2 posters
Profesione ndryshe
Mira Muça është 35
vjeç. Ajo po përgatitet të nisë këtë mëngjes një nga punët më të
vështira dhe më të rënda dhe më të përgjakshme që mund të kryejë një
njeri. Kjo grua është një kasape, një therrëse profesioniste e kafshëve,
mishi i të cilave tregtohet nga vetë ajo për konsumatorët.
“Unë kam 11 vjet që punoj. I kam hyrë
kësaj pune së duhet të jem e pavarur. Dua të jem në punën time. Në
fillim më është dukur punë e rëndë, por tani jam mësuar. Arrij t’i bëj
të gjitha”, tregon Mira.
Kasapja ngjall habinë e shumë njerëzve
që e ndeshin me hanxhar në dorë. Disa e admirojnë për punën që bën,
madje shprehin habinë se si krahët e saj pak muskuloz arrin të bëjë një
punë që kërkon fizikun e një mashkulli.
“Këtë punë e bën më së
miri, plus është edhe një shitëse mikëpritëse”, shprehet një prej
klientëve të saj.
Qerimi bashkëshorti i kasapes, i cili ndan këtë
punë të përditshme me të, thotë se e konsideron normale zanatin e
Mirës. Edhe pse ajo është eksperte për përdorimin e thikës, për Qerimin
nuk ka asgjë për t’u frikësuar.
“Nga që jemi të dy në të njëjtin
profesion, për mua nuk është fare e frikshme. Ajo ka punën e atillë, por
si tip është e qetë”, thotë Qerimi.
Nëse gërshëra apo gjilpëra
janë mjete që tipizojnë profesione femërore, kjo grua që kalon gjithë
ditën me hanxhar në dorë ka shembur këto klishe. Çdo ditë ajo i bën
sfidë paragjykimeve dhe shikimeve të habitura.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Re: Profesione ndryshe
Dhe kasape dhe me tualet motra
Arla- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 2501
Piket : 2696
Regjistruar : 06/01/2010
Similar topics
» Gili:Ja pse jam ndryshe
» Nora më ndryshe në videoklipin e ri
» Orinda shfaqet ndryshe
» Vanessa, shumë ndryshe në filmin e ri
» C'fare do te thote te jesh Ndryshe!
» Nora më ndryshe në videoklipin e ri
» Orinda shfaqet ndryshe
» Vanessa, shumë ndryshe në filmin e ri
» C'fare do te thote te jesh Ndryshe!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi