Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Leje lindje” për burrat familjarë

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

“Leje lindje” për burrat familjarë Empty “Leje lindje” për burrat familjarë

Mesazh nga Geri Wed 9 Jun 2010 - 10:10

“Leje lindje” për burrat familjarë Ksera-spirua
Profesionet e
vështira, shëndeti, siguria, si dhe barazia gjinore në marrëdhëniet e
punës, ishin disa nga temat që u diskutuan dje në Ministrinë e Shanseve
të Barabarta gjatë një takimi me Këshillin Kombëtar të Punës.


Qëllimi i kësaj mbledhjeje ishte
analiza e rolit që po kryen Inspektorati Shtetëror i Punës, pas hyrjes
në fuqi të ligjit mbi barazinë gjinore dhe profesionet e vështira në
Shqipëri, si dhe zbatimi i këtij të fundit.

“Shëndeti dhe
siguria në punë luajnë rol jetik në rritjen e konkurrueshmërisë,
produktivitetit në ndërmarrje dhe kontribuon në sistemet e mbrojtjes
sociale, sepse rezulton në reduktim kostosh për aksidentet, incidentet
dhe sëmundjet në punë, por rrit edhe motivimin e punonjësve”, tha
kryeinspektori i Inspektoratit për Zbatimin e Ligjit për Sigurinë dhe
Shëndetin në Punë, Vikrita Çuto.

Sipas saj, Instituti i
Shëndetit Publik ka bërë progres në drejtim të forcimit të kontrollit
për sigurinë dhe shëndetin në punë. Ajo veçoi sidomos rritjen e numrit
të inspektimeve në vitin 2009, krahasuar me 2008-n me 1304 më shumë. Ajo
çka u nënvizua gjatë këtij takimi ishte ndërgjegjësimi i sipërmarrjes,
dhe kjo sipas tyre është reflektuar sidomos në 3-mujorin e parë të vitit
2010, ku numri i mjekëve të ndërmarrjeve u rrit me 30 për qind.

Nga
ana tjetër, drejtoresha e Politikave të Shanseve të Barabarta në
Ministrinë e Punës, Alma Marku, tha se përfaqësimi i grave në
marrëdhëniet e punës është ende problematik dhe se ende gratë ndjehen të
diskriminuara në pagë, në krahasim me burrat. Sipas anketës së forcave
të punës INSTAT 2008, rezulton se raporti i diferencës në pagë të
femrave me meshkujt është 19,15%, pasi pozicionet drejtuese dominohen
nga meshkujt dhe shpërblimet që ata marrin janë shumë më të larta se të
grave”, theksoi Marku.

Gjatë mbledhjes u paraqitën edhe disa
rekomandime, të cilat kishin të bënin me hartimin e rregulloreve të
ndërmarrjeve lidhur me trajtimin e çështjeve të ngacmimit seksual në
marrëdhëniet e punës, ndërhyrjen në legjislacionin e punës për
kombinimin e përgjegjësive familjare, si oraret fleksibël për punonjësit
me përgjegjësi familjare dhe leja prindërore për baballarët.

Duke
iu përgjigjur interesit të përfaqësuesve të punëmarrësve, zv/ministri
Neritan Alibali, i njohu ata me procesin e hartimit të draft-ligjit për
profesionet e vështira. Ai i siguroi se draft-ligji ka përfunduar dhe
është dorëzuar për miratim në Këshillin e Ministrave dhe në të janë
pasqyruar edhe kërkesat e sindikatave. Punëdhënësit pjesëmarrës në këtë
aktivitet kërkuan që aktet nënligjore, që po përgatiten në zbatim të
ligjit, para se të kalojnë për miratim në Këshillin e Ministrave, të
konsultohen me grupet e interesit.

Ata madje sugjeruan që puna e
tyre të fillojë paralelisht me përgatitjen e manualeve teknike për
marrjen e masave të sigurimit teknik për degë të veçanta të ekonomisë.
Bazuar në këtë kërkesë, mbledhja shtyu për rishikim rregulloren e re të
Këshillit Kombëtar të Punës, me qëllim konsultimin me përfaqësuesit e
punëmarrësve dhe punëdhënësve. Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Punës u
thërrit dje nga ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të
Barabarta, Spiro Ksera.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi