Kufijtë e forcës
Faqja 1 e 1
Kufijtë e forcës
Nga Amos Oz
Hamasi nuk luftohet duke përdorur forcë mbi
forcë, por arsye dhe negociata për zgjidhjen e konfliktit mes Izraelit e
Palestinës, thotë në reagimin e tij publik, shkrimtari i madh izraelit
Për dymijë vjet, izraelitët njohën peshën e forcës vetëm prej goditjeve
mbi shpinat e tyre. Tanimë, për shumë dekada, ne jemi aftësuar ta
përdorim edhe vetë forcën. Por jo vetëm kaq, kjo fuqi na ka helmuar
shumë e më shumë. Gjithnjë e më shumë, ne e kemi bindur veten se mund ta
zgjidhim çdo problem duke përdorur forcën. Një njeriu me çekiç të madh,
thotë një fjalë e urtë, çdo shqetësim i duket si gozhdë, që mund ta
godasë.
Në periudhën përpara se të themelohej shteti izraelit, një pjesë e
madhe e popullsisë izraelite më Palestinë, nuk i kuptonin kufijtë e
forcës dhe menduan se ajo duhej përdorur për të plotësuar çdo dëshirë.
Për fat të mirë, gjatë viteve të para të Izraelit, liderë si David
Ben-Gurion dhe Levi Eshkol, e dinin fare mirë se kjo forcë ka kufij dhe
kanë qenë të kujdesshëm për të mos i tejkaluar ata. Por, qysh prej
Luftës së Gjashtë Ditëve në 1967, Izraeli ka krijuar forcën e tij
ushtarake. Është krijuar ideja: Çfarë nuk mund ta arrijë forca, e arrin
një forcë edhe më e madhe.
Bllokimi izraelit në Rripin e Gazës është njëri prej fruteve më
shëmtuar të këtij koncepti. Kjo ide e ka origjinën në keqkuptimin e të
menduarit se Hamasi mund të luftohet me forcën e armëve, në terma më të
përgjithshme, se konflikti me palestinezët mund shpërbëhet, në vend që
të zgjidhet.
Por Hamasi nuk është thjesht një organizatë terroriste. Hamasi është një
ide. Një ide e dëshpëruar dhe fanatike, që u zhvillua nga mërzia dhe
zhgënjimi i shumë palestinezëve. Asnjë ide nuk ka fituar deri tashmë
përmes forcës - as nga shtrëngesat, as nga bombardimet, as nga shtypja e
zinxhirëve të tankeve, as nga komandot marine. E vetmja mënyrë që
Izraeli të nxjerrë jashtë loje Hamasin, është mbërritja e shpejtë e një
marrëveshjeje me palestinezët për ngritjen e një shteti të pavarur në
Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës në kufijtë e vitit 1967, me
kryeqytetin e tij në Lindje të Jeruzalemit. Izraeli duhet të nënshkruajë
një marrëveshje paqeje me Mahmoud Abbas dhe qeverinë e tij, dhe kjo e
kthen konfliktin Izrael-Palestinë në një konflikt mes Izraelit dhe
Rripit të Gazës.
Ky konflikt i zgjatur mund të zgjidhet, në fund, vetëm përmes
negociatash me Hamasin, në mënyrë të arsyeshme, me integrimin e lëvizjes
Fatah të Abbasit me Hamasin. Edhe sikur Izraeli të nisë edhe njëqind
anije më shumë drejt Gazës, edhe sikur të dërgojë atje njëqind herë më
shumë trupa për të pushtuar Rripin e Gazës, pavarësisht se sa herë të
tjera Izraeli do të aktivizojë ushtrinë e tij, policinë dhe forcat
sekrete, nuk do të mund ta zgjidhë problemin. Çështja është se ne nuk
jemi të vetmit në këtë tokë, as palestinezët nuk janë të vetmit në këtë
tokë. Ne nuk jemi të vetmit në Jeruzalem dhe palestinezët nuk janë të
vetmit në Jeruzalem. Derisa ne, izraelitë e palestinezë, do t’i njohim
konseguencat logjike të këtij fakti të thjeshtë, ne të gjithë do të
jetojmë një gjendje të vazhdueshme izolimi – Gaza nën shtrëngesën
izraeliet, Izraeli nën shtrëngesën ndërkombëtare e arabe.
Unë nuk e nënçmoj forcën e armëve. Forca ushtarake është jetike për
Izraelin. Pa të ne nuk mund të mbijetojmë as edhe një ditë të vetme. I
mjeri vend që e nënçmon vlerën e armëve. Por ne nuk duhet t’ia lejojmë
vetes, qoftë edhe për një çast të vetëm, që forca ushtarake të mos ketë
vetëm vlerë mbrojtëse – për të mbrojtur shkatërrimin apo pushtimin e
Izraelit, për të mbrojtur jetën dhe lirinë tonë. Çdo përpjekje për ta
përdorur forcën jo si mbrojtëse, jo për vetëmbrojtje, por në vend të
kësaj, si një mjet për zgjidhur forcërisht probleme dhe për të shtypur
ide, do të çojë në fatkeqësi të reja, sikurse kjo e fundit ku ne e futëm
tashmë veten e që ndodhi në ujërat ndërkombëtare e të hapura përballë
Rripit të Gazës.
Shkrimi autorial u shpërnda nga “Scanderbeg Books”, ent botues, i cili
ka të drejtat e botimit në shqip, të shkrimtarit të famshëm izraelit

Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi