Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Djaloshi sheh në terr

Shko poshtë

Djaloshi sheh në terr Empty Djaloshi sheh në terr

Mesazh nga engjell a djall Tue 28 Apr 2009 - 18:20

Nong Youhui, një djalosh nga Kina, dallon nga bashkëmoshatarët e tij për një gjë. Ka sy jashtëzakonisht të kaltër dhe sikur macet mund të sheh në terrin më të zi. I ka impresionuar edhe doktorët pasi që babai i tij e ka dërguar në testim sepse ka qenë i merakosur për shkak të syve të tij.

“Kemi qenë edhe më herët në spital, por na kanë thënë se sytë nuk do t’i shndrisin dhe do t’i bëhen të zi sikur shumicës së kinezëve. Megjithatë, kjo nuk ndodhi prandaj kam kërkuar edhe një mendim tjetër”, ka thënë babai i djaloshit..

Ai e ka dërguar djaloshin në spitalin e qytetit Dahua, në jug të Kinës. Atje kanë bërë teste në të me të cilat janë çuditur edhe mjekët. Në fakt, në një dhomë tërësisht të errët djaloshi ka lexuar pa fije problemi sikur të gjithë njerëzit në botën normale.

Ekspertët vlerësojnë se ai ka lindur me një gjendje të rrallë e cila quhet leukoderma. Për shkak të pigmentit të zvogëluar sytë e tij janë jashtëzakonisht të ndjeshëm në ndriçim, prandaj mund të sheh edhe në terr.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi