Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 femrat miliardere më të rëndësishme

Shko poshtë

10 femrat miliardere më të rëndësishme Empty 10 femrat miliardere më të rëndësishme

Mesazh nga engjell a djall Tue 28 Apr 2009 - 18:18

Shumë prej femrave më të pasura të botës kanë qenë në qendër të vëmendjes vitin e kaluar. Shumë prej tyre s’e kanë kërkuar aspak këtë vëmendje. Në Gjermani, historia e dashurisë së trashëgimtares së “BMW-së”, Susanne Klatten, u kthye në një skandal seksual që e vuri publikisht në siklet atë dhe familjen e saj. Në Francë, Liliane Bettencourt preu marrëdhëniet me vajzën e saj, pasi ajo e akuzoi të ëmën se i kishte dhënë pjesën e saj të pasurisë një djali të ri. Në SHBA, Oprah Winfrey u shfaq nëpër media pafund në lidhje me betejën e saj të përhershme me peshën. Por, gjithsesi një pjesë e femrave miliardere janë për t’u admiruar për kontributin që kanë dhënë në përmirësimin e shoqërisë dhe filantropinë. Oprah Winfrey është një prej atyre miliarderëve që e ka shtuar pasurinë e saj gjatë krizës financiare. Ajo përdori imazhin e saj për të influencuar tek votuesit në favor të presidentit aktual amerikan, Barack Obama. Fondacioni i saj ka ngritur 55 shkolla të reja në 12 vende të botës dhe ajo ka dhuruar miliona dollarë nga pasuria e saj, duke fituar një vend në listën e njerëzve më bujarë në botë. Një tjetër miliardere filantrope është dhe Meg Whitman. E diplomuar në “Harvard”, ajo arriti të korrte sukses të madh me kompaninë elektronike “eBay” në kohën e bumit të internetit. Ajo e la detyrën si shefe ekzekutive e “Ebay-t” vitin e kaluar për t’u fokusuar në politikë dhe filantropi. Në shkurt ajo ndërmori hapin e parë drejt kandidaturës për guvernatore e Kalifornisë në vitin 2010, duke krijuar një komitet të posaçëm. Vetëm një dekadë më parë, bota nuk kishte dëgjuar akoma për J.K. Rowling apo për djalin magjistar Harry Potter. Sot Rowling është femra e vetme shkrimtare në botë që është milionere. Shitjet në gjithë botën të serive të librit të famshëm “Harry Potter” kanë kapur shifrën 300 milionë kopje. Rowling ka nxjerrë në treg tashmë serinë e shtatë dhe të fundit të librit që e bëri të famshme dhe të pasur. Shari Arison, gruaja më e pasur e Izraelit, kontrollon bankën “Hapoalim”, e cila është banka më e madhe e vendit. Në një përpjekje për të ndihmuar në ruajtjen e ujit, trashëgimtarja e pasur dha fonde për një organizatë jofitimprurëse në shtator, e cila fokusohej në bonifikimin e tubave të ujit që kullonin. Ajo gjithashtu ka njoftuar për krijimin e një plantacioni energjie diellore në Negev. Zhang Xin është një ndër gratë më të pasura në botë e gjithashtu dhe një prej atyre grave që na bën t’i admirojmë. Së bashku me bashkëshortin e saj, Pan Shiyi, ajo po i jep formë të re fasadës së Pekinit, me ndërtesa të shkëlqyera që do ndërtohen nga kompania e tyre “SOHO China”. Ajo ka themeluar një fondacion filantropik që mbështetet financiarisht nga “SOHO China” dhe ka në fokus arsimin. Rosalia Mera, së bashku me ish-bashkëshortin e saj, Amancio Ortega, e nisën biznesin duke krijuar fustane në shtëpi. Biznesi u bën një prej prodhimeve të veshjeve më të suksesshëm në botë. Ajo më pas themeloi “Paideia Foundation” që ndihmon njerëzit me paaftësi fizike dhe mendore. Ajo është aksionere e “Zeltia”, një kompani bio-teknologjike që bën kërkime për trajtimin e kancerit.


Oprah Winfrey
Pasuria: 2.7 miliardë dollarë
SHBA
Ajo është një prej atyre miliarderëve që e ka shtuar pasurinë e saj gjatë krizës financiare. Ajo përdori imazhin e saj për të influencuar tek votuesit në favor të presidentit aktual amerikan, Barack Obama. Fondacioni i saj ka ngritur 55 shkolla të reja në 12 vende të botës dhe ajo ka dhuruar miliona dollarë nga pasuria e saj, duke fituar një vend në listën e njerëzve më bujarë në botë.


Margaret Whitman
Pasuria: 1.1 miliardë
SHBA
E diplomuar në “Harvard”, ajo arriti të korrte sukses të madh me kompaninë elektronike “eBay” në kohën e bumit të internetit. Ajo e la detyrën si shefe ekzekutive e “Ebay-t” vitin e kaluar për t’u fokusuar në politikë dhe filantropi. Në shkurt ajo ndërmori hapin e parë drejt kandidaturës për guvernatore e Kalifornisë në vitin 2010, duke krijuar një komitet të posaçëm.


J.K. Rowling
Pasuria: 1 miliard dollarë
Skoci
Vetëm një dekadë më parë, bota nuk kishte dëgjuar akoma për J.K. Rowling apo për djalin magjistar Harry Potter. Sot Rowling është femra e vetme shkrimtare në botë që është milionere. Shitjet në gjithë botën të serive të librit të famshëm “Harry Potter” kanë kapur shifrën 300 milionë kopje. Rowling ka nxjerrë në treg tashmë serinë e shtatë dhe të fundit të librit që e bëri të famshme dhe të pasur.


Shari Arison
Pasuria: 2.7 miliardë dollarë
Izrael
Gruaja më e pasur e Izraelit kontrollon bankën “Hapoalim”, e cila është banka më e madhe e vendit. Në një përpjekje për të ndihmuar në ruajtjen e ujit, trashëgimtarja e pasur dha fonde për një organizatë jofitimprurëse në shtator, e cila fokusohej në bonifikimin e tubave të ujit që kullonin. Ajo gjithashtu ka njoftuar për krijimin e një plantacioni energjie diellore në Negev.


Zhang Xin
Pasuria: 1.6 miliardë dollarë
Kinë
Ajo është një ndër gratë më të pasura në botë e gjithashtu dhe një prej atyre grave që na bën t’i admirojmë. Së bashku me bashkëshortin e saj, Pan Shiyi, ajo po i jep formë të re fasadës së Pekinit, me ndërtesa të shkëlqyera që do ndërtohen nga kompania e tyre “SOHO China”. Ajo ka themeluar një fondacion filantropik që mbështetet financiarisht nga “SOHO China” dhe ka në fokus arsimin.


Chu Lam Yiu
Pasuria: 1.5 miliardë dollarë
Hong Kong
Ajo është një nga ato miliarderë që nuk e ka të trashëguar pasurinë. Këtë vit ajo ka fituar më shumë gjatë krizës ekonomike. Para një dekade ajo themeloi “Huabao International”, e cila prodhon aroma dhe shije që përdoren në cigare, detergjentë, pije, produkte bulmeti dhe kozmetike.


Rosalia Mera
Pasuria: 2.6 miliardë dollarë
Spanjë
Së bashku me ish-bashkëshortin e saj, Amancio Ortega, e nisën duke krijuar fustane në shtëpi. Biznesi u bën një prej prodhimeve të veshjeve më të suksesshëm në botë. Ajo më pas themeloi “Paideia Foundation” që ndihmon njerëzit me paaftësi fizike dhe mendore. Ajo është aksionere e “Zeltia”, një kompani bio-teknologjike që bën kërkime për trajtimin e kancerit.


Leonore Annenberg
Pasuria: 1.7 miliardë dollarë
SHBA
Ajo është guraja e dytë e botuesit Walter Annenberg dhe trashëgoi gjysmën e pronës së tij me vlerë 4 miliardë dollarë, kur ai u nda nga jeta në vitin 2002. Ajo ka mbajtur postin e shefes së protokollit në administratën e “Ronald Reagan”. Ajo është administruese e Muzeut Metropolitan të Artit dhe i ka dhuruar 40 milionë dollarë Qendrës Mjekësore “Eisenhower”, në vitin 2007.


Giuliana Benetton
Pasuria: 1.5 miliardë dollarë
Itali
Së bashku me vëllezërit e saj, Luciano, Carlo dhe Gilberto, ajo ka themeluar grupin “Benetton Group” në vitin 1965. Kompania shet produktet e markave të njohura “United Colors of Benetton”, “Sisley”, “Playlife” dhe “Killer Loop” në më shumë se pesë mijë dyqane në 120 vende të botës. Giuliana e nisi biznesin e familjes duke thurur fillimisht triko në shtëpi.


Filiz Sahenk
Pasuria: 1 miliard dollarë
Turqi
Ajo është trashëgimtare e kompanisë “Dogus Holding” që u ndërtua nga babai i saj, Ayhan. Ajo merret me partneritetin me markat luksoze “Tods” dhe “Armani”. Ajo është avokate e të drejtave të grave dhe një prej 100 taksapaguesve më të lartë të Turqisë. Ajo gjithashtu mban titullin e presidentes në fondacionin e bamirësisë së familjes së saj. TO
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi