Juliana Pasha, prova e parë e suksesshme në “Eurovision”
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Juliana Pasha, prova e parë e suksesshme në “Eurovision”
Juliana Pasha, prova e parë e suksesshme në “Eurovision”
(info; koha net)
Tiranë, 20 maj – Duket se e ka kaluar me sukses provën e parë në “Eurovision” Juliana Pasha, e cila përfaqëson Shqipërinë në “EuroSong 2010” pasi ka mundur të tërheqë vëmendjen e kritikës, që është shprehur në faqen zyrtare të festivalit se “këngëtarja është transformuar në skenë. Një zë i fortë dhe një këngë me performancë evropiane”. Mendohet se këto do të jenë dy nga pikat e forta, me të cilat këngëtarja shqiptare do të prezantohet në skenën e festivalit. Juliana Pasha do të prezantojë Shqipërinë më 25 maj, me këngën “Nuk mundem pa ty” (It’s all abort you), me muzikë të Ardit Gjebresë dhe Pirro Çakos. Shoqërohet nga violinisti Olen Çezari dhe tri back-vokaliste amerikane, Joy Garrison, Glenys Vargas dhe Desiree Kedjour, transmeton NOA. Konkurrentja shqiptare është e para që hap gjysmëfinalen mes 39 shteteve pjesëmarrëse. Vetëm pak para nisjes ajo është shprehur për mediet se uron të hyjë në finale. Kënga “Nuk mundem pa ty” është prezantuar para fillimit të “EuroSong 2010” në Holandë, Bosnjë-Hercegovinë dhe Greqi, me koncerte, ku këngëtarja ka marrë vlerësime pozitive, si për mënyrën e të kënduarit, ashtu edhe për vetë këngën, e cila, për herë të parë cilësohet të jetë me ngjyrime evropiane.
(info; koha net)
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Juliana Pasha: Fama nuk më bezdis
» Juliana Pasha do të këndojë anglisht
» Juliana Pasha feston 30-vjetorin në Oslo
» Aurela Gaçe përfaqëson Shqipërinë në Eurovision
» Si e shihni nje femer me karriere te suksesshme?
» Juliana Pasha do të këndojë anglisht
» Juliana Pasha feston 30-vjetorin në Oslo
» Aurela Gaçe përfaqëson Shqipërinë në Eurovision
» Si e shihni nje femer me karriere te suksesshme?
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi