Jakov Xoxa
:: Bota Shqipetare :: Letërsia :: Shkrimtare Shqiptare
Faqja 1 e 1
Jakov Xoxa
Jakov Xoxa (1923 - 1979) lindi në qytetin e Fierit. Që i ri mori pjesë në Luftën Antifashiste. Pas Çlirimit të vendit vazhdoi studimet e larta për filologji dhe njëkohësisht bëri hapat e para në poezi dhe në prozë. Më 1949 botoi veprën e parë në prozë Novela. Krijimtarinë letrare në këtë zhanër e vazhdoi dhe gjatë viteve '50, kështu në vitin 1958 botoi veprën e dytë, po me atë titull Novela. Ndërkohë botoi dhe dy drama Buçet Osumi dhe Zemra. Që nga viti 1957 punoi profesor në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ku për shumë vite ligjëroi lëndën Teoria e letërsisë. Për nevojat e studentëve, në formën e dispencës, botoi në katër vëllime veprën Bazat e teorisë së letërsisë, që ishte nga veprat më serioze të kohës (si degë e shkencës mbi letërsinë). Pikërisht se në të autori ofronte dije dhe përvojë teorike letrare të gjerë, që dilte jashtë kornizave të teorive zyrtare të kohës, kjo vepër e rëndësishme për shkencën letrare shqiptare, nuk u botua kurrë. Autori i saj u qortua dhe ai pa bujë dhe zhurmë, ashtu siç ishte gjatë tërë jetës, i qetë dhe i mbyllur në vete, u tërhoq në vetmi. Natyrisht, vlerësimi dhe kritika (zyrtare) që nuk ishte e kënaqur me bindjet e tij, me vizionin përmes të cilit Jakov Xoxa e shihte dhe e projektonte artin në përgjithësi, bënë që sa qe gjallë, të mos botohej vepra e tij e plotë; ajo u botua në Prishtinë ("Rilindja" 1971).
Pjesën më të madhe të jetës krijuese Jakov Xoxa e kaloi në një fshat myzeqar afër Fierit, ku, në vetmi të plotë krijoi romanet: Lumi i vdekur (1965), Juga e bardhë (1971) dhe Lulja e kripës (197, që hynë në rrethin e romaneve artistikisht më cilësorë, të letërsisë shqiptare. Asnjë roman para tij nuk e pasqyron në mënyrë aq komplekse botën shqiptare në prag të Luftës së Dytë Botërore, si Lumi i vdekur apo dhe periudhën gjatë luftës, si romani Lulja e kripës, ku gjejmë një shtrirje të pakufishme të rrëfimit që mbulon plotësisht hapësirën e jetës dhe të ekzistencës së mjedisit shqiptar. Jakov Xoxa është nga romancierët më në zë të gjysmës së shekullit XX. Në krijimtarinë e tij letrare ai individualizohet me parimin krijues-realist: fati individual do të jetë ai që do të hedhë dritë mbi kontestin tërësor të mjedisit dhe të kohës së fokusuar në rrëfime. Shëmbëllyeshëm me romanet e shquara realiste, Jakov Xoxa do ta vendosë dramën jetësore të personazheve dhe të familjeve në sfond të një kolektiviteti, të një gjendjeje apo të një rrjedhe historike.
Parashenja më karakteristike e prozës së Jakov Xoxës është stili. Gjuha e tij vërehet dhe veçohet si e një individualiteti të fuqishëm dhe të papërsëritshëm në letërsinë shqiptare: nga njëra anë është e pranishme fryma e urtisë popullore me tërë thellësinë e shpirtit kolektiv; nga ana tjetër, kemi një rrëfim të rrjedhës së qetë, të shtrirë në gjerësi, por edhe në thellësi.

Re: Jakov Xoxa
Tituj të veprave
* Novela (1949) [1]
* Buçet Osumi (1957) [1]
* Lumi i vdekur - roman (1965) [1]
* Juga e bardhë - roman (1971) [1]
* Lulja e kripës - (botuar pas vdekjes ne dy vellime, 1980/81)

Mjerimi ekonomik, si forca shkatërruese më e madhe, rrëzikon moralin, dinjitetin dhe personalitetin njerëzor.
Personazhi i Pilos karakterizohet edhe nëpërmjet përshkrimit realist të portretit të tij të jashtëm, bie fjala, nëpërmjet përshkrimit konkret të shtatit, fytyrës, gjesteve, veshjes etj. Prandja figura e tij, e karakterizuar me realizëmtë thellë dhe me vërtetësi të madhe, është shëmbëlltyrë e gjallë e fshatarit të asaj kohe.
Personazhi i Koz Dynjasë është shëmbëlltyrë e tipit të fshatarit pa tokë, me vetëdijë shoqërore kryengritëse dhe të indoktrinuar me idetë comuniste. Prandaj edhe ndryshimet shpqërore dhe ekonomike i pret me dhunë, me revolucion si në Rusi. Mënyra kryesore e karakterizimit të tij është e folura ironie që përdor ndaj kundërshtarëve. E folura e tij ironie shpreh jo vetëm përbuzjen, por edhe epërsinë e tij mentore dhe morale ndaj Suat bej Vërdhomës, qehallarëve etj.
Personazhi i Vitës është një tërësi ndjenjash, prandaj gati receptohet nëpërmjet ndjenjave të saj si një heroinë sentimentale. Ajo më tepër përjeton dashurinë sesa jeton me mundimet dhe vuajtjet e përditshme. Prania e saj ndihet e fortë në krejt romanin, kurse bëmat dhe sjelljet shihen më pak. Zgjimi I ndjenjavedashurore shkon krahas zhvillimit femëror dhe zbukurimit të saj, aq sa duket sikur dashuria e zhvillon dhe e zbukuron atë. Përshkrimet për zgjimin e saj dashuror dhe zhvillimin femëror janë ndër më emocionueset dhe të rralla në prozën shqipe. Edhe marrëdhëniet e saj me të tjerët, kryesisht, janë marrëdhënie ndjenjash. Si bijë vuan dhimbjen e madhe për vdekjen e parakohëshme të së ëmës, si motër provon herëtdhembshurinë për vëllanë dhe motrën e vogël jetime; si vajzë e sinqert dhe pa paragjykime përjeton thellë dashurinë erotike për Adilin.
Dashuria për Adilin njëjtësohet me vetë jetën e saj, me kënaqësit sublime, me bukurinë dhe lumturinë e jetës.
Vita, gjithashtu, është simbol I pasioneve rinore të vrullshme dhe të pandalshme, është simbol I dashurisë që cel edhe në kënetën e jetës, edhe në mes të fanatizmit, symbol I gëzimit dhe I përtëritjes së jetës; simboli I femrës që ngacmon erotikisht njerëzit dhe poetizon krejt mjedisin.
Në karakterizimin tepër dallues të personazheve një rol të madh luan gjuha dhe e folura e tyre. Si fjalori që përdorin, ashtu edhe mënyra e të folurit, përputhet me botëkuptimin dhe gjendjen e tyre shoqërore, me veprimtarinë jetësore, me ndjenjat, mëndësitë, karakterin, pasionet e tyre etj. Personazhi I Pilo Shpiragut, p.sh., ka fjalorin e kufizuar të fshatarit të pa shkollë dhe të pa dalë nga fshati, vetëm me fjalë të jetës fshatarake. Me natyrën e tij të mbyllur në vetvete, për shkak të pasigurisë të përhershme dhe të mosbesimit ndaj të tjerëve, Piloja flet pak, shkurt dhe në mënyrë të prerë. Si mëshirim I fshatarit të mencur e të matur, I formuar me filozofinë praktike të jetës, shpesh dialogun me shprehje të përpunuara në trajtën e fjalëve të urta. E folura e tij, në një masë, është e ngurtësuar, sepse është e trashëguar bashkë me mënyrën e jetesës, mëndësit dhe zakonet.
Suat bej Vërdhoma, që është shëmbëlltyrë e një tipi të shtresës së lartë të bejlerëve, ka një fjalor të larmishëm. Ai flet pëer bujqësinë, shtetin, ligjet, zakonet, kurthet, mashtrimet, qejfet, seksin etj., që janë edhe interesimet e tij. Si mishërim I pronarit sundimtar, e folura e tij zakonisht është në trajtën e urdhërit, por edhe me shprehje fyese ndaj bujqëve, rojave dhe vartësve. Kurse si mishërim I tiranit djallëzor të fshatit, përdorë fjalë me nënkuptime, herë nxitëse dhe mikluese, herë ndaluese dhe fshikulluese.
Personazhet e Sulejman Tafilit, Adilit dhe personazhet e tjera të familjes kosovare dallohen edhe më tepër prej të folurës së tyre në dialektin geg. E folura e tyre në gegërisht ringjall përkatësinë krahinore dhe, krahas saj, zbulon traditat, zakonet dhe mendësitë e tyre. Gjuha e këtyre personazheve është më e thukët, por me rrjedhë të njëtrajtshme, plot shprehje karakteristike dhe fjalë të urta. Kështu, Jakov Xoxa, në letërsinë shqiptare, mbetet nga mjeshtrit e karakterizimit të theksuar të personazheve nëpërmjet fjalës së tyre. Personazhe të tilla realiste, kaq të ngjashme me tipat e njëmendtë të jetës, sic janë te Lumi I vdekur sjellin me vërtetësi jetën e gjallë të kohës për të cilën rrëfehet.
Dramatizimi – nderje emocionale
Lumi I vdekur ka një dramatizëm të theksuar. Ai përftohet prej konflikteve të forta ndërmjet personazheve.
Personazhet kryesore, zakonisht, janë disa konflikte njëherësh, prandaj secili prej tyre është hero I një drame më vete. Kështu, romani përbëhet nga një varg dramash të forta të lidhura me njëra – tjetrën. Familja Shpiragu, bie fjala, është në disa konflikte njëherësh me rrethin shoqëror dhe, po ashtu, brënda kësaj familjeje ka disa mikrokonflikte.
Mbishtresa simbolike, shenjë e stilit modern
Lumi I vdekur ka edhe një mbishtresë simbolike, që e rrit ndjeshëm shprehinë e tij. Lumi, rruga, qerrja, rrotat e qerres nuk janë vetëm objekte kryesore të romanit, por janë dhe simB*l*. Fjala e parë e titullit është lumi, që në kuptimin më të përgjithshëm, simbolizon rrjedhën e kohës, e cila shkon pa kthim, rrëmben dhe fshin gjithcka. Kurse në kuptimin më konkret simbolizon rrjedhën e jetës shqiptare të kohës që rrëfehet. Titullohet Lumi I vdekur, sipas një hidronimi të njëmendtë në Myzeqe. Rrjedha e jetës shqiptare përngjasohet kështu me Lumin e vdekur. Lumi I jetës shqiptare, sipas shëmbëlltyrës së romanit, është edhe ai I vdekur dhe I shterur, me tërë atë mjerim e varfëri, prapambetje, padituri dhe mungesë të ardhurash për të jetuar. Dhe, po ashtu, vërshimi I papritur I Lumit të vdekur, që përmbyt gjithcka, përngjan me shkatërrimin e përgjithshëm e të papritur që sillte kriza ekonomike e atyre viteve, si dhe lufta që sapo kishte filluar.
Qerrja shtëpi me të cilën mbartet familja e Pilo Shpiragut nga Griza në Trokth, d.m.th. nga fshati I dëbimit në fshatin e shpresës, është shenja e një qëndrueshmërie, e një bashkimi të fortë familjar, që mund t’I përballojë vështirësitë e reja. Ndërsa qerrja- - shtëpi në rrugën e madhe simbolizon vazhdimësinë e jetës dhe të shpresave, por edhe vazhdimësinë e varfërisë së skajshme, të pasigurisë dhe të vuajtjeve.
Në Pyllin Mbret, që është vendi I kuajve të egër, strehoen të dashuruarit e arratisur, Vita dhe Adili. Pylli Mbret është symbol I hapësirës së lirisë shoqërore dhe morale, I dashurisë së pastër e të pakërcënuar, është pylli I ëndrrave dhe I shpresës.
Kapja e kuajve të egër në Pyllin Mbret është një alegori për plojën e Luftës së Dytë Botërore, që po afronte. Kapja në lak e kuajve të egër, alegorikisht është kapja e dhunshme e njeriuttë lirë në lakun e ushtrisë dhe luftës.
Apolonia, qyteti I lashtë Ilir, me gjetjet arkeologjike ringjall lashtësinë e panjohur prej vetë shqiptarëve; ringjall lashtësinë e keqpërdorur nga padituria e tyre.
Edhe qeleshja e Adilit në shumë rrethana ka funksion simbolik, madje është simboli më emocional. Ajo është sinjal I ngacmimeve dashurore të Vitës. Por, është edhe sinjal I shqetësimeve atërore të Pilos, sic është dhe ngacmues I fanatizmit dhe I xhelozisë së vëllait, Llazit. Dhe, herë pas here, ajo është shkëndija që ndez thashethemet, mërinë, dashamirësinë, rivalitetin, ose lakminë për Vitën. Qeleshja e bardhë, që përngjan me dëborën veriore të Kosovës, prej nga kanë zbritur tafilajt krenarë, është metonimi simbolizues e disa tipareve kryesore të vetë personazhit që e mban. Shfaqja e qeleshesriaktivizon emocionet që shkaktohen prej cilësive dalluese të Adilit, sikurse janë: burrëria, dinjiteti I pacënueshëm, besa, krenaria e tepruar, vetëpërmbajtja, sinqeriteti e naiviteti, tradicionalizmi e fanatizmi. Në sytë e Vitës, qeleshja herë – herë, shfaqet si një ëndërr e bukur e dashurisë, por e largët dhe e paarritshme. Prandaj, qeleshja e bardhë shkakton vazhdimisht ngacmime emocionale të ndryshme.
Mbishtresa simbolike është një nga shenjat e stilit modern bashkëkohor, që ndërfutet në stilin realist të Jakov Xoxës. Në këtë tërësi simbolike veprojnë edhe parashenjat, që janë një vecori tjetër e stilit të tij.

Pasuria e madhe gjuhësore
Lumi I Vdekur vecohet në prozën shqipe edhe për pasurinë e madhe gjuhësore. Pasuria e madhe gjuhësore vjen te Lumi I Vdekur, si një roman tjetër, nëpërmjet të folurës së personazheve, kanë rrjedhë gjerësisht jo vetëm burimet popullore të toskërishtes, por edhe të gegërishtes.
Fjalori I tij është shumë I begatë. Në të janë përdorur të gjitha strukturat leksikore: fjalët e pafundme të përdorimit të përditshëm, profesionalizmat bujqësore dhe blegtorale, krahinorizmat, historizmat, barbarizmat etj.
Krahinorizmat, edhe një pjesë e profesionalizmave bujqësore, krijojnë ngjyresën e njëmendtë të vendit të ngjarjeve, d.m.th. ngjyresën krahinore të Myzeqesë. Historizmat dhe barbarizmat etj., krijojnë ngjyresën karakteristike të kohës së rrëfyer, d.m.th. krijojnë ngjyresën historike të viteve ’30 të shekullit XX. Prandaj, te Lumi I Vdekur janë tepër të përcaktuara, tepër të konkretizuara si koha e rrëfyer ose koha e ngjarjeve, ashtu edhe hapësira dhe mjedisi ku zhvillohen ngjarjet.
Fraza, si e rrëfimit ashtu dhe e përshkrimit, është e gjatë dhe e përbërë, sepse shpreh krahazi shumë kumtime. Ajo është e ngarkuar përplot me kumtime, madje, herë – herë, është edhe e mbingarkuar. Një frazë e tillë, me dëndësi të mëdha kumtimesh, krijon shëmbëlltyrën e gjerësisë së jetës, krijon gjerësinë e rrëfimit dhe të përshkrimit epik.
Pasuria e madhe gjuhësore e romanit Lumi I Vdekur është shprehja më e drejtpërdrejtë e pasurisë së madhe të mendimeve dhe të ndjenjave që janë ndryrë në të.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi