Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kerkon te punesohet si.... Dashnorja e Pronarit

Shko poshtë

Kerkon te punesohet si.... Dashnorja e Pronarit Empty Kerkon te punesohet si.... Dashnorja e Pronarit

Mesazh nga Arla Sun 16 May 2010 - 23:42

Te jete kjo e vetmja gje qe di te beje kjo grua apo ne kete menyre e ka punen te sigurte?!
Burimi:
ikub.al


lajmiShpesh është dëgjuar për “ngacmimet” që bëjnë shefat ndaj nëpunëseve, si nëpër administrata, ashtu edhe nëpër kompani private. Por ja që tani ka edhe femra që ofrohen vetë, vetëm e vetëm për t’u punësuar. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një grua 45-vjecare e cila përmes një lajmërimi në një gazetë shqiptare, në rubrikën e famshme të “Vajzat kërkojnë djem” (Shiko imazhin majtas) ka dalë hapur në kërkesën e saj për të pasur një lidhje sekrete, duke lënë edhe numrin në të cilën të interesuarit mund ta kontaktojnë. E deri këtu nuk ka ndonjë gjë të çuditshme, por e çuditshmja vjen më pas kur ajo vendos si kusht që pretendenti duhet të ketë edhe një biznes, ku ta punësojë atë. Pra, në radhë të parë s’dëshiron ta bëjë lidhjen publike, por është e gatshme që përveçse të punojë në firmën e të dashurit, të “punojë” edhe jashtë orarit të punës. E mesa duket, ky rast tregon se prostitucioni modern (jo më ai i fëlliquri i rrugëve për të cilin jemi përgojuar pas viteve ’90, është duke hedhur hapat e parë edhe në Shqipëri...
Arla
Arla
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2501
 <b>Piket</b> Piket : 2696
Regjistruar : 06/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi