Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kruja të dhëna bazë

Shko poshtë

Kruja të dhëna bazë Empty Kruja të dhëna bazë

Mesazh nga Arla Fri 14 May 2010 - 8:18

Për herë të parë emri "Krujë" përmendet në shekullin e XII-të.
Emri "Krujë" mendohet ta ketë origjinën te fjala "krua" (burim uji),
sepse në Krujë ka shumë burime. Banorët e Krujës i thërrasin qytetit të
tyre dhe burimeve të ujit me të njëjtin emër "krò". Banorët e Krujës i
thërrasin vetes "krutonë" ose "krotonë". Në gjuhën zyrtare banorët e

.Kruja të dhëna bazë 180px-Kruje_bazaarKruja të dhëna bazë Magnify-clip

Krujë bazaar.


Krujës quhen "krutanë".



Kruja njihet si kryeqendra e rezistencës ndaj pushtuesve osmanë gjatë kohës që Skënderbeu udhëhiqte këtë rezistencë. Kështjella e Krujës u rrethua 4 herë nga ushtria Osmane. Në rrethimin e katërt kështjella e Krujës ra në dorën e pushtuesit.
Ekonomia


Kruja është një qendër e rëndësishme turistike në Shqipëri.
Përveç kësaj në Krujë zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe disa industri.
Për tu përmendur janë industria e këpucëve në të cilën punësohen shumë
gra dhe vajza nga Kruja dhe komunat përreth. Gjithashtu në Krujë është
aktive edhe industria e nxjerrjes dhe përpunimit të gurit gëlqeror.



Kruja gjate 1400-1500 Gjate ketyre viteve Kruja strehonte skenderbeun
se bashku me trupat e tij, per shume vjet me rradhe qyteti u ka
mbijetuar sulmeve te fuqishme osmane. te pajisur shume here me mire me
mjete lufte ushtaret osmane u perpoqen disa here te pushtonin qytetin
por pa rezultat. skenderbeu nuk luftonte brenda ne qytet por jashte
tij. Ai linte vetem nje pjese te vogel te ushtrise se tij afro 2000
ushtare ne qytet dhe vete fshihej neper pyjet afer. kur shihte momentin
e pershtatshem i sulmonte osmanet dhe i kapte ne befasi. Kjo lloj
menyre luftimi u kushtoi shume osmaneve pasi ata lane shume burra ne
fhushe te betejes. Per disa vite qyteti u morr nga Napoli dhe mbreti
Alfons V. Skenderbeu ia dha keshtjellen ne menyre qe Napoli ta
ndihmonte me ushqime e trupa kunder osmaneve. Pas vdekjes se Alfonsit,
djali i tij Ferrante morri fronin me ndihmen e Skenderbeut i cili
kishte cuar trupa ne italine jugore per te ndimuar djalin e Alfonsit
kunder Anzhuve te cilet donin te merrnin fronin. Mirenjohes per ndihmen
e Skenderbeut Ferrante ktheu keshtjellen ne forme feudi. Ndihmat nga
Napoli vazhdonin te vinin drejt Krujes por jo ne te njejten sasi si
gjate kohes se Alfonsit.
Kalaja e Krujes
Kruja të dhëna bazë Kruja_01

Muzeu Etnografik ne Kruje
Kruja të dhëna bazë Muzeu_Etnografik_n%C3%AB_Kruj%C3%AB

Germadhat nga keshtjella e Krujes
Kruja të dhëna bazë Germadhat_nga_keshtjella_e_krujes

Muzeu i Krujes
Kruja të dhëna bazë Muzeu_i_Krujes

Arla
Arla
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2501
 <b>Piket</b> Piket : 2696
Regjistruar : 06/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi