Bedri Jashari: Puna ime është rreziku
Bedri Jashari: Puna ime është rreziku
Zotëria në fjalë nuk
ka probleme mendore dhe aq më pak nuk po tenton vetëvrasjen. Ai është
Bedri Jashari, kaskadori i parë dhe aktualisht i vetëm shqiptar.
Do të udhëtojmë sot në atë pak aksion
që i ka lejuar vetes kinematografia shqiptare i cili, të paktën në 35
vitet e fundit është realizuar nëpërmjet këtij njeriu kurajoz dhe shumë
atletik.
Për të kuptuar zgjedhjen për këtë profesion të
rrezikshëm duhet të ndalojmë në disa nga rolet e tij.
“Tek
Balada e Kurbinit unë kam dubluar Ema Ndojën”, tregon Bedriu.
Po
kaq e vështirë ishte edhe skena ekstreme në filmin tjetër të realizuar
pak vite më vonë. Për shikuesit, këtë pjesë e ka kryer aktori i njohur
Ndriçim Xhepa. Në të vërtetë, njeriu që po dëmtohet atje është thjesht
kaskadori ynë.
I drejtohemi urës së kataraktit në periferi të
Tiranës dhe për Bedriun emocioni është jashtëzakonisht i madh dhe lotët
për një njeri të fortë si ai janë të papërmbajtshme. Ky vend lidhet me
një nga rolet e tij të fundit.
“Më 2 dhjetor 2007 më ka ndodhur
nje aksident. Jam hedhur nga maja aty me bindjen se kishte ujë, por aty
ishte beton”, flet ai në urën e Katarit.
Dëmtimet kanë qënë
korniza e karrierës së tij, në një tjetër rol e ka breë të ndeshet me
një qen dhe udhëtimi ynë vazhdon në kërkim të sheshxhirimeve me aksion.
“Qeni
dikur ka qënë besnik me padroinin e vetë. Kur realizova skenën në
fillim më kafshoi, ndërsa në dublën e dytë me iku”, rrëfen Bedriu.
Por
karriera e tij lidhet me pasionet e fëmijërisë madje dhe vendxhirimet
janë zgjedhur herë pas here me sugjerimet e tij, siç është ura e Brarit,
vend i dashur për femijërinë e tij dhe gjithashtu i pranishëm në dublat
që ai ka xhiruar si profesionist.
“Une këtu kam xhiruar dy tre
filma”, thotë ai.
Në zanatin e tij ka parë shumë dhe ka hequr
shumë sidoqoftë endrrat në sirtar nuk mbarojnë.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Shëmbëlltyra e familjes Jashari është unikate
» Si mendoni është mirë të harrosh dikë, është vështirtë, është mëkat apo ...?
» Puna me stres e rrezikshme për femrat
» Adem Jashari
» Adem Jashari......
» Si mendoni është mirë të harrosh dikë, është vështirtë, është mëkat apo ...?
» Puna me stres e rrezikshme për femrat
» Adem Jashari
» Adem Jashari......
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi