Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Audi, VW e Porsche assesi të pajtohen rreth modelit R4

Shko poshtë

Audi, VW e Porsche assesi të pajtohen rreth modelit R4 Empty Audi, VW e Porsche assesi të pajtohen rreth modelit R4

Mesazh nga Dewil Tue 11 May 2010 - 11:19

Ani pse fillimisht na dukej që kupeja e radhës nga Audi për
masa, R4, po na trokiste në derë, ka gjasa që do të na duhet të presim
edhe pak.
Në fakt, në këtë muhabet, siç ishte pritur, është
përfshirë edhe Volkswagen i cili dëshiron të përdorë platformën e
prodhuesit Audi për modelin e vet kupe – BlueSport. Ndaj platformës me
bllok të motorit të vendosur në mes dhe me tërheqje në boshtin e prapmë
nuk janë imun as në Porsche, drejtorët e të cilit ende lodhin veten
duke menduar se a ju duhet një model roadster/kupe i cili është më i
pranueshëm nga pikëpamja e çmimit nga ai që ka - Boxster.
Audi, VW e Porsche assesi të pajtohen rreth modelit R4 Audir4a

Megjithatë, problemi më i madh për tre prodhuesit gjerman është të
pajtohen për materialin i cili duhet përdorë për shasinë. Siç raporton
portali teknologjik britanik Autocar, gjermanët nuk mund të vendosin në
mes përpunimit më të thjeshtë dhe më të lirë - shasisë më të rëndë të
ashtuquajtur monocoque nga çeliku, apo më të lehtë por më të komplikuar
për përpunim dhe më të shtrenjtë nga alumini.
Mirëpo, siç pohojnë inxhinierët e Audi, “kur tre prodhues punojnë në
një model, gjasat janë të mëdha që të merret drita e gjelbër për
prodhim”.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi