Qepa, sa shumë veti kuruese…
Qepa, sa shumë veti kuruese…
Disa e urrejnë dhe
disa e duan, disa e konsiderojnë si mbretëresha e kuzhinës dhe disa të
tjerë e shohin si një torture, por e vërteta është se qepa zotëron
cilësi shumë të mira për shëndetin tonë.
Bëhet fjalë pëe një nga
perimet më të dobishme të kuzhinës, rreth se cilës, shkencëtarët e
Universitetit të Katalonjës në Barcelonë kanë bërë një studim të
hollësishëm. Ata kanë analizuar të dhënat e qepës së bardhë dhe
të verdhë, duke vënë re se qepa është në gjendje të parandalojë
përhapjen e baktereve Bacillus cereus, Staphylococcus aureus,
Micrococcus luteus dhe Listeria monocytogenes, mikroorganizma që gjenden
shpesh në ushqime.
Përbërësit fenolikë të qepës mbrojnë nga
sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerogjene por kanë edhe aftësinë të
ndihmojnë në një tretje të mirë. Sipas shkencëtarëve, për shkak të
këtyre aftësive, qepa duhet të përdoret gjerësisht në ushqimet e
konservuara si majoneza, margarina e shumë të tjera. Qepa njihet
gjithashtu edhe si një perim me vlera ushqyese për shkak të përmbajtjes
së mineraleve sodium, hekur, azot, silic dhe disa vitamina.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi