Oxhaku i Hysove
Faqja 1 e 1
Oxhaku i Hysove
Familja e në një raport për Hapsburgët
cilësohet si "familja më
bujare e gjithë Epirit".
Ajo i përkiste shtresës së komandantëve ushtarakë apo të
bylykbashëve, pra shtresës së atyre familjeve feudale të
zonave
malore që nuk kishin prona të shumta tokësore. Këto
mbaheshin e
pasuroheshin kryesisht duke pajtuar e drejtuar njerëz me
rrogë
në shërbim të forcave të armatosura perandorake dhe të
qeveritarëve të sanxhakëve brenda apo jashtë Shqipërisë,
ose
duke marrë nën mbrojtje fshatra e krahina kundrejt
shpërblimesh.
Ndryshe nga ç’pretendohet në disa gojëdhëna që i
paraqisin me
prejardhje anadollake, meqenëse i pari i tyre paska qenë
një
dervish i arratisur për krime nga rajoni i Anadollit,
Hysot
vinin nga një familje e vjetër labe, të parët e së cilës
kishin
qenë të krishterë, por që u islamizuan pas pushtimit
osman. Me
rrënjë të vjetra në krahinën e Tepelenës, Hysot u
dalluan si
shtëpi bylykbashësh në fundin e shek. XVII, pikërisht
kur
Perandoria Osmane filloi të mbushte radhët e forcave të
armatosura të saj me ushtarë me pagesë. Përfaqësuesi i
saj në
mbarim të shek. XVII deri në mesin e dhjetëvjetorit të
dytë të
shek. XVIII ishte Mustafa agë Hysoja ose Muço Hysoja. Në
dokumentacionin e kohës ai përmendet herë si çaush
jeniçerësh e
herë si dizdar i kështjellës së Tepelenës, por kryesisht
përmendet si një aga i pasur e i fuqishëm që ndiqej prej
disa
qindra trimash luftëtarë. Ai njihej gjithashtu si rebel
dhe si
një nga krerët e kryengritjes së Labërisë në vitet
1704-1714 për
të mos paguar xhizjen, ndërsa djemtë e tij dalin si
sipërmarrës
të kësaj takse të rëndësishme shtetërore në krahinën e
Myzeqesë
dhe të Mallakastrës, të cilën mund ta vilnin, sidomos në
periudhën e anarkisë feudale, vetëm feudalët më të
fuqishëm.
Muço Hysoja ishte një nga krerët labë më në zë dhe
familja e tij,
njëra nga më të shquarat e Labërisë, që kishte filluar
të
ngjiste shkallët e hierarkisë së lartë administrative
dhe të
rivalizonte me oxhaqet kryesore të Shqipërisë Jugore në
luftën
për pushtetin politik. Pjesëmarrja e Myftar bej Hysos si
komandant ushtarak me rrogë në luftën veneto-osmane të
viteve
1714-1718 dhe vrasja e tij në rrethimin e kështjellës së
Korfuzit në vitin 1716 e rritën rolin e të birit, Veli
Beut , si
pretendent për kreun e sanxhakut të Delvinës. Ky pinjoll
i
Hysove, që kishte hyrë dhëndër në oxhakun e Mahmud pashë
Konicës,
arriti të ngrihej në radhët e mirmiranëve dhe në mesin e
shek.
XVIII u emërua qeveritar i sanxhakut të Delvinës me
gradën pashë.
Por grindjet për pushtet vijuan dhe u acaruan më tej,
prandaj
Veli pashë Hysoja nuk qëndroi gjatë në pushtet. Pas
vdekjes së
tij, rivalët mundën të kapnin edhe të venë e tij që e
burgosën
për disa muaj në qytetin e fortifikuar të Kardhiqit, për
ta
liruar pastaj kundrejt një shpërblimi e garancish të
miqve të
shtëpisë së Hysove. Sidoqoftë kjo shtëpi tashmë ishte në
radhët
e oxhaqeve shqiptare. Nën drejtimin e Ali Beut , djalit
të Veli
Pashës, ajo do të bëhej shtëpia më e fuqishme e
Shqipërisë
Jugore dhe e gjithë Shqipërisë. Stërnipi i Muço Hysos
dhe djali
i Veli Pashës, Ali Beu, nuk e filloi karrierën e tij si
hajdut
rrugësh, sikurse mëtohet në gojëdhënat që janë pasqyruar
në
shumicën e literaturës së shkruar për jetën e Ali pashë
Tepelenës (1740-1822), e sidomos për dyzetë vitet e para
të
jetës së tij. Përkundrazi, ai u rrit e u edukua si të
gjithë
djemtë e tjerë të oxhaqeve feudale të kohës së vet. Ali
Beu u
arsimua si një bir pashai dhe, duke u ndihmuar nga të
afërmit
dhe sidomos nga miqtë e shtëpisë së vet, që e kishin
lidhur të
ardhmen e tyre me atë të kësaj shtëpie të dëgjuar, u vu
shpejt
në krye të formacioneve ushtarake me pagesë të krahinës
së vet
aq të kërkuara nga qeveritarët e ndryshëm të sanxhakëve e
sidomos nga valiu i Rumelisë. Si i tillë, ai u lidh me
krushqi
dyfishe me oxhakun feudal të Asllanpashallive të
Gjirokastrës më
1768 dhe u bë një nga prijësit ushtarakë më të dëgjuar.
Pa
arritur moshën 40 vjeç, ai fitoi më 1784 gradën pashë në
rreshtat e ushtrisë perandorake të Rumelisë. Po atë vit,
për
shkak se Selim pashë Koka kishte uzurpuar pushtetin e
sanxhakut
të Delvinës duke vrarë tre vjet më parë Mustafa Pashën e
Delvinës, Porta e Lartë e emëroi mytesarif të këtij
sanxhaku. Me
këtë rast ai u urdhërua nga sulltani që, pasi të shtinte
në dorë
pushtetin, të ndëshkonte me vdekje fermanliun Selim
pashë Kokën
e përkrahësit e tij kryesorë dhe të vilte me forcë
xhizjen e
papaguar nga krahinat malore. Në krye të një fuqie
ushtarake të
madhe, me luftë dhe aspak me pabesi, pashai i ri zbatoi
urdhrat
e Portës së Lartë dhe në fundin e vitit 1784 mori në
dorë
pushtetin e sanxhakut të Delvinës. Pas të atit ai u bë
pashai i
dytë i familjes së Hysove që qeverisi këtë sanxhak. Edhe
Aliu,
që i përkrahu djemtë e Selim Pashës, nuk lejoi t’u
konfiskoheshin çifligjet dhe nuk i arrestoi e i burgosi
ata, siç
pretendojnë, pa asnjë bazë, gojëdhënat, nuk u kufizua
vetëm me
sundimin në këtë sanxhak. Të ardhurat e atij sanxhaku të
vogël
nuk mjaftonin për të përballuar shpenzimet e ushtrisë së
tij
mjaft të madhe, prandaj Aliu synonte të shtinte në dorë
sanxhakët më të rëndësishëm. Qysh në fillim të vitit
1785 kërkoi
qeverisjen e sanxhakut të Tërhallës ose atë të Janinës.
Më 1786
atij iu dha qeverisja e sanxhakut të Tërhallës dhe
detyra e
zëvendëskomandantit të derbendëve, kurse në mars të
vitit 1787,
kur vezir Ahmet Kurt pasha i Beratit vdiq i helmuar si
aleat i
Mahmud pashë Bushatlliut, atij iu besua detyra e
komandantit të
derbendëve. As i biri i vezirit të helmuar, Mehmet Pasha
i
Ngurzajve, dhe as kunati i këtij, Ibrahim Pasha i
Vlorajve, që
hynë në grindje midis tyre për punën e trashëgimit të
pushtetit
në sanxhakun e Vlorës, nuk ishin në gjendje të kryenin
atë
detyrë. Por Ibrahim Pasha, i cili arriti të merrte
pushtetin në
Berat, nuk mungoi ta kërkonte postin e derbend-pashës
dhe të
rivalizonte me Ali Pashën për një kohë të gjatë. Duke
përfituar
nga mungesa e mytesarifit të sanxhakut të Janinës,
Alizoi Pashës,
që ishte larguar nga Shqipëria dhe ishte dërguar në
frontin e
luftës me Rusinë, pasi u mor vesh me Tahir Pashën e
Asllanpashallive (që i kishte dhënë Aliut vajzën e vet
për grua
të dytë) dhe, duke pasur përkrahjen e shtresave të
pasura të
qytetit e të rrethit të Janinës që shihnin tek ai të
vetmin
qeveritar, që mund të vendoste e të ruante qetësinë,
ashtu siç
kishte bërë në Thesali, Ali Pasha i Tepelenës hyri në
Janinë dhe
vendosi sundimin e vet në fund të vitit 1787. Ai e
vlerësonte
drejt Janinën kur e quante “kyç të Shqipërisë”. Janina
prej
kohësh priste një qeveritar si ai për t’u bërë me të
vërtetë kyç
jo vetëm nga pikëpamja strategjike e administrative, por
edhe
nga ana ekonomike, duke u shndërruar në qendër e tregut
ndërkrahinor të Shqipërisë Jugore
Nga Arber Bilbili

Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi