Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjeografia

Shko poshtë

Gjeografia Empty Gjeografia

Mesazh nga Geri Sun 9 May 2010 - 10:02

TE DHENA GJEOGRAFIKE PER DURRESIN
Durresi eshte qyteti me i lashte i vendit tone. Shtrihet buze
detit Adriatik
ne nje gjatesi bregdetare rreth 30 milje. Duke
qene vazhdimisht nyje e rrugeve detare dhe tokesore dhe qe ka lidhur
vendin tone me hapsirat ballkanike e europjane, Durresi ka luajtur
gjithnje nje rol te rendesishem gjeopolitik. Per nga zhvillimi ekonomik e
shoqeror, eshte qyteti i dyte i Shqiperise.

Eshte perfshire ne nje Qark Administrativ me vete. Ne perberje te ketij
Qarku bejne pjese: Qyteti i Durresit, i Krujes, i Shijakut,
Sukthi-Manza, Fushe Kruja dhe 10 komuna: Ishmi, Maminasi, Katundi i Ri,
Gjepalaj, Rrashbulli, Xhafzotaj, Bubq, Koder-Thumane, Nikel e Cudhi.
Durresi me rrethinat e aferta te tij ka nje siperfaqe 432km2.
Ne verilindje dhe lindje, ai kufizohet nga rrethi i Tiranes, ndersa ne
jug nga rrethi i Kavajes. Bregdeti perendimor i krahines laget nga ujrat
e detit Adriatik.
Vija kufitare e bregdetare eshte 114 km e gjate dhe ndahet ne:
Kufij tokesor 45.3 km
Kufij lumor 7.1 km
Vije bregdetare 61.6 km
Kufiri verilindor: Kruja me gjatesi kufitare 22.4 km
Kufiri lindor: Tirana me gjatesi kufitare 22 km
Kufiri jugor: Kavaja me gjatesi kufitare 8 km.

Vija bregdetare shtrihet nga grykederdhja e lumit Ishem deri tek Perroi
Agajit ne jug te shkembit te Durresit apo shkembit te Bardhe. Kjo vije
eshte e gjate 61.6 km.
Koordinatat gjeografike percaktuese per qytetin e Durresit jane:
Gjeresi gjeografike veriore 41° 18' 40"
Gjatesi gjeografike lindore 19° 26' 21"
Ora lokale sipas ores 12 te Europes Qendrore eshte 12° 17' 45"

Ne kete menyre Durresi eshte ne Qender te Ultesires Perendimore
Prandariatike te Shqiperise.
Koordinatat gjeografike ekstreme te Durresit jane:
Gjeresi gjeografike: 46° 16' 39" sipas vijes imagjinare
qe bashkon fshatin Boznaxhije me Bregdetin e Perroit te Agajit.
Ekstremi verior: 41° 35' Kepi Muzhlit ne Rodon
Gjatesi gjeografike ekstremi lindor: 19° 35' 30" Kodra e
Karpenit ne afersi te fshatit Vlashaj te Komunes Maminas.
Ekstremi perendimor: 19° 24' 30" Bishti Palles

Rethi i Durresit ka reliev fushor-kodrinor me lartesi mesatare
89m mbi nivelin e detit, ndersa ne qytet kjo mesatare eshte 2m.
Sistemi
i kodrave gjarperon nga Kepi i Rodonit, ne Bishtin e Palles e deri ne
Malin e Durresit (178m i larte). Ne verilindje te Malit te Durresit,
shtrihet fusha e Spitalles 60km2 e cila dikur zihej nga keneta qe lidhej
me detin permes kanalit te Porto-Romanos.

Rrethi i Durresit pershkohet nga lumenj e perrenj, ku dallohet lumi
Erzen 108 km i gjate me prurje te medha 102 kg/sek dhe lumi i Ishmit 74
km i gjate qe eshte me pak i rrembyeshem.
Rajoni i Durresit ben pjese ne brezin subtropikal me dimer te bute dhe
te lagesht dhe vere te nxehte dhe te thate.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi