Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Femra e bukur e dëmshme për shëndetin e mashkullit

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Femra e bukur e dëmshme për shëndetin e mashkullit Empty Femra e bukur e dëmshme për shëndetin e mashkullit

Mesazh nga Vizitor Sat 8 May 2010 - 19:47



Femra e bukur e dëmshme për shëndetin e mashkullit

Femra e bukur e dëmshme për shëndetin e mashkullit GetAttachment
Femrat e bukura mund të jenë të dëmshme për shëndetin e meshkujve- thonë shkencëtarët
spanjollë. Në fakt, pesë minuta të kaluara vetëm me një femër të bukur, bën që
mashkullit t’i rritet niveli i hormonit të stresit- kortizol.

Niveli i hormonit të stresit është edhe më i lartë te meshkujt që mendojnë se
femra e bukur pranë të cilës qëndrojnë, është superiore ndaj tij.
Shkencëtarët pranë Universitetit të Valencias kanë testuar 84 meshkuj, të
cilët kanë qëndruar një nga një në një dhomë. Atyre iu janë bashkëngjitur një
femër dhe një mashkull. Kur femra është larguar nga dhoma, niveli i kortizolit
nuk është rritur, ndërsa nëse është larguar mashkulli shoqërues, atëherë niveli
i kortizolit është rritur përnjëherë.
Organizmi prodhon kortizol kur gjendet nën stres fizik ose psikik, ndërsa
është i lidhur me sëmundjet e zemrës. Megjithatë mund të ketë efekt pozitiv në
doza të vogla, sepse shton vigjilencën dhe i ndihmon organizmit.
Mirëpo nëse rritja e nivelit të tij bëhet kronike, atëherë mund të
çrregullojë gjendjen e organizmit duke çuar deri te shfaqja e sëmundjeve të
zemrës, diabetit dhe impotencës.


Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi