Leonora shkruan libër për jetën e saj
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Leonora shkruan libër për jetën e saj
Që në estradë ka pasur gjithmonë xhelozi dhe intriga, para disa dite këtë gjë e shfaqën në ekranet televizive dy këngëtaret e njohura Rezarta Shkurta dhe Big Mama. Porqë të mos ngelet me kaq, një tjetër rrëfim, dëshiron të sjell edhe
këngëtarja kosovare Leonora Jakupi. Pak më ndryshe nga ato dy tjerat, Leonora mendon që gjithë ngjarjen t’a përshkruaj në libër. Leonora Jakupi, për herë të parë zbulon se ka menduar që një ditë, kur do ta lërë muzikën, të krijojë një libër. “Kam shumë sekrete për të thënë. Do të jetë një mini-autobiografi imja për të treguar çfarë ka ndodhur
brenda këtyre viteve në jetën time”, ka thënë ajo për mediat kosovare.
Ajo ndalon dhe tregon se si në estradë ka intriga dhe xhelozi të paarsyeshme.
Mbase në libër do të tregoj për secilin kush çfarë
është”, pohon Leonora për herë të parë para mediave këtë ëndërr, që pret
ta bëjë realitet. Kam pasur edhe pengesa në rrugën time. Këto peripeci
më shtyjnë që t’u ndihmoj të rinjve që kanë talent.
Të paktën, përkrahje morale apo një fjalë goje, që mund të të ndihmojë shumë. As
këto nuk i kam pasur asokohe, sinqerisht. Shumë pak veta më kanë përkrahur”.
Ajo nuk lë pa përmendur Aida Barakun, e cila e ka
përkrahur publikisht në çastin më të vështirë për të. “Asokohe ka qenë
vështirë të depërtohet. Përveç 2-3 produksioneve muzikore, në vitet e
90-ta nuk ke pasur rrugë tjetër me rastin e vitit të ri.
Ka pasur edhe kolegë të tillë që kanë thënë se nëse vjen Leonora, unë nuk vij.
Këto janë gjëra që po i përmend për herë të parë në jetën time”, përfundon këngëtarja.
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Leonora Jakupi mendon te shkruaj liber per jeten e saj
» Sygjeroni nje liber per te lexuar
» Leonora: Nuk jam shtatzënë
» Leonora në përgatitje të surprizave
» Leonora në pishina të mbyllura
» Sygjeroni nje liber per te lexuar
» Leonora: Nuk jam shtatzënë
» Leonora në përgatitje të surprizave
» Leonora në pishina të mbyllura
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi