Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kanceri i gjirit jane fjalet qe trondisin boten e nje gruaje

2 posters

Shko poshtë

Kanceri i gjirit jane fjalet qe trondisin boten e nje gruaje Empty Kanceri i gjirit më vdekjeprurës në vendet në zhvillim

Mesazh nga Geri Tue 9 Mar 2010 - 6:00

Kanceri i gjirit jane fjalet qe trondisin boten e nje gruaje F.0223164614912_m

Kanceri i gjirit më vdekjeprurës në vendet në zhvillim

Një studim i kryer nga shkencëtarë të universitetit të Harvardit, flet
mbi një rritje të pazakontë në numrin e grave me kancer të gjirit në
vendet në
zhvillim. Kjo i ka shtyrë ekspertët të hidhen në fushata për grumbullim
fondesh për kërkime shkencore për trajtimin e këtij problemi.

Në Shtetet e Bashkuara, njerëzit zhvillojnë gara sportive e fushata për
grumbullimin e fondeve për kërkime shkencore në fushën e kancerit të
gjirit.
Në fushata të tilla marrin pjesë personalitete të njohura, përfshi. edhe
gra me kancer në gji, të cilat guxojnë të flasin hapur rreth sëmundjes

tyre, si veproi Betty Ford më 1972 dhe Nancy Reagan 10 vjet më vonë.

Profesoresha e Harvardit, Felicia Knaul thotë se deri kohët e fundit,
ekzistonte mendimi i gabuar se kanceri i gjirit prekte vetëm gratë e
pasura dhe
ato në vendet e zhvilluara. Por të dhënat flasin se më shumë se 50% e
450 mijë grave që vdiqën nga kanceri i gjirit vitin e kaluar ishin nga
vendet në
zhvillim. Kjo shifër tregon se nëse një grua në një nga vendet në
zhvillim preket nga kanceri në gji, ajo ka më shumë gjasa të vdesin nga
kjo sëmundje
sesa një grua tjetër me kancer në gji në një vend të zhvilluar.

Profesoresha Knaul kryeson një program në Universitetin e Harvardit i
cili synon të gjejë një mënyrë për të siguruar kujdes mjekësor për
personat e
prekur nga kanceri, përfshirë edhe gratë me kancer në gji, që jetojnë në
vendet në zhvillim.

Edhe Dr Elmer Huerta në qendrën spitalore në Washington thotë se kjo
pjesë e problemit me kancerin e gjirit është sëmundje në vetvete.

Dr Huerta ka shumë paciente që kanë emigruar nga vendet në zhvillim dhe
thotë se e njeh pak-a-shumë realitetin dhe kulturën e botës nga ato
vijnë.
Sipas tij, shumë qendra mjekësore në Amerikën Qendrore dhe Jugore nuk
kanë aparate mamografie, ndërsa mes popullatës në përgjithësi ekziston
një
mungesë e përgjithshme e njohurive në lidhje me sëmundjen.

Ekonomia është pengesa më e madhe për kujdes mjekësor për pacientët me
kancer në vendet në zhvillim. Ekspertët thonë se një nga arsyet është se

shumë nga këto vende ekziston kultura e pagesës me para në dorë. Pra
nëse një pacient/paciente ka nevojë për të kryer një biopsi, mamografi a
radiografi, ai/ajo duhet të shkojnë në klinikë me para në dorë, gati për
të paguar. E njëjta gjë ndodh edhe për kryerjen e shumë analizave të
tjera,
dhe kush nuk është në gjendje të paguajë aty-për-aty, nuk i bën analizat
atë ditë, duke vonuar kështu procesin e diagnostikimit të kancerit në
fazë të
hershme. Në rastin e kancerit të gjirit, kjo vonesë mund të ketë pasoja
vdekjeprurëse.

Pengesat për mos-diagnostikim janë të ndryshme nga vendi në vend. Për
shembull, në disa vende në zhvillim, sëmundja e kancerit shihet me
besëtytni;
askush nuk duhet të flasë rreth saj, sepse mund të shfaqet. Ekspertë nga
universiteti i Harvardit janë duke punuar tani me zyrtarë dhe ekspertë

shëndetësisë në shumë pjesë të botës për të identifikuar dhe eliminuar
këto pengesa në mënyrë që gratë në këto vende të skanohen dhe të
diagnostikohen
në fazat e hershme kur kanceri i gjirit mund të trajtohen me sukses
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri i gjirit jane fjalet qe trondisin boten e nje gruaje Empty Kanceri i gjirit jane fjalet qe trondisin boten e nje gruaje

Mesazh nga Vizitor Wed 5 May 2010 - 1:24

Dr. Corinne Tutin
Kanceri i gjirit eshte nje nga kanceret me te shpeshte tek grate. Por si te mbrohemi nga kjo, cilat jane grate qe rrezikohen dhe cfare trajtimesh duhen bere per tu sheruar. Ja disa pikepyetje qe kerkojne pergjigje�?�

1. - Cilat jane femrat qe rrezikohen me shume nga kanceri i gjirit ?
- Kanceri i gjirit prek pergjithesisht shume gra, madje ne disa vende, po ti analizosh ne gjithe jeten e tyre i pikasim ne 1/10 te grave. Padyshim duket nje shifer marramendese dhe tronditese. Shume rralle ajo zhvillohet ne vajzat e reja, pra te moshave deri ne 30-35 vjec, nderkohe qe ajo eshte e shpeshte te grate pas moshes 50 vjecare. Ja pse ne disa vende perendimore te Evropes, depistimi i kancereve qe ne moshen e duhur behet falas dhe cdo 1 apo 2 vjet nga moshat 50-75 vjecare. Depistimi mund ti shtoje shpresat per sherimin e kancereve te ketij lloji ne 30%, pasi kanceri zbulohet me heret, pra pa u bere tumori 1 cm, cka eshte me e lehte per ta sheruar. Por ka disa lloj femrash qe rrezikohen me shume se te tjerat : vecanerisht ato qe nuk kane patur femije ose qe kane lindur femije pas moshes 40 vjecare. Po keshtu dhe ato qe kane patur probleme me thithat e gjirit, me mestruacionet qe u vijne para kohes ne adoleshence apo qe kane nje menopauze te vonuar. Padyshim edhe ato qe pijne alkool. Njihen gjithashtu edhe format gjenetike te kancerit te gjirit, por kjo ndodh rralle : ne 5-8 % te rasteve.

2. - Perse eshte shtuar kanceri i gjirit te grate ?
- Shtimi i kancerit eshte real dhe kjo nuk lidhet vetem me jetegjatesine e njerezve sot, apo me diagnostikimin e hershem te semundjes permes mamografise. Specialistet pyesin nese ndryshimet ne menyren e jeteses, vecanerisht ushqimi, luajne rol ne kete drejtim. Ata dyshojne edhe ne ndotjen e mjedisit apo efektet e trajtimeve te ndryshme hormonale te grate. Krahas kesaj jane shtuar dhe kanceret e tjera si ai i prostates, nderkohe qe burrat nuk marrin hormone.

3. - A duhet shmangur marrja e pilules (Terapia Hormonale Zevendesuese) gjate kohes se menopauzes, ne menyre qe te mbrohemi ?
- Lidhur me pilulen, ceshtja eshte delikate. Per shume kohe specialistet pohonin se globalisht ajo nuk e shtonte rrezikun e kancerit te gjirit. Por sot ekspertet jane me pak kategorik ne kete pohim. Por edhe nese eshte realisht perdorimi i pilules, ne te njejten kohe pilula ul mundesine e kancerit te vezoreve. Megjithate pilula nuk rekomandohet pas nje kanceri gjiri dhe ne keto raste duhen perdorur kontraceptive mekanike si sterilete, prezervative, etj. Eshte fakt qe perdorimi i THS, qe kombinon estrogjenet me progestativ, dhe qe rekomandohet gjate menopauzes shton disi rrezikun e mundesise se nje kanceri gjiri dhe ky rrezik eshte me i madh ne raport me kohezgjatjen e perdorimit te THS. Statistikat tregojne per nje diagrame te tille. Mjeket rekomandojne qe hormonet te merren vetem kur ato jane te domosdoshme dhe per nje kohe sa me te shkurter qe te jete e mundur.

4. - Perse nje gruaje i hiqet gjiri dhe nje tjetre jo ?
- Ruajtja e gjirit nuk eshte gjithnje e mundur, ndoshta sepse ne gji ka disa vatra tumorale ose te tilla jane karakteristikat e qelizave apo te indit tumoral, dhe sigurisht nese tumori nuk i kalon te 3 cm. Ne disa raste, trajtimi fillon me kimio-terapi per te zvogeluar volumin e tumorit, cka lejon qe ne nje faze te dyte te besh operacionin duke ruajtur gjirin e femres.

5. - "Kimioterapia", a eshte dicka sistematike ne keto raste ?
- Kancerologet kane tendence per ta bere ate, pasi ajo pakeson rrezikun e rishfaqjes se kancerit. Por ajo eshte e padobishme kur tumori eshte me pak se 1 cm. dhe kur dallohet heret, ne nje kohe qe gjendrat limfatike te sqetullave ende nuk jane prekur, cka e ndeshim gjithnje e me shpesh gjate depistimit te hershem. Ne kete rast, trajtimi qendron kryesisht ne heqjen e tumorit permes kirurgjise dhe pastaj mbi gjirin e gruas behen rrezet me energji te larte (radioterapi). Te disa femra qe jane ne menopauze, kur tumori eshte i pajisur me receptore hormonale, nje hormono-terapi me anti-estrogjene mund te perdoret si plotesues i kimio-terapise.

6. - Kur perdoret hormono-terapia ?
- Nuk duhet ngaterruar hormono-terapia e kancerit te gjirit me trajtimin e gruas me Terapi Hormonale Zevendesuese, qe shpesh u rekomandohet grave ne menopauze. Ne kancerin e gjirit jepen ne fakt ilace qe veprojne si anti-hormone, duke bllokuar efektet e estrogjeneve mbi rritjen e qelizave te thithave te gjirit. Ekzistojne dy tipe te rendesishme : "tamoxifene" dhe "anti-aromatase". Keto ilace u propozohen pacienteve te kancerit te gjirit qe kane receptore per estrogjenet, cka perfaqeson me shume se 2/3 e ketyre kancereve. Zakonisht ato rekomandohen te merren gjate 5 vjeteve pas menopauzes, por mund te perdoren here pas here tamoxifene dhe anti-aromatase. Per te kufizuar rrezikun e perseritjes pas 5 vjetesh trajtimi me tamoxifene, mund te vazhdohet me anti-aromatase gjate 5 vjeteve. Para menopauzes mund te perdoren gjithashtu ilace hormonale (analoget e LHRH), te cilat pengojne vezet te veprojne dhe te sekretojne estrogjene.

7. - Cilat jane efektet kryesore dytesore gjate ketij lloj trajtimi ?
- Kimio-terapia sulmon qelizat qe riperterihen shpejt dhe mund te veproje mbi qelizat e palces se kockes dhe vatrat e rrenjeve te flokeve dhe qimeve, cka dhe shpjegon se perse shfaqet nje lloj anemie ne keto raste dhe pse ka renie te qimeve dhe te flokeve te pacientet. Per te njejten arsye mund te kete dhe te vjella, por efektet dytesore jane pakesuar shume qe kur kane filluar te perdoren ilace parandaluese kunder te vjellave gjate ciklit te "kimio-terapise". Nje nga problemet e radioterapise eshte se ajo mund te sjelle skuqje ne nivelin e gjirit qe eshte rrezatuar. Ndodh qe te skuqet e gjithe zona e gjirit, cka sjell edhe dhimbje.

8. - Cfare eshte teknika e gjendres limfatike "mbrojtese" ?
- Deri para pak kohesh, heqja e tumorit "pushtues", pra qe ka filluar te filtroje ne gjendren e gjoksit, eshte shoqeruar ne menyre sistematike me nje "kyretazh", gerryerje te zones se prekur (operacioni qendron ne heqjen e nje pjese te rrjetit te gjendrave limfatike te vendosura nen sqetull, ne anen e gjirit te prekur). Sot nje grup gjithnje e me i madh ekipesh mjeksore privilegjojne tekniken e gjendres limfatike "mbrojtese" apo "roje". Ne praktike, nje substance radioaktive e lehte dhe nje ngjyroses injektohen rreth tumorit pak perpara heqjes se tij. Keto substanca shkojne ne sistemin limfatik dhe perqendrohen ne gjendrat e para qe jane prekur nga tumori, pra gjendrat "roje". Ky lloj "shenimi" me ngjyre lejon qe kirurgu ta pikase mire dhe te heqe permes nje prerje te vogel mesatarisht dy gjendra, te cilat analizohen gjate nderhyrjes qe behet. Nese jane kanceroze, atehere hiqet i gjithe rrjeti i gjendrave, por ne rast te kundert, ato nuk preken.

9. - A duhet bere nje riedukim pas operacionit ? Cfare kujdesi duhet bere pas nje kanceri te gjirit ?
- Me progresin e kirurgjise eshte bere e rralle qe te kesh nje krah te fryre pas operacionit. Por eshte e mundur qe te ndjesh nje lloj shqetesimi ne shpatull, vecanerisht kur kirurgu ka hequr ganglionet nga sqetulla per ti analizuar ato. Nje riedukim apo ushtrimet fizike mund te perdoren per ti dhene krahut apo shpatulles nje lloj zhdervjelltesie. Ne te gjitha rastet, nese krahu i anes se semure eshte fryre duhet te konsultoheni dhe duhet ti shmangeni shfaqjes se tij ne diell. Po keshtu nuk duhet te mbani gjera te renda nga ajo ane. Gjithashtu mos perdorni produkte qe demtojne krahun dhe vishni gjera te rehatshme. Ne keto raste rekomandohet nje lloj veprimtarie fizike si dhe mos perdorimi i shumte i alkoolit.

10. - Nese hiqet gjiri, a mund ta rikrijojme ate permes kirurgjise plastike ?
- Nje kirurgji plastike u propozohet gjithnje grave qe kane hequr gjirin. Kirurgu perdor nje lloj proteze silikoni ose nje pjese te lekures se saj, nje ind dhjamor apo nje muskul qe i hiqet ne nivelin e kurrizit dhe te barkut. Gjiri mund te rikonstruktohet ne te njejten kohe qe behet dhe operacioni i heqjes se tij. Ose mund te kryhet pasi eshte mbaruar trajtimi anti-kanceroz. Zakonisht behen dy nderhyrje per te arritur sukses. Nje kirurgji plastike mund te jete e nevojshme pas nje radio-terapie, per ti dhene asaj nje forme te ngjashme me gjirin tjeter.

11. - Pas trajtimit, a duhet mbikqyrur gjiri rregullisht ?
Nganjehere duam ta harrojme semundjen. Por sigurisht, duhet te sigurohemi nese gjithcka ka shkuar mire. Pas nje viti behet nje konsulte klinike, e cila pastaj behet cdo 6 muaj, gjate 5 vjeteve. Me pas ajo behet nje here ne vit. Kjo analize plotesohet dhe me nje mamografi. Sigurisht, ka dhe analiza te tjera plotesuese si analiza gjaku, ekografia dhe rezonanca magnetike.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri i gjirit jane fjalet qe trondisin boten e nje gruaje Empty Re: Kanceri i gjirit jane fjalet qe trondisin boten e nje gruaje

Mesazh nga Shpejtimi Wed 7 Jul 2010 - 23:16

Vizitat me te shpeshta te mjeku mund ta parandalojne kete semundje nuk eshte tronditse per ato femra qe vizitojne mjekun tronditese eshte ato femra qe rralle vizitoin mjekun veq kur kan dhembje ne gjoks kur behet teper vone ateher tronditese eshte se te ne shqipetaret na duket anomali te shkosh tek mjeku pa te dhimbje te shkosh tek mjeku me ta pa mjeku gjoksin pa pas nevoj na duket e tepert e shqipetaret veq kur ti dhemb gjoksi shkon tek mjeku e kur te dhemb gjoksi e shkon e kontrollohesh pastaj me dhembje ska dert qe doktorri ta sheh gjoksin e ta prek per kontrolle rutinore tash me dhembje qe ta shikon gjoksin nuk ka dert a? po sa gjokset shef mjeku ne dite nuk eshte ne zor per gjoksin tend se kur behet femra ne ate gjendje qe i dhemb gjoksi ateher mos te shkoj hic me mire tek mjeku se vone eshte duhet te shkosh tek mjeku me shpesh edhe kur nuk te dhemb gjoksi nese vren me duar tuaja ne gjoks ndonje gjenderr a po ndonje pjes te gjosit si ngonje kokerr a po gjanderr te fort sa do e vogel qoft ajo edhe perse nuk te dhemb duhet te kshillohesh em mjekun per ate gjenderr te fort qe ke ne gjoks se nese kontrollohet me kohe edhe kurohet me kohe nuk eshte edhe aq tronditese....shqipetar jemi nuk kemi cka te bejme....vuaj....
Shpejtimi
Shpejtimi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 4253
 <b>Piket</b> Piket : 4315
Regjistruar : 01/05/2010
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : http://www.hapesirajone.com

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri i gjirit jane fjalet qe trondisin boten e nje gruaje Empty Re: Kanceri i gjirit jane fjalet qe trondisin boten e nje gruaje

Mesazh nga Shpejtimi Thu 8 Jul 2010 - 0:16

Kanceri i gjirit jane fjalet qe trondisin boten e nje gruaje Lol pershendetje kerkoj te falur nese kam gabuar per bashkimin e ketyre dy temave po mu duken krejt te njejta njera me tjetren e i bashkova faleminderit per mirkuptim.....
Shpejtimi
Shpejtimi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 4253
 <b>Piket</b> Piket : 4315
Regjistruar : 01/05/2010
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : http://www.hapesirajone.com

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri i gjirit jane fjalet qe trondisin boten e nje gruaje Empty Re: Kanceri i gjirit jane fjalet qe trondisin boten e nje gruaje

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi