Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Morali....

4 posters

Shko poshtë

Morali.... Empty Morali....

Mesazh nga engjell a djall Mon 27 Apr 2009 - 20:19

Morali (lat.: moralis veset, doket, zakonet; lat.: mos - ves) eshte nje
rregull, parim ose norme e sjelljes e paravendosur nga nje shoqeri,
bashkesi, dhe e pranuar nga nje njeri per menyren e tij te sjelljes dhe
e zbatueshme nga te gjithe njerzit e arsyeshem; ose mesim i vlefshem ne
miresjellje, etike ose domethenie praktike e shprehur apo e nenkuptuar
ne nje histori, fabul, ose ngjarje. Morali ka edhe kuptime te tjera:

* eeshtje a shqetesim me gjykimin e veprimit dhe karakterit te mire apo te keq te njeriut: medyshje morale; shqyrtim moral,
* Mesim ose shfaqje e miresise ose perpikerise se karakterit dhe sjelljes: mesim morali,
* Ne perputhje me standartet e asaj eka eshte e drejte ose e mire ne sjellje: virtyti, jeta morale,
* Ngritja nga ndergjegjja ose kuptimi i se drejtes dhe gabuares: detyrim moral,
* Pasojat e qarta shpirterore sesa trupore: perkrahje morale,
* Bazimi ne mundesi (gjasa) te fuqishme ose bindje te forte, sesa ne dukshmerine e se vertetes: siguri morale.

Rrymat
Ne fushen e moralit jane dy rryma kryesore:
* rryma laike
* rryma fetare

Thenie
* "Perpjekja me e rendesishme njerzore eshte orvatja
per moralitet ne veprimet tona. Barazpesha jone e brendeshme dhe madje
bash qenesia jone mvaret nga kjo. Vetem morali ne veprimet tona mund
tei jape bukuri dhe dinjitet jetes". Albert Ajnshtajn
* "Shkelqimi i moralit ndodh si pasoje e vesit. Ne behemi te drejte
duke bere vepra te drejta, te permbajtur duke bere vepra te matura,
trima duke bere vepra guximtare". Aristoteli
* "Njeriu behet i moralshem kur eshte mjeran." Marcel Proust, Ne kerkim te kohes se humbur.
* "Te predikosh moral eshte e lehte, ta themelosh e veshtire." Arthur Schopenhauer
* "Me pare vjen te llupurit, pastaj morali." Bert Brecht
* "Asgje qe eshte e gabuar moralisht mund te jete politikisht e drejte". William E. Gladstone
* "Ata qe kultivojne rremuje morale per perfitim duhet te kuptojne
kete: ne do tei permendim emrat e tyre dhe do ti korisim ata sie e
lypin te koriten". Bob Dole
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Morali.... Empty Re: Morali....

Mesazh nga engjell a djall Mon 27 Apr 2009 - 20:19

Në çdo bestytni të mençurit shkojnë pas budallenjve.
Bekoni

Bestytnia është poezia e jetës.
Gëtë

Nuk ka bestytni, që nuk ka lindur nga ndonjë nevojë.
A.Grafi


trim e më i fortë është ai që lufton
kundër padrejtësisë, sesa ai që bën
padrejtësinë.
Barleti

Drejtësia është e vërteta në aksion.
Zkuberti

Lehtë është të jesh i mirë, vështirë është të jesh i drejtë.
Hygo

Ku ka gjyqe, ka edhe padrejtësi.
Gorki

E drejta s'mund të jetë kurrë e të dy palëve, ajo i përket vetëm njërës.
Eskili

Sulmuesi nuk është gjithmonë fajtor, kurse viktima nuk është gjithmonë e pafajshme.
Shulci

Kur diskutoj me veten time çdoherë kam të drejtë.
Hasheku

Të mos ishin njerëzit e këqinj, nuk do të ishin gjykatësit e mirë.
Dikensi

Asgjë nuk është më banale se padrejtësia dhe vuajtja.
Cankari

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerëzishëm.
Vonenargu

Kush bën keq është më fatkeq se ai që e pëson.
Demokriti

Nëse
diçka është e drejtë, do kryer pa marrë
parasysh arsyet e shumta për të hequr dorë nga kryerja e
saj.
M.Kyri

Dashuria dhe urrejtja ia ndryshojnë fytyrën drejtësisë.
Paskali

Sharjet janë argument për ata që nuk kanë të drejtë.
Ruso

Asgjë nuk e lind më shumë dyshimin se kur dimë për një gjë pak.
Bekoni

Dyshimi është mjegull që i mbulon shpesh pamjet e bukura.
Ditrih

Dyshimi është çlodhja e intelektit.
Montenji

Edukimi më i mirë dhe më i dobishëm është ai që i japim vetvetes.
Montenji

As edukimi më i mirë në botë nuk të mbron nga pasionet e këqija.
Zhidi

Me edukatën e vet njeriu mund të ngrihet apo të poshtërohet.
Uatsjajana

Njeriu
është krijesa më e shkëlqyeshme, prandaj edhe
edukata duhet ta formojë në tërësinë e qenies
së tij, ta përgatisë për jetën e
përditshme, të përhershme.
Komenski

Çdo njeri i paedukuar është karrikaturë e vetvetes.
Shlegeli

Kur prindërit janë të edukuar mirë atëhere edhe fëmijët mund të lindin të edukuar.
Gëtë

Edukimi i zhvillon aftësitë, por nuk i krijon ato.
Volteri

Njeriu i paedukuar njihet në çastin kur e nderojnë, ndërsa i edukuari atëhere kur nuk nderohet.
Montenji

As
armiku më i madh nuk mund të sjellë më shumë
dëm se edukata, e cila gjithë jetën merret si
foshnjë.
Aristoteli

Dy të parët deputetë të popullit janë nënlokja dhe mësuesi.
Hygo
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Morali.... Empty Re: Morali....

Mesazh nga engjell a djall Mon 27 Apr 2009 - 20:20

Qëllimi i edukatës është që trupit dhe
shpirtit t'u japë tërë bukurinë dhe
tërësinë që mund të kenë.
Platoni

Mirësjellja e njeriut të edukuar s'kushton asgjë, e me të blihet çdo gjë.
Montenji

Kush
mbjell grurë, mendon për një vit; kush mbjell pemë,
mendon për dhjetë vjet; kush edukon fëmijë mendon
për njëmijë e më shumë vjet.
Kineze

I miri s'vdes kurrë.
Shqipe


mirë të bësh mirë e të flasin për ty keq,
se sa të bësh keq e të flasin për mirë.
Veqilharxhi

Përsa
i përket të keqes, kundër saj duhet luftuar, or
vëlla. Përndryshe, kush e duron, ai e meriton.
H.Sulejmani

Ai që bën vepër të mirë le të heshtë, ai i cili e pranon le të flasë.
Seneka


botë do të bëheshin më pak të këqija,
sikur e keqja të mos bëhej në emër të së
mirës.
Petëfi

Në qoftë se bëni mirë, bëni për vete; në qoftë se bëni keq, ia bëni vetes.
Gandi

Ai
që është i mirë në punë të
këqija, i mirë është edhe në punë të
mira.
Haksli

Dëshiroi të dini cilat janë
tri të këqijat më të mëdha për njeriun?
Ja, shkurtimisht: gruaja, zjarri dhe vërshimi.
Latine

Njeriu
nuk është as engjëll. Fatkeqësia është se
ai që dëshiron të bëhet engjëll
rëndomë bëhet djall.
Paskali

Njeriu shpesh është i mirë vetëm se nuk ka rast të bëhet keqbërës.
Petëfi

Liria nuk zgjidhet mes të mirës dhe të keqes, ajo e shkatërron të keqen.
Paveze

Ashtu si s'mund të ketë hije pa dritë, ashtu s'mund të ketë të mirë pa të keqe.
Myse

Një e keqe bëhet ende më e keqe po të mbrohet.
Ovidi

Thuaje të vërtetën edhe në qoftë se ajo që flet nuk shkon në interesin tënd.
Muhameti

Kush kërkon të vërtetën duhet të dijë ta paraqesë.
Kineze

Duhen shumë lopata për të varrosur të vërtetën.
Gandi

Dëshmitari im kryesor që flas të vërtetën është varfëria ime.
Sokrati

Njeriu kërkon të vërtetën për ta fshehur edhe më thellë.
Leci

Eshtë
vetëm një gjë që përsëritet
gjithmonë dhe çdoherë është e re dhe e
frutshme, kjo është e vërteta.
Lakorderi

E vërteta bëhet dogmë në çastin kur diskutojmë për të.
Çestertoni

Endrrat i kemi sepse pa to nuk do të mund të paraqesim të vërtetën.
Remarku

E vërteta që mësohet në mëngjes, në mbrëmje mund të vdesë.
Konfuçi

E vërteta gjendet diku ndërmjet të mirës dhe të keqes.
Shekspiri

E vërteta ekziston, vetëm gënjeshtra trillohet.
Braku

E vërteta ështe një, por njerëzit e quajnë me emra të ndryshëm.
Tagora

E vërteta më e hidhur është më e mirë se mashtrimi më i ëmbël.
Bjelinski

Kush
dëshiron të mbrojë të pavërtetën ka arsye
të veprojë i qetë dhe me sjellje "njerëzore", por
kush e di se e vërteta është në anën e tij,
duhet të veprojë ashpër, pa miklime.
Gëtë

Më e mirë është gënjeshtra se sa hiçi.
Fadajevi

Natyra nuk e duron gënjeshtrën.
Karlaji

Edhe e vërteta tingëllon hidhur, kur del nga goja e një gënjeshtari.
Tagora
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Morali.... Empty Re: Morali....

Mesazh nga Erisa Wed 2 Dec 2009 - 22:39

Përpjekja më e rëndësishme njerzore është orvatja për moralitet në veprimet tona. Barazpesha jonë e brendëshme dhe madje bash qënësia jonë mvaret nga kjo. Vetëm morali në veprimet tona mund t´i japë bukuri dhe dinjitet jetës". Albert Ajnshtajn
  • "Shkëlqimi i moralit ndodh si pasojë e vesit. Ne bëhemi të drejtë duke bërë vepra të drejta, të përmbajtur duke bërë vepra të matura, trima duke bërë vepra guximtare". Aristoteli
  • "Njeriu bëhet i moralshëm kur është mjeran." Marcel Proust, Në kërkim të kohës së humbur.
  • "Të predikosh moral është e lehtë, ta themelosh e vështirë." Arthur Schopenhauer
  • "Më parë vjen të llupurit, pastaj morali." Bert Brecht
  • "Asgjë që është e gabuar moralisht mund të jetë politikisht e drejtë". William E. Gladstone
    "Ata që kultivojnë rrëmujë morale për përfitim duhet të kuptojnë këtë: ne do t´i përmendim emrat e tyre dhe do ti korisim ata siç e lypin të koriten". Bob Dole
  • Erisa
    Erisa
    Hapësira Jonë - Forum
    Hapësira Jonë - Forum

    <b>Postime</b> Postime : 12061
     <b>Piket</b> Piket : 12694
    Regjistruar : 24/04/2009
     <b>Mosha</b> Mosha : 34
     <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

    http://www.hapesira.forumotion.net

    Mbrapsht në krye Shko poshtë

    Morali.... Empty Re: Morali....

    Mesazh nga Erisa Wed 2 Dec 2009 - 22:40

    Morali (lat.: moralis veset, doket, zakonet; lat.: mos - ves) është një rregull, parim ose normë e sjelljes e paravendosur nga një shoqëri, bashkësi, dhe e pranuar nga një njeri për mënyrën e tij të sjelljes dhe e zbatueshme nga të gjithë njerzit e arsyeshëm; ose mësim i vlefshëm në mirësjellje, etikë ose domëthenie praktike e shprehur apo e nënkuptuar në një histori, fabul, ose ngjarje. Morali ka edhe kuptime të tjera:

    • Çështje a shqetësim me gjykimin e veprimit dhe karakterit të mirë apo të keq të njeriut: mëdyshje morale; shqyrtim moral,
    • Mësim ose shfaqje e mirësisë ose përpikërisë së karakterit dhe sjelljes: mësim morali,
    • Në përputhje me standartet e asaj çka është e drejtë ose e mirë në sjellje: virtyti, jeta morale,
    • Ngritja nga ndërgjegjja ose kuptimi i së drejtës dhe gabuarës: detyrim moral,
    • Pasojat e qarta shpirtërore sesa trupore: përkrahje morale,
    • Bazimi në mundësi (gjasa) të fuqishme ose bindje të fortë, sesa në dukshmërinë e së vërtetës: siguri morale.
    Erisa
    Erisa
    Hapësira Jonë - Forum
    Hapësira Jonë - Forum

    <b>Postime</b> Postime : 12061
     <b>Piket</b> Piket : 12694
    Regjistruar : 24/04/2009
     <b>Mosha</b> Mosha : 34
     <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

    http://www.hapesira.forumotion.net

    Mbrapsht në krye Shko poshtë

    Morali.... Empty Re: Morali....

    Mesazh nga Ema Mon 7 Dec 2009 - 8:21

    Morali na drejton te veprojme ,jo qe te behemi te lumtur por qe veprimet tona te jene te drejta.Akoma me tej,te qenurit qenie racionale, na ben ne qe te mendojmë per te miren supreme duke perfshire si virtytin ashtu dhe lumturine. Por pervoja na tregon se nuk ka asnje lidhje te domosdoshme ndermjet virtytit dhe lumturise.
    Ne qoftëse ne do te jemi ne kufijte e provojes njerzore te kesaj bote, nderkohe qe ligji moral kerkon qe të shkojme drejt se mires supreme, edhe kjo nenkupton nje progres te pa percaktuar drejt keti ideali. Por ky progres i pafundshëm eshte i mundur vetem ne supozimet e te njejtave qenie racionale me zgjatje te pafudme ekzistence dhe personaliteti e cila eshte quajtur pavdekesia e shpirtit.
    Ema
    Ema
    Hapësira Jonë - Forum
    Hapësira Jonë - Forum

    <b>Postime</b> Postime : 178
     <b>Piket</b> Piket : 182
    Regjistruar : 12/11/2009

    Mbrapsht në krye Shko poshtë

    Morali.... Empty Re: Morali....

    Mesazh nga Vizitor Tue 8 Dec 2009 - 9:39

    Morali tregon biografin tone,po pate moral i ke te gjitha!!
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Mbrapsht në krye Shko poshtë

    Morali.... Empty Re: Morali....

    Mesazh nga vivallo Tue 12 Oct 2010 - 12:51

    Kurr nuk del prej Modes , te jesh e Moralshme
    vivallo
    vivallo
    Hapësira Jonë - Forum
    Hapësira Jonë - Forum

    <b>Postime</b> Postime : 432
     <b>Piket</b> Piket : 434
    Regjistruar : 21/09/2010
     <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Gjakove

    Mbrapsht në krye Shko poshtë

    Morali.... Empty Re: Morali....

    Mesazh nga Sponsored content


    Sponsored content


    Mbrapsht në krye Shko poshtë

    Mbrapsht në krye

    - Similar topics

     
    Drejtat e ktij Forumit:
    Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi