Virusi Zeus me i fuqishem se kurre
:: Sondazhe :: Informacione
Faqja 1 e 1
Virusi Zeus me i fuqishem se kurre
Virusi me emrin Zeus i cili vjedh të dhënat bankare të përdoruesve
nga kompjuterët e të cilëve ai i infekton është më i fuqishëm se
kurdoherë më parë, thonë nga Agjencia për sigurinë e internetit.
Zeus 1.6 hyn në kompjuterë nëpërmes shfletuesve më të popullarizuar
të internetit Mozilla Firefox e Internet Explorer, shkruan transmetuesi
britanik – BBC.
Virusi vjedh informatat në atë mënyrë që regjistron prekjet në
tastierë të përdoruesve në faqet e sulmuara të internetit.
Faqet e internetit të bankave dhe institucioneve tjera financiare
janë cak i virusit të rrezikshëm dhe të fuqishëm Zeus. Të dhënat e
vjedhura dërgohen në server ku cyber kriminelët i përdorin dhe i shesin
ato informata.
“Pritet se versioni i ri i Zeus do të rris dukshëm keqpërdorimet,
sepse pothuajse 30 për qind e përdoruesve të internetit në banka
përdorin pikërisht shfletuesin Firefox, e virusi po shpërndahet më
shpejt se kurdoherë më parë”, ka thënë Amit Klein, drejtor për
teknologji në kompaninë Trusteer.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
:: Sondazhe :: Informacione
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi