Jakup Hasipi - një jetëpërshkrim
:: Zone e Lire :: Besimi Fetar
Faqja 1 e 1
Jakup Hasipi - një jetëpërshkrim
"Prej Besimtarëve ka burra të tillë që e çuan në vend besën që ia dhanë Allahut. Disa nga ata e mbaruan jetën e tyre në këtë botë (vdiqën) e disa të tjerë janë në pritje. Por askush nga ata nuk e ka thyer atë besë" (El Ahzabë, 23)
"Mësojeni diturinë, por kurrë nuk do të paguheni tek Zoti nëse nuk do të punoni me të". (Jakup Asipi)
Thirrej ndryshe Mulla Jakupi,
Hoxha i madh i trojeve shqiptare shumë shpejt fitoi zemrat e një publiku shumë të gjerë që nga Sllupçani i tij i lindjes, Maqedonia mbarë, Kosova, Shqipëria dhe diaspora. Të gjithë ku më pak e ku më shumë e ndjenë shpirtin dhe gjallërinë me të cilat Hoxha Jakup Asipi, prezantonte Islamin.
Në fakt ai ishte ndryshe nga të tjerët, dhe komunikimi i tij me njerëzit kishte tjetër formë. Ai nuk synonte thjesht veshët e publikut të cilit i fliste. Ai synonte zemrat dhe mendjet e tyre.
Por që të arrinte deri aty ai duhej të falte zemrën e tij, gjë që ai e bënte pa më të voglin çmim. Fjalët dhe porositë e Mulla Jakupit, ligjëratat e tij, hytbet në xhami e kishin shpirtin dhe zemrën e hoxhës në çdo fjalë që thoshte. Veç kështu ai arriti të rrëmbente zemrat dhe mendjet e pastra sidomos të rinisë por edhe të mbarë publikut që e dëgjonte.
Mjafton një herë të dëgjoje ligjëratat e tij islame dhe e kishe marrë një botëkuptim të gjerë dhe plot jetë për Islamin. Ai veç kështu dinte të të fliste. Ai veç për këtë ishte i prerë.
Nëse sot kur nuk e kemi më mes nesh do të bëjmë vlerësimin e këtij kolosi të Islamit në trojet shqiptare mund të themi shumë mirë se ai ishte një reformator i Islamit ndër shqiptarët. Ai solli fuqinë e Islamit duke e prezantuar atë me të gjitha sferat e tij. Siç thoshte Hoxha: Islami nuk është një korridor i ngushtë nga i cili ka veç një derë nga ku mund të dalësh.
Islami është hapësirë që përfshin çdo fushë të jetës.
Jakup Asipi lindi në fshatin Sllupçan të Kumanovës më 2 Shkurt 1951 nga një familje me taban fetar dhe patriotik të njohur në krahinën e tij. Që në moshë të vogël ai shprehte inteligjencë të rrallë mes moshatarëve, por hallet e një familjeje mesatare të fshatit bënë që ai pas arsimit tetëvjeçar të vazhdonte punën në ndihmë të familjes. Megjithatë dëshira për mësim dhe sidomos fetar bëri që ai të mos i dorëzohej rutinës së përditshme. Edhe pse në moshë më të madhe se moshatarët e tij Jakup Asipi mbaroi me sukses shkollën e mesme "El Furkan" në Damask nga ku më pas u regjistrua në fakultetin e "Usuli Dinit" (bazat e fesë Islame) në Universitetin e njohur të Al Ez'herit, të cilin e mbaroi me sukses në vitin 1985. Me rastin e 1000 vjetorit të themelimit të universitetit të Al Ez`herit fjala e rastit nga studentët e huaj i`u besua studentit Jakup Asipi, i cili me elokuencën e tij që të bënte për vete, bëri një prezantim të përgjithshëm të Islamit dhe të ardhmes së tij. Aty ai arriti të bie menjëherë në sy nga profesorët e tij. Vlerësimet e larta për të shumë shpejt do të vinin nga të gjithë ata profesorë që e kishin njohur por edhe ata që e dëgjuan në këtë ligjëratë të tij. Ata shikonin te ai, atë që më vonë do të tregonte me veprën e tij, shikonin reformatorin e ardhshëm në trojet e Ballkanit nga ai vinte.
Fillimisht aktivitetin e tij si Hoxhë me një mesazh për të përcjellë, Jakup Asipi e nisi nga Leverkusseni i Gjermanisë, në vitin 1985. Modest në kërkesat e tij materiale, por energjik dhe me shpirt në misionin e tij, Hoxhë Jakupi shumë shpejt e transformoi një faltore të vogël në Leverkussen në një qendër të madhe Islame nga ku mblidheshin të gjithë emigrantët shqiptarë për të dëgjuar mësimet e tij. Mustafa Havolli, një ndër bashkëpunëtorët e tij të ngushtë në Leverkussen do të krahasonte hoxhën Jakup me një lokomotivë të fuqishme, që tërheq shumë vagona pas tij. Ai nuk ishte një hoxhë që kishte një punë për të kryer. Në fakt ai ishte një hoxhë që kishte një mision të cilin duhej ta përçonte në sa më shumë njerëz; do të deklaronte në fjalën e tij Mustafa Havolli.
Hoxhë Jakupi ishte një njeri që mbjell fidanë të rinj të një pune të madhe, ashtu siç bëri me qendrën Islame në Leverkussen. Tashmë kishte ardhur radha që një fidan të tillë të bekuar, Mulla Jakupi ta mbjellë atje në vendin e vet, në Sllupçan të Kumanovës.
Kështu në vitin 1990 Mulla Jakupi kthehet në vendlindje, ku ndryshe nga njerëzit e tjerë ai ecte kundër rrjedhës. Ishin vitet kur kombi shqiptar po rridhte nga trungu i vet, për të shkuar qyteteve të Evropës. Atëherë Jakup Asipi tregon se kjo ishte rrjedha jo e duhur për bijtë e kombit të tij dhe këtë e bën me shembullin e vet duke u kthyer për të dhënë kontributin e tij në atdhe, atje në fshatin e tij.
Sead Ramadani një ish-nxënës dhe bashkëpunëtor i tij, tregon se menjëherë sapo erdhi në fshat Mulla Jakupi, nisi një varg ligjëratash për diturinë. Ai kishte kuptuar se dobia më e madhe që mund ti bëhej rinisë dhe të gjithë popullit ishte shkollimi i tij. Madje ky ishte edhe mesazhi i parë i zbritur nga Kurani ku thuhet qartazi: "Lexo në emrin e Zotit tënd i cili krijoi"
Hoxhë Jakupi shumë shpejt arriti të mblidhte rreth vetes së tij rininë e fshatit bile të të gjithë zonës së tij. Për herë të parë ai krijoi një model për të gjithë hoxhallarët, të ligjëratave (tribunave) nëpër auditore të universiteteve apo qendrave të ndryshme. Ai fshiu pluhurin e mbetur në opinion se Islami ishte thjesht një besim me ritualet e tij fetare. Ai arriti të prezantojë shembuj të Islamit në çdo fushë të jetës, në xhami, në familje, në sport, në kulturë. Për një fshat më parë nuk konceptohej dot, të kishte aty një bibliotekë, por për Sllupçanin Mulla Jakupi themeloi bibliotekën dhe qendrën kulturore të tij. Gjithashtu me nisma të Mulla Jakupit u themelua edhe ekipi sportiv "Besa" jo vetëm në futboll por edhe në sporte të tjera.
Jakup Asipi ndryshoi shumë koncepte të gabuara që ishin në opinion për Islamin. Ai ua vërtetonte me fakte qëndrimin shumë fisnik dhe aspak fanatik që Islami kishte për të drejtat e femrës. Sipas tij, Islami nuk mund të pranonte që femra muslimane të ishte e pashkolluar, nuk mund të pranohej që shumë pozicione që kanë lidhje direkt me gruan të mos ishin në drejtimin e vetë asaj dhe kjo arrihej vetëm me shkollim hap pas hapi dhe shumë mirë të kujdesshëm për moralin dhe nderin e femrës.
Hoxha Jakup Asipi tregoi me veprën e tij se misioni i hoxhës nuk është si ai i çdo profesionisti tjetër i cili me mbarimin e detyrës së tij përkatëse e linte rrobën e punës dhe vishte rrobën e civilit. Hoxha Jakup Asipi tregoi se Hoxha është edukator për popullin e tij dhe misioni i tij nuk kishte orar ditor apo të natës. Ai ishte përherë aty në hallet dhe problemet e popullit të tij. Ai ishte në gëzimet e tyre por edhe në vuajtjet që kalonin. Sepse Jakup Asipi ishte biri i tyre.
Kohë pas kohe në qiellin e shqiptarisë janë paraqitur re agresioni të cilat janë munduar ta shkatërrojnë identitetin e kombit shqiptar. Sigurisht që ky agresion i armiqve historikë të kombit shqiptar do të përballej shumë herë me demaskimin e hoxhës Jakup Asipi nëpër ligjëratat e tij.
Duke qenë një popull nën sundimin e maqedonasve, trojet shqiptare të Iliridës (Shqipërisë lindore) vuanin nga mohimi i shumë të drejtave njerëzore siç ishin ajo e gjuhës amtare, identitetit kombëtar dhe e pabarazisë ndër-etnike që aplikoheshin nga qeveria maqedonase. Ngritja e zërit në mbrojtje të tyre do të thoshte shkelje e ligjit nga pushteti. Por kjo nuk do ta pengonte Mulla Jakupin që ta thoshte të vërtetën e realitetit të popullit të tij. Ai nuk do të kishte frikë të zgjonte popullin shqiptar në mbrojtje të këtyre të drejtave themelore. Sigurisht ato për hoxhën nuk ishin pa çmim. Shtëpia e tij bastisej shumë herë dhe ai vetë merrej në pyetje në polici ku i bëhej presion për qëndrimet e tij.
Por Hoxha Jakup Asipi në të vërtetë kishte kuptuar se zgjidhja e vetme që pushteti maqedonas i kishte lënë popullit të tij ishte lufta. Kështu ai përgatitet vetë dhe pastaj përgatit edhe popullin e tij për një përballje frontale me armikun maqedonas.
Sllupçani u bë qendra e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) të shqiptarëve në Maqedoni. Të gjithë do të habiteshin kur Hoxha Jakup Asipi në të premten e radhës para se të jepte kushtrimin do të dilte në minber jo si zakonisht me petkun e Hoxhës. Ai kësaj radhe ishte i veshur si ushtarak për ti dhënë të gjithëve të kuptojnë se kishte ardhur koha e luftës. Edhe ligjëratat e tij të atyre ditëve kishin në plan të parë pikërisht rezistencën dhe mbrojtjen e të drejtave. Në dëshminë e djalit të tij Sadudinit , në kohën kur vetë ai ishte plagosur babai i tij i jep kurajo duke i thënë se nuk je veç t ii plagosur kështu ka edhe të tjerë, duke mos e ndarë aspak birin e tij nga luftëtarët e tjerë që luftonin në hendekët e rezistencës.
Hoxhë Jakupi bashkë me UÇK arritën ta impononin qeverinë maqedonase që të ulen në bisedime me përfaqësuesit e popullit shqiptar për të pranuar kështu të drejtat e shqiptarëve në marrëveshjen e Ohrit. Sigurisht që kjo nuk u arrit pa një çmim të cilin e paguante populli shqiptar, e paguante Sllupcani të cilët dhanë dëshmorë shumë bij të tyre në mbrojtje të kësaj kauze.
Megjithë pasojat e mëdha që la lufta në fshatin e tij, hoxha Jakup Asipi arriti ta riorganizonte jetën shoqërore në vend. Sllupçani tashmë ishte bërë pikë reference për të gjithë muslimanët. Tashmë nga një fshat si gjithë të tjerët Sllupçani ishte bërë i dëgjuar anembanë shqiptarisë bile edhe në diasporë dhe kjo sepse aty ligjëronte Mulla Jakupi.
Por çdo gjë në këtë botë e ka fundin e vet, ashtu sikur e keqja e luftës përfundoi, edhe ëndrrës së bukur që po jetonte Sllupçani po i vinte fundi. Hoxhë Jakup Asipi fliste shumë dhe nuk lodhej, nuk e humbte kohën pa bërë diçka të dobishme për popullin e tij, për misionin e tij islam. Sikur ta dinte qe jeta e tij ishte ne fundin e saj.
Më datën 6 Janar të vitit 2006 Hoxha Jakup Asipi pësoi një aksident automobilistik në autostradën Shkup-Kumanovë kur ishte në kthim me vajzën e tij. Duke ditur që të gjithë komandantët e UÇK-së pas lufte kanë pasur një eliminim gjithmonë në rrethana të dyshimta, dosja e këtij aksidenti nuk u lejua kurrë të hetohet gjë që edhe më tepër na bën të besojmë se ai nuk ishte thjesht një aksident.
Për Sllupcanin por edhe për shqiptarinë mbarë, dita e varrimit të Hoxhës Jakup Asipi do të ishte një ditë e rëndë dhe sytë nuk mund ti mbanin lotët. Sllupçani po përcillte birin e tij që i dha jetë nga jeta e tij. Po përcillte atë që ringjalli Islamin në këto troje. Rinia po përcillte hoxhën e dashur që kishte qenë për ta gjeneratori i energjive pozitive. Hoxhallarët e tjerë me humbjen e tij filluan të kuptojnë peshën e gjurmëve që ai kishte lënë. Të gjithë po kuptonin boshllëkun që ky reformator musliman i shqiptarisë kishte lënë me ikjen e tij.
Allahu e mëshiroftë dhe na bashkoftë me të, në shoqërinë e Pejgamberit të Nderuar Muhamedit (a.s) në Xhenetet e firdeusit bashkë me dëshmorët dhe besimtarët e sinqertë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi