Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sezoni veres, si te ruhemi nga helmimet ushqimore

Shko poshtë

Sezoni veres, si te ruhemi nga helmimet ushqimore Empty Sezoni veres, si te ruhemi nga helmimet ushqimore

Mesazh nga Erisa Thu 29 Apr 2010 - 19:31

Sezoni veres, si te ruhemi nga helmimet ushqimore Fruits-and-vegetablesSëmundjet toksiko-infektive në vendin tonë mbeten ende shqetësuese. Mjekët shqiptarë shprehen se me përjashtim të rasteve sporadike, të cilat kanë sjellë dhe shpërthime epidemish në vitet e kaluara, tashmë vihen re sëmundje toksiko-infektive nga ushqimet, të cilat në sezonin e verës shënojnë një shifër të lartë, deri në 60 raste të reja çdo ditë. Mjekët infeksionistë shprehen se e rëndësishme në Shqipëri, ndryshe nga vendet e tjera, është se sëmundje si tifo, dizanetria tashmë janë fshirë nga lista e patologjive që ekzistojnë në vend. Sipas tyre, ka një ulje të rasteve të sëmundjeve të mëdha, toksiko-infektive. Pothuajse tifo nuk haset më, dizanteria po ashtu. Ndërkaq, edhe epidemitë nga uji janë mjaft të rralla, rreziku është për ushqimet që rruhen në frigorifer, gatuhen në raste sebepesh, apo ngjarjesh të tjera ku hahet në mënyrë kolektive, janë më të rriskuar për të pasur sëmundje të tilla. Sëmundjet infektive në botë çdo vit prekin 5 miliardë njerëz, ndërkohë që 5 milionë humbin jetën si pasojë e komplikacioneve që ato sjellin në organizëm. Stina e verës dhe temperaturat e larta që e shoqërojnë atë, shtojnë rastet e helmimeve ushqimore. Pasojat janë dehidrim deri në toksikacione të shkallës së rëndë, shpesh serioze dhe për jetën e pacientit. Kur një pjesëtar i familjes tuaj ankon për të vjella ose heqje barku të shoqëruara me rritje të temperaturës, kjo përbën atë që quhet helmim ushqimor. Nga vetë emri duhet të kemi parasysh që edhe shkaqet janë të shumëllojshme (në varësi nga ushqimi që ka ngrënë i sëmuri). Shenjat kryesore janë: të vjella, heqje barku, temperaturë, dobësi, zverdhje të lëkurës, djersë. Në raste të tilla rekomandohet që të sëmurit ti bëhet lavash (shpëlarje) duke i dhënë lëngje. Këto lëngje duhet të jepen shpesh e nga pak. Gjithashtu, duhet të eliminohen ushqimet e thata për 4-6 orë.
Shkaktarët
Sëmundjet diarreike akute shkaktohen nga agjentë patogjenë, si baktere, viruse ose protozoarë dhe mund të zhvillohen si shqetësime të lehta të zorrëve e deri në sëmundje të rrufeshme, që vënë në rrezik jetën. Dekadat e fundit është arritur veçimi i agjentëve etiologjikë specifikë dhe numri i tyre vjen duke u shtuar. Disa nga shkaktarët e sëmundjeve diarreike dhe helmimeve ushqimore janë disa mikrobe dhe viruse (të tilla janë escherichia coli enterotoksigjene, clostridium perfingensm staphylococus aureusm, viruset coxsackie, viruset echo dhe rotaviruset, etj). Shkaktarët ndodhen në ajër, ujë dhe ushqime të kontaminuara, kafshë shtëpiake dhe të egra bartëse të këtyre mikrobeve, njerëz të sëmurë, ose bartës të tyre. Insektet mund të jetë transportues pasivë, sidomos për viruset. Periudha më e favorshme për përhapjen e tyre është stina e verës dhe sidomos periudha korrik-tetor. Këto lloj infeksionesh pothuajse gjithmonë merren nga goja, zakonisht nga gëlltitja e ushqimit ose pijeve të helmuara. Çdo prodhim ushqimor është një burim potencial për infektimin e njeriut. Burim për helmimin e ushqimit ose pijes mund të jenë njerëz mbartës pa klinikë, por burimi kryesor i infeksionit të njeriut është rezervuari i gjerë i salmonelave në kafshët e ulëta. Incidenca e lartë e infeksionit të përpunimit të ushqimeve dhe të prodhimit të tyre në sasi të mëdha shtojnë rrezikun e infektimit të njerëzve. Mishi kontaminohet me shumë rrugë, por më të zakonshmet janë infeksioni natyror i vetë kafshëve të përdorura si mish dhe i gjithë pajisjeve që përdoren gjatë therjes ose përpunimit. Vezët ose produktet e vezëve duke përfshirë vezët e thata ose të ngrira janë gjithashtu burim i zakonshëm infeksioni. Nga speciet e ndryshme të kafshëve, shpezët shtëpiake duke përfshirë pulat, gjelat e detit, rosat dhe vezët e produktet e vezëve përbëjnë një rezervuar të gjerë të infeksionit dhe burimin më të shpeshtë për infektimin e njerëzve. Është e rëndësishme të theksohet që temperaturat e larta shkatërrojnë shumicën e mikrobeve, por temperaturat e ulëta mund të mos pengojnë zhvillimin e tyre. Disa nga mikrobet mund të qëndrojnë shumë gjatë dhe në pluhur. Gjithashtu ushqimi ose pijet mund të kontaminohen nga minjtë, macet, insektet ose parazitë të tjerë, që strehojnë këto mikroorganizma.
Ushqimet
Ushqimet mund të rikontaminohen pas përgatitjes së tyre nga pajisjet e kuzhinës apo personeli i kuzhinës (mbartës mikrobesh). Ushqimi mund të rikontaminohet nëse pas gatimit lihet të ftohet për një kohë të gjatë sidomos në periudhën e verës. Por nuk duhet të mendohet se ushqimi i futur në kohë në frigorifer nuk kontaminohet dhe nuk shkakton helmim. Një shembull i qartë është stafilokoku aeurus që quhet ndryshe “helmimi ushqimor” klasik. Helmimi ndodh nga enterotoksina e prodhuar më parë në produktet ushqimore, ndërsa vetë stafilokoku mund të jetë larguar nga ushqimi. Ky lloj helmimi dallon nga të gjithë të tjerët, sepse shfaqet me shumë të vjella, diarre, temperaturë të lartë dhe shenjat shfaqen brenda një periudhe të shkurtër që nga koha e marrjes së ushqimit deri në shfaqjen e shenjave të para. Meqë helmimi ndodh nga toksina, mjekimi me antibiotikë nuk ka efekt.
Trajtimi
Trajtimi është i lidhur ngushtë me stadin e sëmundjes dhe llojin e mikrobit. Zëvendësimi i lëngjeve dhe kripërave minerale është kushti i parë. Në format e lehta dhe kur nuk ka të vjella, marrja bëhet nga goja. Në format më të rënda, me temperaturë, të vjella të shumta, diarre dhe dhimbje barku, mjekimi bëhet intravenoz me perfuzione (serume) që mund të arrijnë disa litra në 24 orë, elektrolit, kortikoid dhe antibiotikë. Duhet theksuar që jo çdo helmim kërkon përdorim antibiotikësh. Antibiotikët e përdorur pa kriter mund të zgjasin dekursin e sëmundjes. Ndërsa kortizonikët jepen në raste të veçanta. Duhet të kihet parasysh se edhe disa ditë ose javë pas kalimit të sëmundjes, pacienti eliminon mikrobe, prandaj trajtimi i zgjatur i tyre ka shumë rëndësi. E vetmja mënyrë për të parandaluar helmimet ushqimore është zbatimi i rregullave higjienike dhe teknologjike në përgatitjen e ushqimit. Mbrojtësja më e rëndësishme është higjiena vetjake. Duhet të tregohet mjaft kujdes në restorante, fast-foode dhe në konsumimin apo përgatitjen e prodhimeve të detit.

Simptomat
Të vjella
Heqje barku
Temperaturë
Dobësi
Zverdhje të lëkurës
Djersë

Këshilla
Lani me ujë të pastër e të rrjedhshëm të gjitha frutat dhe zarzavatet
Ruani produktet ushqimore në vende të freskëta
Konsumoni ushqime të sapo përgatitura
Të sëmurët që vuajnë nga sëmundje të ndryshme të zemrës e të tensionit duhet të jenë të kujdesshëm e të konsultohen herë pas here me mjekun specialist
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi