Genta Ismajli: Nese fitoj 50 mije euro, do t’ia dhuroj Shkodres
:: Show Biz
Faqja 1 e 1

Risia edhe këtë herë mban emrin e regjisores së mirënjohur, Vera Grabocka. Pas shumë e shumë sipërmarrjeve të reja e të guximshme, Vera solli për herë të parë fundjavën e kaluar “Ankandin e veshjeve të VIP-ave”, dhe natyrisht paratë e fituara nga ky eveniment do të përdoren për qëllime bamirësie. Në mbrëmjen e VIP-ave ishin të pranishëm të gjithë konkurrentët e spektaklit të së enjtes “Dancing With the Stars Albania”, duke qenë se ishin pikërisht ata personazhet që kishin mbajtur veshur këto fustane…
Në “Bluetooth”-in e sotëm do të sjellim rrëfimin e sinqertë të një personazhi shumë special. Arriti që ta kalonte me sukses edhe provën e kësaj jave, madje kryebashkiaku Rama (i ftuar special në mbrëmjen e fundit), e barazpeshoi talentin, suksesin dhe bukurinë e saj, me atë të Shqipërisë etnike. Me të nuk ndodh asnjëherë të mos ndihesh mirë, pasi vetëm kështu di të jetë këngëtarja kosovare Genta Ismajli, e dlirë, e çlirët e plot humor… U takova me të në mbrëmjen e ankandit, ndërsa firmoste plot kënaqësi autografet e fansave që ishin vënë në radhë… Më lozonjare se kurrë ndonjëherë, Genta pozonte përpara aparatit së bashku me ta, vetëm e vetëm për t’i kënaqur… Në radhën e gjatë të njerëzve që prisnin për të marrë nënshkrimin prej saj, apo edhe kujtimin e ndonjë fotoje, vihej re një diversitet moshash dhe karakteresh. Radha fillonte me një nënë të re, e cila mbante në krah fëmijën e saj të porsalindur, vazhdonte më tej me një të ri, pas tij vinte një fëmijë, diku prapa shihje një burrë, më pas një grua të moshuar, pas saj një plak e kështu me radhë deri tek unë, që mendoja se do të isha dhe i fundit. Por, në fakt nuk ndodhi aspak kështu, sa hap e mbyll sytë, kuptova që pas meje kishin zënë vend me dhjetëra njerëz të tjerë…
E përshëndeta thjesht, duke qenë se nuk dëshiroja t’i merrja kohë nga takimi me fansat, sikundër bëri dhe ajo duke më kthyer përshëndetjen…Porsa gjeti momentin e përshtatshëm erdhi të më takonte. Sapo i kërkova numrin e ri (duke qenë se të gjithë ata që disponoja më rezultonin të fikur), Genta ma pret: “Oooo, nuk e mbaj mend përmendësh zemër, çantën e kam lart, po më prit edhe pak, sa të mbaroj së firmosuri autografet për fansat, dhe ulemi të pimë diçka…”
Ndërsa qëndroja në këmbë, për të pritur gjersa Genta të mbaronte së firmosuri autografet, fillova të ndieja lodhje. Dhe për një moment mendova për orët që kishte kaluar Genta duke e bërë këtë gjë… Ajo vijonte të qëndronte aty në krye të detyrës, me po të njëjtën buzëqeshje si në fillim, paçka se kishte kaluar më shumë se dy orë duke bërë po të njëjtën gjë dhe veç kësaj pothuajse të gjithë konkurrentët e tjerë ishin larguar. “E kisha për detyrë të qëndroja, fundja ata më kanë përkrahur për kaq e kaq javë dhe unë të mos bëj as kaq”, - më tha Genta ndërsa po largoheshim.
Lamë pas qendrën tregtare për t’iu drejtuar restorantit të saj të preferuar, nga ku merr fill edhe rrëfimi i saj i sinqertë…
Natyrisht që në qendër të bisedës, dashje pa dashje u vu konkurrimi i saj në spektaklin e vallëzimit të yjeve. Për Gentën, pjesëmarrja në këtë garë është një nga ato gjëra që nuk mund të harrohen lehtë. Dëshiron pa masë që të shpallet fituese duke qenë se ka punuar shumë, vetëm e vetëm që t’i kënaqë fansat dhe veten. Kosovarja Ismajli tregon sot edhe për miqësitë e sinqerta që kanë lindur gjatë këtij spektakli, mes të cilave ajo veçon miqësinë me partnerin e saj, Dionin dhe atë me këngëtaren e mirënjohur, Eli Fara. Kur e pyes në lidhje me konkurrencën, Genta pohon se të gjithë ata që kanë mbetur i konsideron konkurrentë shumë të fortë, fundja nëse nuk do të ishin të tillë, nuk do të kishin mbërritur deri këtu. Mua nuk më bëri aspak çudi deklarata e saj gjatë spektaklit të para një jave, ku dhe pohoi se nëse do të shpallej fituese, do të bënte bamirësi. Kërkova më shumë detaje rreth kësaj deklarate dhe Genta më tregoi se do të shkonte vetë në Shkodër së bashku me Dionin, për të vënë në dispozicion të familjeve të përmbytura një pjesë të konsiderueshme nga çmimi 50.000 euro, diçka më shumë se gjysma. Ajo nuk ka inate me jurinë, madje e vlerëson shumë atë, ndonëse ka raste që nuk është dakord me gjykimet e tyre. Që prej daljes së parë në ekran, të gjithë kanë menduar se Genta është një kërcimtare, por në fakt, nuk është aspak kështu. Ajo nuk ka marrë asnjëherë leksione baleti, me përjashtim të dy koreografive të vogla në klipet e saj. “Gjithçka bëj, e ndjej nga shpirti, besoj se do të jepja shumë më shumë në këtë spektakël, nëse do të bëja ndonjë koreografi vetë…” Ndërsa në lidhje me zënkat e herëpashershme me partnerin e saj, Dionin, Genta tregon se ato janë të shpeshta, por gjithmonë ndodhin për një qëllim të caktuar. “Synimi ynë, ashtu si dhe i të gjitha çifteve të tjera në konkurrim, është që të dalim sa më mirë në mbrëmjen e shfaqjes dhe Dioni është shumë rigoroz në vënien në jetë të këtij synimi”. Është botërisht e ditur që vështirësitë në gara të tilla vijnë duke u shtuar nga java në javë, megjithatë me vullnetin e hekurt që e ka karakterizuar gjithmonë, Genta Ismajli është duke ia dalë mbanë mjaft mirë. Këtë gjë, jam i bindur që nuk e kam konstatuar vetëm unë (që jam ushtruar për rreth 4 vite në kërcim), të njëjtin mendim me mua ndajnë edhe të gjithë ata, që ndonëse jo profesioniste, dinë ta dallojnë kur një kërcim është i bukur dhe kur jo…
Pasi mbaruam punë me kryefjalën “Dancing With the Stars”, u kujdesëm për gjymtyrët e tjerë të fjalisë. Sigurisht që jetesën për një kohë relativisht të gjatë në Tiranë, ajo nuk mund ta kalonte edhe shumë mirë e vetme. Për shoqëruese ka zgjedhur të ketë një vajzë po aq të bukur sa ajo, pikërisht kushërirën e saj, e cila këto kohë është duke luajtur edhe rolin e menaxheres së këngëtares Ismajli. Muzika është si oksigjeni në jetën e saj, prandaj dhe ajo nuk e lë asnjëherë pas dore…Ndonëse këto kohë nuk i është përkushtuar shumë seriozisht për shkak të angazhimeve në konkursin “Dancing With the Stars”, ajo po punon për tri projekte të reja, me tre kompozitorë shumë të njohur. Festivalet kombëtare për të tani nuk kanë edhe shumë rëndësi, së fundmi është ftuar për të qenë konkurrente në festivalin “Ballkanika Awards”, në të cilin Genta na thotë se do të japë maksimumin. Një deklaratë e fuqishme na vjen prej këngëtares sot edhe në lidhje me dëshirën e zjarrtë që ka për të qenë pjesëmarrëse në Festivalin Europian. “Dua shumë të marr pjesë në ‘Eurosong’, kam bindjen që do ta përfaqësoj ashtu siç e meritojnë Shqipëria edhe Kosova”, - përfundon Genta.
Një nga hobet e Gentës është të pozuarit përpara aparatit fotografik. Isha shumë kurioz të dija mendimin e saj në lidhje me fotot nudo, dhe ajo më pohoi se ndoshta në një të ardhme mund të realizonte një set të tillë (me foto gjysmë nudo). “Jam më se e bindur që nëse një të ardhme do të realizoj një set të tillë, do të kërkoj objektivin e të mrekullueshmit Fadil Berisha”.

Similar topics
» Aksidentohet Genta Ismajli
» Genta Ismajli, kthehet në imazh mediatik
» Genta Ismajli gati të pushtojë Evropën
» Genta Ismajli tepër e angazhuar me muzikë
» Genta Ismajli dëshiron ta bëjë të famshme edhe motrën
» Genta Ismajli, kthehet në imazh mediatik
» Genta Ismajli gati të pushtojë Evropën
» Genta Ismajli tepër e angazhuar me muzikë
» Genta Ismajli dëshiron ta bëjë të famshme edhe motrën
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi