Përsosmëria e njeriut
4 posters
Faqja 1 e 1
Përsosmëria e njeriut
A jemi diçka më shumë se “kafshë” inteligjente?
Në lidhje me veprimet dhe përpjekjet trupore, nuk jemi më shumë se “kafshë” të
dobëta dhe krijesa të pambrojtura. Mbretëria në dispozicionin tonë
është kaq e kufizuar, saqë gishtat tanë mund të prekin perimetrin e
saj. Dobësia, pafuqia dhe mefshtësia jonë janë kaq të mëdha, saqë
edhe kafshët e zbutura ndikohen nga to. Nëse ndonjë kafshë e zbutur
krahasohet me homologen e saj të pazbutur, do të vihen re ndryshime
të mëdha.
Por,si qenie të nënshtruara kemi nevojë të lutemi dhe të kërkojnë. Jemi
udhëtarë të nderuar, që na kanë lejuar të qëndrojmë për pak kohë në
shtëpinë e mysafirëve të kësaj bote. Ne jemi mysafirë të Bujarit, i Cili
i ka vënë thesaret e mëshirës së Tij të pafundme në dispozicionin tonë,na i ka nënshtruar veprat e pashoqe të fuqisë së Tij krijuese dhe
shërbyesit e Tij specialë.
Gjithashtu, Ai ka përgatitur për nevojat dhe kënaqësitë tona një
hapësirë kaq të gjerë, saqë rrezja e saj e madhe zorse mund të
përfshihet nga syri apo imagjinata.
Nëse mbështetemi në aftësitë tona fizike dhe të lindura, duke e konsideruar jetën e kësaj bote siqëllimin tonë kryesor dhe duke u përqendruar në kënaqësitë e
saj, do të mbytemi brenda një rrethi shumë të ngushtë. Përveç kësaj,
pjesët e trupit tonë, ndjesitë dhe zotësitë do të jenë paditësit dhe kundërshtarët
tanë në jetën e përtejme. Por, nëse e dimë se jemi mysafirë dhe si
rrjedhojë, e kalojmë jetën brenda kufijve të miratuar nga Mikpritësi
Bujar, do të çojmë një jetë të lumtur e paqësore dhe do të arrijmë
nivelet më të larta. Do të shpërblehemi me një jetë të përhershme e
të hareshme në botën e përtejme. Të gjitha pjesët e trupit tonë dhe
zotësitë do të dëshmojnë në favorin tonë.
Aftësitë tona të mrekullueshme nuk na janë dhënë vetëm për t’i përdorur në jetën e
parëndësishme të kësaj bote, por na janë dhënë për jetën tonë të
përhershme. Ne kemi më shumë aftësi dhe ndjenja sesa kafshët, por kënaqësia që na buron nga jeta jonë fizike është më e vogël nga ajo çka përfton një
kafshë. Çdo kënaqësi në këtë botë mbart gjurmë dhembjeje, prishet
nga brengat e së shkuarës, frika e së ardhmes dhe zhdukja e
kënaqësisë së përfunduar. Nga ana tjetër, kafshët ndiejnë kënaqësi pa
dhimbje gëzim pa ankth dhe nuk kanë asnjë brengë të së shkuarës apo
ankth pa ardhmerin
A jemi te persosur??

Vizitor- Vizitor
Re: Përsosmëria e njeriut
shume e thjeshte per ta shpjeguar te perkryer ska po te persosur ka plote si rrjedhoje e persosmerise eshte llogjika dhe shpirti njeriut dhe anet pozitive te tije
Aristokrati- Hapesira Jone - Forum
- Postime : 10
Piket : 10
Regjistruar : 02/05/2010
Mosha : 46
Vendbanimi : fier
Re: Përsosmëria e njeriut
https://www.youtube.com/watch?v=ffkpdy6SrJ8 ky thote realitetin dhe ka pjes dhe persosmeria e nje realiteti sic e jetojne nje pjes e moshes se re
Aristokrati- Hapesira Jone - Forum
- Postime : 10
Piket : 10
Regjistruar : 02/05/2010
Mosha : 46
Vendbanimi : fier
Re: Përsosmëria e njeriut
Persosmeria duket si e parritshme sepse sado te mundohesh ta arrish do te ballafaqohesh ne jete me njerez me kultura te ndryshme, me opinione te ndryshme dhe gjykime te ndryshme.Duke qene se jemi te ndryshem nuk do jete e mundur barazpeshimi i gjerave.E per ty do duket se je perpjekur po nuk ke mundur te persosesh.
Arla- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 2501
Piket : 2696
Regjistruar : 06/01/2010
Re: Përsosmëria e njeriut
dhe e keqja me e madhe eshte kur e din se je i tille ose e tille dhe askush sta miraton ket gje dhe vazhdon te endesh endesh duke kerkuar persosshmeri ke vetja
hhahaa
rendesi ka te jesh tull vete tjeret vijne ka pas mendoj c'hyn perfeksioni ne lidhje me personat se te rethojne
boll te jesh vete dhe ata se te admirojne

Foveros- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 118
Piket : 128
Regjistruar : 28/03/2010
Re: Përsosmëria e njeriut
Po eshte pjese e kompleksitet njerezore.Sado te perpiqesh te besh me te miren, ajo e mire nuk do merret si e mire.Ndryshon gjykimi njerezore, ndryshon konceptimi i gjerave.Jetojme mes te kalures nderkohe qe jemi ne te tashmen duke pritur te ardhmen.
Arla- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 2501
Piket : 2696
Regjistruar : 06/01/2010
Re: Përsosmëria e njeriut
Jo njeriu po asnje krijes ne rruzullin toksor nuk eshte i perkryer perveq ZOTIT lart....
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi